E shtune, 24.08.2019, 05:42 PM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Nora Kalaja: Halil Gashi në filmin “Worlds Away”

E hene, 17.12.2012, 06:56 PM


Halil Gashi interpreton në filmin “Worlds Away” të Cirque de Soleil

Nga: Nora Kalaja, Prishtinë, New York

Me 21 dhjetor 2012 në kinematë amerikane dhe në të gjithë botën do shfaqet filmi ‘Cirque du Soleil: Worlds Away’, në 3D. Ky film është shkruar dhe drejtuar nga i famshmi i Hollivudit Andrew Adamson (nominuar nga Academy Award, regjizor i filmave Shrek, The Chronicles of Narnia) me vizion nga i shquari James Cameron (që realizoi filmat e shumënjohur me titull Titanik, Avatar, The Terminator, Judgment Day, etj). Drejtori James Cameron ka fituar disa çmime nga festivali prestigjioz Golden Globe Awards si ‘Drejtori më i mirë’.

Aktori dhe valltari shqiptar nga Kosova, i talentuari Halil Gashi interpreton në këtë film në dy role, si kërcimtar dhe si aktor. Me koreografi përpunuar nga vetë Halil Gashi, në performancën solo, Halili vallëzon me muzikën e Beatles. Ndërsa në performancën e dytë, Halil Gashi luan në një vallzim duet me një kërcimtare tjetër, po me muzikë të Beatles. “The Beatles show LOVE” është një nga shtatë aktet kryesore të filmit, midis te cilave: 1) ”O”, performancë në ujë, e cila nënkupton jetën dhe vetëdijen, 2) “KA”, spektakli ku ndërthur artin me teknologjinë, 3) “Mystere”, shfaqja akrobatike, 4) “Viva Elvis”, dedikuar muzikës se Elvis me kostume dhe vallëzime përkatëse, 5) “Criss Angel Believe”, dedikuar magjistarit Criss Angel dhe tregon historinë e dashurisë së humbur, 6) “Zumanity” dhe 7) “the Beatles Love”, me numrin më të mëdhenj të artistëve në një akt (www.worldsaway3d.com).

Filmi u xhirua në 2011 në Las Vegas, ShBA. Halil Gashi ka qenë pjesë e trupës famoze botërore të Cirque De Soleil, ku ka punuar për shfaqen ‘Beatles Love Show’ në Las Vegas për 3 vjet e gjysëm. Halil Gashi ka qenë mjaft i suksesshëm në fushën e aktrimit, ku ka luajtur për regjizorë të njohur në Angli dhe Gjermani, fillimisht në teatër pastaj në film. Njihet dhe për videoklipet e firmave dhe artistëve famoz si Kylie Minogue, RUN DMC, Black Eye Peas, MTV, BBC, Levi, dhe Addidas.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT