Mendime
Halit Elshani: Takimi me Gonxhe Bojaxhiun
E shtune, 05.01.2013, 01:44 PM
TAKIMI MË GONXHE BOJAXHIUN (NANË TEREZËN) NË BELGJIKË
EKSKLUZIVE:Kush e organizoj dhe kush prej shqiptarëve u takue më të në Mons të Belgjikës,jo fort larg prej Brukselit në vitin 1977?Ky më gjasë ishte takimi i parë i delegacionit shqiptar në mërgatë dhe jo vtëm në mërgatë.Pse heshtët kjo vizitë!?Pse kronikasit nuk e kanë përmend kurr në as një shkrim,liber apo kronikë?Të shpersojmë se në analët e 100 vjetorit të Pavaresis se Shqiperis do të hy edhe ky takim!
Nga Halit Xhemë Elshani
Për manefestimet e 100
vjetorit të Nanës Tereze ,vazhdojnë të botohën libra: ,janë organizue
sipoziume,debate,ekspozita, çfaqën film dokumentar dhe emisione
televizive,ngrihën lapidar edhe ne Montreal të Kanadas siq ndodhi më 23 të këtij
muaj për 100 vjetorin e Pavraësis. Pra në këto organizime,tubime janë shfaqur
aktivitete të ndryshme kushtuar figurës madhështore të Nanë Terezës alias
Gonxhe Bojaxhiu,për njëqind vjetorin e lindjës se saj, një figurë me
përmasa botërore, që përmes saj populli shqiptar po e identifikon
vetën shpirtrisht dhe kombtarisht edhe pran popujve tjerë për
zemërgjerësinë ,kulturën , humanitetin dhe historinë Më rastin e themelimit të
Degës se Shoqatës „Nana Tereze „para 22 vjete
në Pejë profesor dr.Mark Krasniqi nemes tjerash tha:“Ne shqiptarët
nënë e kemi Nanë Terezën alias Gonxhe Bojaxhiun e babë Gjergj Kastriotin
alias Skender Beun „ etj!
Mendoj se më këto fjalë e vazhduëm organizimin dhe shtrirjën e kësaj Shoqate në
të gjitha trojët shqiptare për tu dhënë bukë e kryp nevojtarëve!.Ishte kjo një
parapregaditje për jetë a vdekje,ishte kjo një mobilizim shpirtror dhe
kombetar,ishte kjo një ndjenjë e thellë vellazerore.Ishte kjo para një
kataklizme qe i kanosej kombit e posaqerisht ati qe ndodhej nënë thundrat e ish
Jugollavisë.Ishte kjo një pajtim kombetar.Si në Liezhë,si në Verrat e
Llukës,siq ishte Islihati dhe siq e vazhdoj levizja për pajtimin e gjaqeve në
më krye pro.Anton Çeta.Mendoj se gjithnjë
Nana Tereze do jetë ,dhe është burim i pa shterrshem dhe inspirim i
shumë:kronikave,autobiografve, poetve,shkrimtarëve ,historianve qe merren me
zbardhjën e bigrafis se ndritur të saj.Ja vlen te behët e dijeshme edhe vizita
e Nanës Tereze në Mons(
Pra siq thash edhe
më lartë,i vetmi pjeëmarrës në kët takim qe është ende gjallë është Riza
Budakova qe jeton e vepron në Bruksel.është ky qe zbulojë kët takim për 100
vjetorin e Nënes Terez.Lidhur më kët shkepusim:
-Me ju thanë të
drejtën kisha përshtypje se nuk ishim aq të vetdieshëm për këtë takim.Patër
Ambrozi nëpërmës Kardinalit ishin ra në ujdi qe ta vizitojë një delegacion i
mërgimtarëve shqiptqr qe jetonin dhe veporonin në Belgjikë.Këtë fat e pata edhe
une.Dikur nuk guxonim as ta përmednim!.Nana u përshendët më ne sikur të
përfaqesonim terë shqiptarinë Etnike. Ishte thjeshtesia e saj ajo qe na mahniti
Ne e kishim po thuejse të njatin fat,ajo ende nuk kishte shkue me vizitue
varrin e nenës Drane Bojaxhiun në Shqiperi,ne po ashtu ,por dorën në zemër
shumë më veshtirë sepse nuk kishim mundësi më vizitue Kosovën nga rexhimi
monist nga ishim detyrue të iknim sepse fatkeqesisht as njani as tjetri nuk ua
dijm baballarëve varrët edhe sot e kësaj dite!
