Kulturë
Drita Lushi: Urrejtja
E shtune, 09.02.2013, 08:06 AM
AH SIKUR…!
-Urrejtja-
Skicë-essé
Nga Drita Lushi
Aq shumë
jemi të dhënë pas lodrave në vegjëli, sa, nëse na i marrin ato, vëllai, motra,
apo dikush tjetër, egërsohemi, bërtasim dhe qajmë. Përplasim këmbët, lakohemi
në dysh, e me fjalët që sapo kemi filluar të mësojmë, të shqiptuara me
vështirësi, flasim gjuhën tonë inatçore fëmijërore.
Në
koshiencën tonë fillformuar, ne marrim
inat atë që na merr diçka, por s’dimë si
ta shprehim me fjalën e duhur.
Kjo është
ndoshta një tis, apo disa kristale
“urrejtjeje” të bardha, të transmetuara
në trurin tonë nga ngacmues të
jashtëm, në formën e sinjaleve të alarmit, të humbjes së diçkaje që duam, duke
bërë që të reagojmë fort kundër personit që na cënoi “pronën”
tonë. Reagimi ndodh më shume me lot sesa me fjalë.
Ndoshta,
kjo ështe “urrejtja” e parë e pavetëdijshme.
Fillesat e
saj, tashmë fëmija i ka të “stampuara” në memorie dhe vetëdijen e tij, e kjo do
të bëjë që ai ta ketë të gatëshme, për t’a rizgjuar sa herë do t’i preket apo
merret diçka, qoft? dhe nga nj? njeri shum? i dashur.
Kjo ndodh q? në periudhen kur ne shkojmë në kop?sht.
Moshatarët,
që na marrin lodrat, na shtyjnë, na “shkulin flokët”, i shohim jo me dëshirë, por me një ndjenjë perçmimi apo
inati që mund të jetë një formë “urrejtje”, në shkallën fillestare, pa ditur se
çfarë është kjo fjalë dhe ndjenjë në të vërtetë.
Gjithashtu
në shkollë, jemi të rrethuar nga nxënës apo studentë të ndryshëm, nga mësuses, diku të butë,e diku më të rreptë.
Këtu
fillon diferencimi i nxënësve, apo i
studentëve, me ose pa meritë.
Ne, reagojmë
me anë të pakënaqësisë ndaj këtyre veprimeve, ndonjëherë duke parë shtrembër
mësues/en/in,pedagogun që na hyn në hak,
e i jep më shume se sa i takon atij nxënësit
tjetër, vetëm se ai, ështe i biri i filanit, që ka një post, apo i atij
biznesmenit që ka shum? para.
Pakënaqesia
jonë lind në dy drejtime: ndaj mësuesit të padrejtë, dhe ndaj moshatarit, që
vetëm pse fati i ka dhënë ca para, apo një prind me pozitë, ai duhet të marrë
një vlerësim më të madh se sa i takon.
Në
shkollë, veç edukimit, mësojmë vetvetiu dhe
pakënaqësinë që është hapi i parë për të na çuar drejt një ndjenjë te
re: urrejtjes.
A
ështe urrejtja ndjenjë?
Tek ndjenjat, fusim përgjithësisht vetëm
ato pozitive; si psh. Dashurinë, gëzimin, lumturinë, humanizmin,
njerëzoren, etj.
Çdo ndjenjë, lind në koshiencën tonë, pa na
pyetur se kur dhe si.
Jan? një sërë faktorësh të jashtëm, të cilët, me apo pa qëllim, ushtrojnë
ndikimin e tyre mbi ne, duke bërë të lindë urrejtja,(meqë po flas për këtë
ndjenjë, por kjo ndodh, me çfarëdo ndjenjë tjetër) për një person, për një
dukuri, apo ngjarje të caktuar.
N? jet?, ështe “këmbana” e zemrës që na
transmeton “alarmet” pozitive ose negative, në trurin tonë.P?r nj? koh?, duket
sikur ata flen? aty.
