| E hene, 17.12.2012, 06:56 PM |
Halil
Gashi interpreton në filmin “Worlds Away” të Cirque de Soleil
Nga: Nora
Kalaja,
Me 21
dhjetor 2012 në kinematë amerikane dhe në të gjithë botën do shfaqet filmi
‘Cirque du Soleil: Worlds Away’, në 3D. Ky film është shkruar dhe drejtuar nga
i famshmi i Hollivudit Andrew Adamson (nominuar nga Academy Award, regjizor i
filmave Shrek, The Chronicles of Narnia) me vizion nga i shquari James Cameron
(që realizoi filmat e shumënjohur me titull Titanik, Avatar, The Terminator,
Judgment Day, etj). Drejtori James Cameron ka fituar disa çmime nga festivali
prestigjioz Golden Globe Awards si ‘Drejtori më i mirë’.
Aktori
dhe valltari shqiptar nga Kosova, i talentuari Halil Gashi interpreton në këtë
film në dy role, si kërcimtar dhe si aktor. Me koreografi përpunuar nga vetë
Halil Gashi, në performancën solo, Halili vallëzon me muzikën e Beatles. Ndërsa
në performancën e dytë, Halil Gashi luan në një vallzim duet me një kërcimtare
tjetër, po me muzikë të Beatles. “The Beatles show LOVE” është një nga shtatë
aktet kryesore të filmit, midis te cilave: 1) ”O”, performancë në ujë, e cila
nënkupton jetën dhe vetëdijen, 2) “KA”, spektakli ku ndërthur artin me
teknologjinë, 3) “Mystere”, shfaqja akrobatike, 4) “Viva Elvis”, dedikuar
muzikës se Elvis me kostume dhe vallëzime përkatëse, 5) “Criss Angel Believe”,
dedikuar magjistarit Criss Angel dhe tregon historinë e dashurisë së humbur, 6)
“Zumanity” dhe 7) “the Beatles Love”, me numrin më të mëdhenj të artistëve në
një akt (www.worldsaway3d.com).
Filmi u
xhirua në 2011 në Las Vegas, ShBA. Halil Gashi ka qenë pjesë e trupës famoze
botërore të Cirque De Soleil, ku ka punuar për shfaqen ‘Beatles Love Show’ në
Las Vegas për 3 vjet e gjysëm. Halil Gashi ka qenë mjaft i suksesshëm në fushën
e aktrimit, ku ka luajtur për regjizorë të njohur në Angli dhe Gjermani,
fillimisht në teatër pastaj në film. Njihet dhe për videoklipet e firmave dhe
artistëve famoz si Kylie Minogue, RUN DMC, Black Eye Peas, MTV, BBC, Levi, dhe
Addidas.