Nana e njihte problemin tonë dhe të shqiptarëve në përgjethesi.Ne i spjeguem arsyt e ikjës,situatën e shqiptarëve mergimtar dhe posaqerisht at në Kosovë dhe ma gjërë,pra në tërë ish Jugosllavinë,Shqiperinë,ndarjën në pesë shtete,shkeljën e të Drejtave dhe Lirive të tyre.. “Po përbuzja nuk e kishte prekë zemren e saj, përkundrazi, në te ajo kishte mbjellë një dashuni që do të rrezatonte në mbarë botën.Pas një bisede të shkurtër dhe të ngrohtë ia ofruem disa ekzemplar të gazettes, “Zëri i Kosovës”,organ i Rrezistencës Kombetre Shqiptarëve të Kosovës,qe dilte n’at kohë në dy gjuhë:shqip dhe frengjisht,editor i të cilës ishte Heroj Enver Hadri. Shpresojë dhe besojë se kjo gazetë është në bibliotekën e saj në Kalkuta të Indis siq ndodhët edhe ne arkivin e Kombeve të Bashkuara.Kjo ka qenë veprimtaria institucionale e Enver Hadrit,të cilën gjë at kohë nuk e kishte as një organizim i shqiptarëve ne botën demokratike.
Përbuzjen, shtypjen dhe dëbimin nga njeriu i pashpirtë qysh fëmijë, kur populli i Saj ishte nën sundim të shkajut aq sa, tue folë për ato mizori sllave mbi shqiptarë, At Gjergj Fishta në mes tjerash kishte shkrue se; “ .... edhe vetë historia ka t’keq e turp me i përmendë e me i rreshtue ndër fletët e veta”. (Kanibalizmi sllav, HD, 1, 1913.).Gjitashtu vlenë të cëkët artikulli:”Holokausi n’Evropë ka ndodh më se pari më shqiptar” shkruën ,Halit Elshani në gazetën “Kuq e zi”,e vetmja gazetë e të përndjekurve,të përsekuturve në botë e qe vepron në Belgjikës, editor Lekë Previzi.- Tek në vitin 1989, ma në fund Nanës i lejohët, vizita në në Shqipni,Tiranë,...ku,
Ajo zbaton porosinë
e Krishtit: “Duejni anmikun tuej...!” Nanë Tereza bashkë më Nexhmie
Hoxhën e kishte pasë ndezë edhe një qiri
mbi vorrin e Enver Hoxhës ateist...Dhe vazhdon Riza Budakova qe pati fatin të
takohët më Shenjetorën,Nobelistën,Humanistën
tonë të madhe Nana Tereze dhe pas renjës së komunizmit vizituem
vendlindjën tonë.Pra unë Kosovën dhe Pater Ambrozi Martini Malesin e mbi
Shkodrës për tu kthye përgjithmonë,ku edhe vjet ndrroj jetë!.Ne e patëm këtë
fat.Ndersa me vjen keq qe Enveri u vra nga dora tradhetare e armikut me 25
shkurt 1990 e nuk arrijti të përjetojë frutët e punës se vet.Dedë Mjeku vdiq
dhe u varrosë në Bruksel.Këta pra,nuk i përjetuen rrezultatët e punës së pa
lodhshme për lirinë dhe pavarësinë e popullit të vet.Sikur Nana Tereze edhe
Enver Hadri e filluen rrugën e vështirë dhe të pa njohur më plot batica e
zbatica,por me bindje të madhe dhe të pa luhatshme,u vuen në krye të emisionit
të shejt për të cilin gadi as kush nuk u
besonte!Motoja e saj ishte :”Prej të varfërve duhët zgjedhë më të varfërin”.Kështu
edhe vepruem,ne aktivistët e ditëve të para qe formuem 16 nënëdegë në
Prishtinë,pikrisht në shtepinë time,Rruga e prof.dr.Xhavit Ahmeti,nr.6
duke përfshi edhe fshatrat për rreth në kuadër të Degës “Qyteti i vjetër” në
Prishtinë bashkë më rrethinë , dhe dy degë:at në Preshevë qe e udhëhoqi
prof.Fatmir Fehmiu,nënë kryetar i Shoqtës Bemirse Nena Tereze.At në Drelaj të
Rugovës nënë udhheqejën e Shaban Gjeladinit kryetar,Halit Elshanit