Pastaj ne,
si qenie me logjikë, mund t’i pranojmë këto sinjale e t’i përsosim, ti
modifikojmë më tej, për mirë ose për keq, ose ti lëmë statike, të paprekura, duke i vënë barrierë,
dashurisë, urrejtjes, smirës, gëzimit etj.
Pra
urrejtja, është ndjenjë, ashtu sikurse dashuria, pavarësisht se ecin në kahe të
kundërta dhe shtyjnë njëra-tjetrën në pole të paarrit?shme.
Po marr nj? shembull.
U rritëm
me një televizion, me një orar të reduktuar programesh prej katër orësh.
Uleshim
para tij, që kur shfaqej sigla e hapjes,e ndiqnim çdo fjalë deri në përfundim.
E ne, në
fillesat ku mezi arrinim të kuptonim, e në
frymën e të vetmit kanal viziv, mundoheshim të përfytyronim se si ishte
jeta “mjerane” e vendeve kapitaliste e, na dhimbëseshin ata.
Megjithëse,
sa herë më duhej (megjithse fëmijë) të rrija në rradhë të gjatë per një kg.
mollë, apo të prisja Vitin e Ri për gjërat që mund t’i ëndërroja
veç në gjumë, i cili më merrte në krahët e tij, duke më qetësuar shpirtin e lodhur nga nj? dëshirë e ngatërruar me urrejtje te pa
kuptimtë.
Kë urrenim
vallë?
Vetëm “ata”!
Kishim
“halë në sy” vendet kapitaliste-revizioniste
për “degjenerimin” e tyre, sepse kështu mësonim nga ato që shihnim,
dëgjonim dhe lexonim. Konturet e
Shqipërisë, “që më mirë pranonte të hante bar” na bënin të shihnim deri tek
hapi ynë.
Eshtë e vërtetë
që jeta, marrëdhëniet mes njerëzve, kontaktet e punës, përshirja në rrjedhën e
përditëshme normale, na krijon shpesh pakënaqësi.
Por a
duhet t’i hapim rrugën me vetëdije, drejt urrejtjes?
Tashmë
maturë, duke ia njohur vetes, pikat e forta e të dobëta, e kemi më të lehtë,
t’i vëmë një mburoj?, urrejtjes që lind për gjëra të parëndësishme, e të
rëndomta, e shpesh pa shkak.
Tashmë
s’jemi më ata fëmijët naivë me koshiencë të fillfomuar, por ndërgjegjia jonë
është e mirëformuar.
Pra, jemi
të aftë të ndajmë se cilin kah duhet të ndjekim
Kur dikush
të pushton vatanin,të merr lirinë, të vret, të plaçkit, jo vetëm urrehet, por
edhe luftohet.
Liria
shpirtërore, ështe po aq e shenjtë sa ajo fizike.
Vetëm
këto do t’i “justifikoja”, si urrejtje
të ligjëshme, mbi t? cilat, gjithnjë duhet t? veproj?
drejt?sia.
Por s’mund kuptohet dhe të justifikohet grindja
dhe urrejtja mes çifteve, të cil?t mund të përfundojnë në vrasje makabre, megjithëse jetojmë në shekullin e
njëzet e një!!
Kjo ndodh,
sepse mungon, fjala, komunikimi pse jo dhe përgatitja, shkollimi apo gjendja
ekonomike.
Eshtë
edukimi, ai që vlen më shumë se gjithshka.
E ky,
fillimisht merret jo vetem në shkollë por edhe në një shoqëri të hapur, me
media dhe masmedia, ku shembujt janë para syve tanë.
Populli i
zgjuar thotë:“Shih rrushi, rrushin dhe piqet”.
Rrushi si
frut, piqet atëherë kur i vjen koha, e jo se sheh vreshtin fqinjë.
Por ne
humanëve, një shembull i mirë, do të na bënte më të mire,
e një
shembull i keq, do të na bënte edhe më keq, pra, dhe më të këqinj njëkohësisht.
Është e
vërtetë që secili ka mendt’ e veta.