sekretar.Gjithashtu në të njatën ditë
formuem Degën e Nanës Tereze dhe Shoqatën e Intelektualve të Rugovës në krye më
prf.dr.Muj Rugovën.Më kujtohët kontributi i deshmorit Selman Lajqi i cili ishte
motorri kryesor për formimin e këtyre dy Shoqatave rrespektabile,dhe jo vetëm
kaq ai kishte pregaditë për korin të cilin e udhëheqte motra Drita Sadriu dhe
për ne qe kishim shkuar nga Prishtina
një drekë qe nuk harrohët.Për transport,minibusin duhët përshendët
Ibrahim Osmanin.Për këtë kontributë
Shoqata Nana Terezë “Dega Qyteti i vjetër” u ka ndar nga një
mirënjohje:Deshmorit Selman Lajqit dhe Ibrahim Osmanit,ky i pari fatkeqesisht nuk pati fatin ta marrë sepse ai
ra deshmor në krye njisitin e UÇK-ës të Rugovës me 1999.Ndonse Enver Hadri në
revistën e tij:”Zeri i Kosovës”vazhdonte më :“KOSOVA është gjaku ynë që nuk
falët!Vazhdonte me moton:”Liri Rritesh me vdekjën time para meje,unë jam më i vjetër se vjetët e mija,e
më i Zi se gëzimi im”,qe më vonë u bë epitaf mbi varrin e tij qe hala
gjendën në Sharlua të Belgjikës.
Konformë
kësaj nëna Tereze kishte deklarue:”Vorfnia për né asht Liri,
nuk asht turp as ndëshkim!
Nena e gjithë
shqiptarëve,past ndjesë e kishte kuptuar dhe i kishte dhënë vehtës
qellimin,detyrën qysh para se të merrte “udhën e Indit”. Prandaj edhe
“muslimanve u
lexonte Kuranin,
Indusve u jepte uji nga Gange, e katolikët i kungonte”.
PËRFUNDJË DJE KALENDARI I NGJARJEVE TË NËNË TEREZES NË PRISHTINË
Në mjëdisët e sallës solemne të Bibliotekës Kombetare Univerzitare të Republikës së Kosovës përfundojë manefestimi rreth 100 vjetorit të Gonxhe Bojagjiut.mbajtë nënë patronatin e Qverisë përkatësisht Ministris së Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Në kalendarin e ngjarjeve të shenuara qe patëm rastin të marrim pjesë një delegacion nga Mbretnia e Belgjikës: më 21 12.10 në Ekspozitën e fotografive dhë me 23 dhjetor 2010.u bë promovimi i librave të botuara gjërë më tani.Meq rast u mbyell me sukses ky përvjetor.Të njoftuar pak sa me vonesë duke desht te inkorporohët më fotografi dhe më një shkrim ekskluziv për: “Takimi i parë i shqiptarëve mërgimtar më Gonxhe Bojaxhiun alias Nënë Tereza “ në Mons të Mbretenisë së Belgjikës më 1977.Në mesin e aq shumë fotografive është dështë të zanë vënd edhe kjo:Në këtë rast fotografia e Pater Amrozit-Martinaj është ekskluzive sepse për herë të parë u bë e njohur organizimi dhe takimi më Nënë Terezen.Dhe jo vëtëm kjo qe i kishte bërë nderë këtij koleksioni.Dy klerik të shpikatër,Nobelistja Nëna Tereze Shenjtore dhe At Ambrozi-Martinaj.Vujtët e të cilëve kanë qenë shëmbull emblematik i qendreses,humanizmit patriotizmin dhe dashurisë për të gjithë klerikët shqiptar dhe jo vëtëm shqiptar. Ndaj kjo fotografi është dësht te këtë vëndin aty krah për krah të tjerave.
Heroi i Diplomacis Shqiptare Enver Hadri :”Kosova është gjaku ynë
që nuk falët!”,është viktima e parë për Mbrojtjën e të Drejtave dhe
Lirive të Popullit Shqipatar .Ja se çka shkruen :Pas vizitës qe ia bera në Kish
dhe e lajmrova se jemi ketu me Riza Budakovën,ardhë nergut nga Belgjika.
I dashuri Halit,
E mora dhe e lexova, shijova me shumë kënaqësi.
Te falënderoj nga zemra!
Vëllazërisht.
Don Lush GJERGJI
Kishte qenë shijim i këndshëm për të gjithë ata vizitor qe për mendimin
tim ishin shumë të pakët! Fotografia e Nënës në Shqiperi dhe e Riza Budakovës
qe siq thot ai:” këtë dorë qe ia dhash dhe dora e saj magjepse më bëjnë të
lumtur,krenar,sikur më bënë edhe ky manefestim.Andaj edhe erdha nga Belgjika i
pa ftuar,këtu më marrë pjesë në këtë ngjarje për jetën dhe veprën e Nënës
Terez,për ngritjën e Katedralës “Nëna Tereze etj.Këto fotografi është desht të
spikasin në mësin e atyre shumë fotografive të ekspozuara më andje.Më qenëse
për Konferencën shkencore Nderkombetare qe ishte mbajtë më 07 shtator nuk kemi
pasë njohuri,kam përshtypje se disi mërgata po harrohët.
Prandaj nuk kemi mujt me
kontribue më një sihariq eklskluziv për një takim të parë nga ana e shqiptarëve
mërgimtar më Gonxhe Bojaxhiun.Andaj unë më sa më dukët ju z.Halit keni të drejt
kur keni thënë në librin tuaj “Çeata e Brukselit”:se mërgata nuk ësht
studjue dhe se ajo është pa dyeshim pjesë e historisë së popullit shqiptar”.Kontributi
i mërgatës nuk duhët negelizhuar.Gjithashtu nuk duhët lanë anesh gazetën në
gjuhën flamane S.O.S:Kosova,Aktie”MODER TEREZA VLANANDEREN-KOSOVA”,28 nëndor
1990.Në te paraqitën fotografi të masakrës,harta etnike,nëshkrimët e 11 mjekve
të Qendres medicionale “Isa Grezda” në Gjakovë e cila është botue në Belgjikë
nga Vili Kuipersi,e jo nga Gani Azemi siq trumbetonte ai.
Gjatë promovimit insistova qe Riza Budakova t’a këtë një vend në kryesi,por udhëheqesi
N.Ukaj më tha nuk është planifikue edhe pse ka qenë i njoftuar tri ditë më parë
Dom Lush Gjergji dhe ai vet.Pasi e murren fjalën referuesit një nga një kerkova
qe t’ia japin një fjalë përshëndetse,por edhe ajo nuk u bë e mundshme.Pse!? E
kujt është Nëna Terez?Vetëm e atyre qe kishin zhvatë!Të gjithë ata biograf qe
folën nuk kishin pasë fatin të takonin Nënën,përveq Don Lushit.Ata kishin
përfituar se ua kishin botue falas librat,më paratë e taksapaguesve të
Kosovës!Mendoj se fjala përshendetse e veprimtarit 78 vjeqar veq ia kishte
shtue vlerën këtij përurimi.Kjo ishte hera e parë e tij qe merrte pjesë në
Kosovë dhe... Kam përshtypjën,jetoj ende më at traditë për ta rrespektue
musafirin sepse thuhet se musafiri është më afër Zotit.Shpalosja-ardhjën e tij,
te ketij njeru qi ma së pari ia kishte berë dërt qeshtjën e rëndë shqiptare
nënë thundrën e Rankoviqit më shokë qyesh me 1977,do të ishte madheshtore.Dhe
jo vëtëm Nënës,por ne kemi takue edhe edhe Dalja Lamën,shumë
senatorëve,kongresmenve u kishte qa hallin e bashkombasve të vet.Me ka befasue
edhe Lush Gjergji qe nuk gjeti kohë se paku një kafe me pi me ne,me Rizan se
une e kisha takue tri ditë më parë.Edhe TVP me ka befasue,edhe pse më kishte
premtue,pse nuk erdhi,për ta bërë një intervistë qe do të ishte ndoshta
dokument post mortum.Këtu kuptova diq më shumë në rrolin e mediumeve vizive
publike dhe atyre private!?Duke u kthye u takova më gazetarin qe është desht të
vij,me kerkoj falje se gjoja nuk paska pasë kamerë!Andaj me lejoni të lidhëm më
thënjët:Klinton:”Nëna Tereze është e para qe më bëri ta due kombin