Por sado
qe te qendrojme brenda sferes se mendimeve tona, perseri ajo (sfera) e humbet
lemueshmerine dhe rrumbullaktesine perfekte, nga kontakti me mjedisin qe e
rrethon.
Pra, sa të
mirë ose të këqinj? jemi, ndikon familja, shkolla dhe shoqëria. Këto, deri në njëfarë mase.
“Peshku
qelbet nga koka”- thotë përsëri mençuria popullore.
Në
fakt peshku po u prish e u qelb, prishet
e qelbet i gjithi.
Por koka,…
ah koka!
Njerëzit e
thjeshtë, e çdo person qe jeton i rrethuar nga ky intensitet jete, shtypi,
mediash, apo reklamash nuk mund të kalojë indiferent, ndaj atyre, që këto të
fundit servirin para nesh.
Sot, numri
i televizioneve e radiove, rritet në porpocion me vitet.
Programet
që ato transmetojnë nuk janë të reduktuara, as të redaktuara, e shpesh t?
pakontrolluara fare.
Detyrohem
shpesh, të ndërroj kanalin e
televizionit, sepse s’dua që ime bijë të
shohë si shahen dhe pështyhen parlamentarët, si rrihen me grushte, si flasin e
replijkojnë me gjuhë rruge, që sjell veç urrejtje.
Gazetat, e
shtypi i shkruar në faqet e para servirin vetëm lajme sensacionale të
hiperbolizuara, vetëm e vetëm që shitja t’ju sigurojë rrogën gazetarëve
…partiak?.
Ky është
shembulli që merr një popull i tërë, nga ata që duhet të ishin virtytet
shpresëdhënës, besues e inkurajues i
njerëzve.
Urrejta si
ndjenjë, të shkatërron shpirtin, të prish qetësine, gjumin, gëzimin, lumturinë.
Urrejtja
të bën të harrosh virtytin m? t? lart? njer?zor: dashurinë.
Pakënaqësit? e jet?s jam
munduar t’i kaloj pa lënë
gjurmë, e pa mbjellë urrejtje në shpirtin tim, apo të familjarëve dhe shoqërisë
sime...
Televizion
dhe gazeta, shoh dhe lexoj pak.
Per t’i
“shpëtuar”kësaj rrapullnaje dhe çoroditjeje ku njeriu bëhet armik me tjetrin
për hiç gjë, futem në botën e fjalës së
bukur, duke anashkaluar çdo hall, pakënaqësi apo problem te jetës.
Aty,
harrohem brenda botës që jetoj, e lirë, e k?naqur, dhe pa
urryer.
Do ftoja
në k?të “harres?”, të gjithe ju, që nuk e doni urrejtjen.
Sepse, pa
mendoni pak?
A ia vlen
të urrejmë?
A do të na
ndihmonte ajo, të zgjidhnim problemet, apo pakënaqësinë?
Përkundrazi,
do të na çonte në shkatërrim e degradim njerëzor, do të na kthente në njerëz të
vegjël.
Personalisht,
e kam mbajtur dhe do ta mbaj larg këtë
“zonjë” me të zeza, sepse unë dua nj? jet? me ngjyra.
Çfarëdo të na kenë bërë, t’ju ken? bërë, mos e ujitni urrejtjen, qëndrojini
larg, që të merrni frymë lirisht.
Gjuha e
urrejtjes, ështe alfabeti që mësohet me lehtë, por që mezi harrohet, madje
pasohet dhe nga egoizmi dhe hakmarrja.
Prandaj
mos e merrni atë abetare.
Mos i
mësoni as shkronjat e para, se truri njerëzor, ështe i aftë të mësojë shumë lehtë, aq më shumë kur si predikues e
auditorë t? saj, janë
politikanët, gazeta, e televizione.
Të rrish
larg auditorëve të tillë, ështe gjëja më e mirë, për veten,por dhe per
fëmijët tanë.
E dini?
Se si më
duket që po shkruaj për urrejtjen.
Nuk ndihem
mirë, as rehat, madje po filloj të kem pak “frikë”!
“Ah,
sikur!”… të mos ekzistonte kurr? urrejtja!