shqiptar,dhe tashti njehëm shumë krenar qe plotsova një detyrë morale ndaj saj
dhe vlerave të Lirisë”.Po kështu edhe Enver Hadri kishte marrë premtim:Oldbrajt
me premtoj se nese vjen në pushtët do merrët më çështjën shqiptare të
Kosovës”,dhe ashtu ndodhi.Ndodhi kjo mrekulli qe do të vehej në
mbrojtje të shqiptareëve si Fraklin Ruzvelt pra 100 vjetve!Me këtë rast i falenderoj
nga zemra.Dhe jo vtëm kaq,me ka habit mos ardhja apo mos ftuarja e të gjith
kryetareve të degëve të Shoqatës bëmirse “Nënë Tereze”,Karitasin,të cilët një
kohë kanë bërë aktivitete për mbajtjën gjallë të skamnorëve,para dhe pas
lufte.Është për t’u cekur rexhistrimi i parë dhe shumë vigjilent në kohën e
Ante Markoviqit,kryeministri i fundit i kreaturës ish Jugosllave i kësaj Shoqate,kushtet dhe rrethanat e kesaj
veprimtarie.Ndoshta nuk është modeste por ja ky rast me beri qe të thëm se kjo
Shoqatë fillimisht është formue ,institucionalizue në shtepin time.Nuk ka qenë
lehtë kjo ndermarrje edhe pse ishte kryesisht humanitare sepse kemi qenë nënë
vezhgimin e SUP-it!
Dhe siq thash më lartë nuk i pash apo kisha deshirë të madhe t’i
përshendes ata me te cilët kishim pune shumë vjet për të cilën u jam mirnjohës
nga zemra,duke qenë edhe vet pjesë e asaj veprimtarie kombetare.Kjo veprimtari
nuk është zbardhë sa duhët në librat e dala gjërë më tani,përfshi këtu edhe
Librin e dr.Gani Demollit,e cila nuk qe e ekspozuar fare,siq ishin edhe shumë
të tjera.Njana nga te cilat kishte kushtue,25 euro copa!
Vendosen kurora lulesh të busti i Enver Hadrit
2010-12-29
Një grup bashkëveprimtarësh te patriotit
Enver Hadri te kryesuar nga Ria Kadriaj-Budakovadhe Halit Elshani që e
përfaqësojnë Shoqatën Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës”Enver
Hadri”-Bruksel, janë pritur ne takim nga Kryetari i Pejës Ali Berisha dhe me
pastaj kanë vendosur kurora lulesh pran bustit te Enver Hadrit.
Me këtë rast ata i kanë dhuruar një mirënjohje Kryetarit të Pejës Ali Berishës,për respekt në kontributin e dhen për vlerat e aktivistëve të rezistencës kombëtare të Shqiptarëve. U prezantua edhe libri i profesorit të nderuar Halit Elshani “Qeta e Brukselit(Mendime dhe opinione)”dhe paralajmëroi daljen e librit të dytë,sepse siq tha ai; për shkak të volumit të materialit nuk ka qenë e mundshme të përfshihën në një libër.
AKTIVITETI I MËRGIMTARËVE TË BELGJIKËS NË KOSOVË
Një
delegacion i aktivistëve-përfaqesuesëve të:Soqata Miqët e TMK-es-përkatesisht
Shoqatat e dala nga Lufta dhe Rrezistenca Kombetare Shqiptare e Kosovës me seli
në Bruksel zhvilluen një aktivitët të nduarduert duke marrë pjesë në 100
vjetorin e Lindjës së Nanës Tereze qe u mbajtën në Prishtinë,pjesën e fundit në
ekspozitën e fotografive me 21 dhe në promovimin e librave të shkruara gjerë më
tani qe u mbajtën në mjedisët e Bibliotekës
Kombetare Univerzitare në Prishtinë.Rrezistenca Kombetare bëri të ditur për
takimin e një delegacioni shqiptar në Mons te Mbreterisë së Belgjikës në
pranveren e vitit 1977.
Ky
lajm ekskluzivë bëri jehonë më shkrimin e Halit Elshanit në vepfaqe dhe në
gazetën Bota sot me titill:”Takimi i parë i shqiptarëve më Nanë Terezeën”.
Më këtë rastë n’emër të shqiptarëve janë takue: Patër Ambrozi,Dedë Mjeku,heroi Enver Hadri dhe Riza Budakova.Pra në shumësinë e ditëve,në bazë të kalendarit të paraparë morri pjesë vëtëm në këto dy ngjarje me qe rast u bë edhe mbyellja më sukses e këtij kalendari duke fillue qe nga gushti deri me 23 të muajt dhjetor 2010.
Heroi i Diplomacis Shqiptare Enver Hadri :”Kosova është gjaku ynë që nuk falët!”,është viktima e parë për Mbrojtjën e të Drejtave dhe Lirive të Popullit Shqipatar në Belgjikë .
Deshmi e pjesëmarrjës në këtë manefestim permbyllës,Prishtinë 2010
Me
propozimin e Riza Budakoves dhe Halit Elshanit,Kuvendi komunal në krye me
dr.Ali Berisha vëndosën dhe rrealizuen
këtë projekt nga skulptori dursak Skender Balani ,të Rrota e kuqe-Duers.I cili
edhe pas sygjerimeve qe ia dhash,librit qe ia dhurova bëri përfeksionimin e
këtij busti.Skulptori i nderuar e kishte pregaditë edhe bustin e dëshmorit Agim
Ramadanit dhe at të Ibrahim Rugovës dhe vazhdon se punuari.Me falenderoj për
kët vizitë dhe për librin qe ia dhurova.Pim kafe ne shtepin e tij dhe biseduem
vllazerisht.Gjithashtu me organizimin e
mergimtarëve sot më 28.12.2010,n’ora 10 u vuen lule dhe kurora pran lapidarit
të Enver Hadrit,i vendosur në sheshin e heronjeve në Pejë në vendlindjen të
cilën aq shum e deshti,të cilit ia ka kushtue poezit më të mira:
Kapeshnica ime,flaka e qytetit tim.
Çdo gjë po përseritët si vujtja,
Po humë si gëzimi,
Vajë në cilën ditë ,në cilin vjet ,
Do të pran vallja e vdekjës!
Pronari
i TV-diasporës,z.Husaj e udhëhoqi këtë ngjarej.Më këtë rast u mbajt një minut
heshtje,foli veprimtari dhe shoku më i ngusht i Enver Hadrit,z.Riza
Budakova,duke falenderue
pjesëmarrësit dhe posaqerisht kryetarin e KK të Pejës,z Ali Berisha.Ai
gjithashtu ceku se duhët mburr ky qytet dhe mbar shqiptarët qe e patën fat ta
keme këtë birë të këtij qyteti duke cekë veprimtarinë dhe angazhimin e tij për
institucionalizimin e qeshtjës shqiptare në qarqet Evropjane e më gjërë.Ai tha
se Enver Hadri është Skenderbeu i dytë i kombit shqiptar.Pastaj ju dhurue një
mirnjohje kryetarit Ali Berisha nga :Rrezistenca Kombetare Shqiptare dhe
Shoqata e TMK-ës-perkatesisht nga Shoqatat e dala nga lufta me seli në Bruksel.
Pas
duartrokitjeve frenetike e morri fjalën kryetari Ali Berisha, i cili vuri në
dukje veprimtarinë e Enver Hadrit,përkushtimi i shokëve të tij Riza Budakova
dhe autorit prof.Halit Elshani,të librit “Çeta e Brukselit(Mendime dhe
opinione) Dukagjini 2007,për vurjën e kurorës dhe ardhjen e tyre.Më pastaj foli
Halit Elshani i cili në mes tjerash përshendeti të pranishmit dhe vuri në
spikamë veprimtarinë sublime kombetare të Heroit Enver Hadri dhe paralajmroj
daljen e librit të dytë,kjo për arsye se më librin e parë nuk ka qenë e mundur
për shkak të tirazhit të perfshihët tërë veprimtaria poliedrike e tij.Kjo
ngjarje u emitue në lajmët qendrore të RTP nga ana e TV-Diaspora,RTD dhe u
emitue si ngjarje në lajmët kryesore “Ditar” të orës 7.30. Në të njatën ditë u
bë një intervistë rreth vazhdës së aktivitëtit të nënës Tereze,e cila u emitue
në ora 20.30 në RTK më 30.12.2010 Për këtë angazhim dhe intervistim duhët
falenderue z.Shukrie Gashin,antare e bordit të RTK-ës,gazetarin Shaqir
Foniqin,ish nxanësinë tim të nderuar.
MANEFESTIM I SHKELQYER I SHKOLLËS “ENVER HADR” NË SMERKOVNICË TË KK-VUSHTRRI
Ky manefestim sivjet bëhët në:71 vjetorin e lindjës,21 vjetorin e vrasjës,31 vjetorin e organizimit një javor në përkrahjën e Demostratave të studentve në Kosovë dhe katër vjetorin e Pavarësis së Kosovës.
Sot ishte ditë feste në
shkollën nëndëvjeqare “Enver Hadri”në Smerkovnicë të Komunës së
Vushtrrisë.Holli dhe koridori i shkollës ishte i rregulluar si as një here më
paraë.Ishin present përveq arsimtarëve,nxanësve,prindreve ,drejtoratit të
arsimit,z.Lirie Ferizi,një Shkodrane e martuar në Vushtrri dhe mergimtarët e
ardhur apostafat nga Belgjika.Pra këtë manefestm e nderuën:Riza Budakova
bashkëveprimtar i ngusht i Heroit Enver Hadri,Ajshe Hadri e veja e
Enverut,motra e tij Nediha dhe Feti Grapci si dhe Halit Elshani autor i
librit:”Çeta e Brukselit(Mendime dhe opinione).Me intonimin e hymnit fillojë ky
manefestim.Moderatorja ia dha fjalën drejtorit të kësaj shkolle z.Enver
Musatafa,i cili beri një përmbledhje të punës,suksesi të kësaj shkolle.Kjo
shkollë daton qe nga viti 1924.Kjo shkollë nder më të vjetrat e mban emrin e
Heroit Enver Hadri i cili e
institucionalizojë çështjën e pa zgjedhur shqiptre nëpër mes Rrezistencës
Kombetare Shqiptqre”Enver Hadri” qe botohej në dy gjuhë,organit të saj “Zeri i
Kosovës”,nëpëmes rrezolutave,të cilit fatkeqesisht këtë rrugë ia pren
barbarisht duke berë atentat në Bruksel,pra u flijue për kazën kombetare në
Bruksel.
Duke marr fjalën Nediha
Grapci motra e Enver Hadrit në mes
tjerash tha;”Të nderuar arsimtar dhe nxanës të shkollës,kam nderin të jem në
mesin tuaj,më gëzim e presi këtë ditë qe edhe ju do ta festoni më mua
ditlindjën e Heroit tuaj dhe Herojt tim krenar. Jam e gëzuar qe ju jeni ata qe
keni çmuar dhe me krenari mbani emrin e Enver Hadrit dhe se ju jeni ata qe do
të mburreni më punën e tij drejt lirisë tonë.Me lejoni tu lexojë disa vergje të
tij:Lirija është sukses
O ende nuk e kam përjetue
Ajo sit të isha
Një e zgjatur dore,
Ndaj deri në fund
Do të përjetoja
Agonin time!
E ju nxanës të dashur,ju jeni ata qe e përjetoni lirin e suksesin e tij.Prandaj liria do të përjetohët më pasurimin e dituris tuaj.Gezuar dita e shkollës Enver Hadri! Më pastaj ju dha fjala shokut më të ngusht të Enver Hadrit,Z.Riza Budakova:Të nderuar pjesmarrës në kët ditë të bekuar,ju përshendes nga zemra për sukset e kësaj shkolle.Falenderojë zotin qe jam gjallë,falenderoj autorin e librit Çeta e Brukselit prof..Halit Elshanin,i cili është marrë më zabrdhjën e veprimtarisë se ndritur të Enver Hadrit.Une e kam pasë shokë e vëlla edhe nga fakti se qe të dyve na i kan pushkatue babalarët më 1945,jemi rrit jetima.
Duke përshendet të pranishmit autori librit evokojë punën dhe paralajmroj se shpejti do dal edhe libri dytë për Enver Hadrin.Shpresojmë se vitin e ardhshëm do bëhët promovimi i ketij libri dhe inagurimi i bustit.Autori ua dhuroj tri libra nx më të dalluar:Vlera Hyseni,Megzon Mustafaj dhe dhe Urim Hajdini.Pasatj e morri fjalën shkodranja Lirie Fejza në emer të Drejtoris se arsimit dhe shprehi fjalë miradije për suksesët e kësaj shkolle.Përshendeti familjën dhe shokët nga Brukseli.Gjithashtu paralajmrojë se kjo shkollë është në axhent për vitin e ardhshëm.Programi artistik më valle dhe recitime ishte storje e vaqant e kësaj feste.
Mësuesja e dalluar Valbona Kajtazi e kishte fitue vendin e parë më nxanësit e klasës V-sta-1 në një konkurs më një projekt të Kosova Vizion:Kopshti shkollor”e cila veq e kishte fillue implementimin e këtij objekti për rregullimin e oborrit,sipas projektit qe kishte fituar në një konkurencë të madhe.Fillimisht e kishte berë një fontanë,pastaj vendin e bustit qe kërkojë edhe ndihëm nga familja e Enverit sepse ata para tri vjete kishin premtue se do ndihmojnë në rregullimin e oborrit të shkollës.
Në fund vazhduën vallët karakteristike të pregadituraa nga arsimtarët dhe nxanesit e kësaj shkolle.Ishte e ftuar edhe presidentja Atifete Jahjaaga,por protokoli as qe e ka pa të arsyeshëm se paki të na përgjigjët!Vlen të cekët se për herë të parë erdhi një tev private e Mitrovicës,përkatesisht e prof.dr.Nexhmedin Spahis.Ështe e pa falshme mos prezenca e tv publik edhe pse ishin të ftuar.Mos gjirimi i kësaj ngjarje për Heroin e diplomacis shqiptare Enver Hadri është i pa falshëm.Pse ndodhë kjo duhët dikushtë jep sqarime.
Dhe krejt në fund due të
shërbehëm me fjalët e Heroi Enver Hadri:”Une ua sigurova miqët.
Bëra aq sa munda”.Në ju është
q e ta vazhdoni këtë rrugë.
TË TJËRËT PËR NANË
TERËZËN
Mahatma Gandi u thotë gazetarëve për Nanë Terezen:
“Trendafili nuk ka nëvojë të predikojë, aroma asht predikimi i tij.
Më 10 Dhjetor1979, Nanë Tereza,merr çmimin “Nobel” për Paqë... Aty, Ajo,
kërkon korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: “Nga gjaku dhe prejardhja jam
Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga primja i përkas
gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit!”. Dhe jo vëtëm
kaq:
Në
sallë i drejtohet Mbretit Olaf V: “Po përsëris, Madhni, aborti asht një
vrasje!”
Dhe
pak ditë ma vonë deklaron: “I mora paret nga duert e lypsit dhe ndjeva
në zemër që prej tij kishe
marrë ma shumë se çmimin ‘Nobel’...”
Papa
Gjon Pali II ka thanë: “Nanë Tereza asht grueja që i dha trajtë Shekullit
XX.
Ronald
Regan: “Kishte
fjalët në përputhje të plotë me jetën, diçka vërtetë e rrallë në botën e
sotme.”
Mark
Krasniqi: “Simbol
i traditës sonë”.
Helmut
Kohl: “Shembull
i mirësisë së humanizmit njerzor.”
Indira
Gandi: “Me
u takue me Te, domethanë me ndje pushtetin e butsisë, forcën e dashnisë.”
Bill
Klinton: “Nanë
Tereza, ishte e para Ajo që më bani me e dashtë kombin shqiptar. Dhe tashti
ndjehem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave
të lirisë”.
Toni Bler: “Shpirti i Saj do të rrojë si frymzim për të gjithë ne!”
Martin Camaj: “Legjendë e gjallë. Luftare kundër mjerimit
njerëzor”
Literatura:
At
Gjergj Fishta: Kanibalizmi sllav, HD, 1, 1913.)
Literatura:
Halit
Elshani:Holokausi n’Evropë ka ndodh më se pari më shqiptar.Gazeta “Kuq e
Zi”-2000,Bruksel
Danjell
Gazulli dhe Fritz Radovani :"100 vjetori i nanës sonë
shqiptae"vvv.tribunashqiptare.com
Arrhiva:Vendimët
e themelimeve të Shoqatave Nëna Tereze”qyteti i vjetër-Prishtinë,
Halit
Elshani:Intervistë më Riza Budakova,Bruksel 2010
Smerkovnicë,02.04.12 Halit
Xhemë Elshani
BRUKSEL26.11.02