E premte, 22.11.2019, 04:11 PM (GMT)

Reportazh

Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim

E premte, 25.04.2008, 05:43 PM


Gjatë ligjëratës së mbasdites
Rikthim i bujshëm i profesorit kosovar Engjëll Koliqi në Kolegjin Batist, në Belo Horizonte:

BRENDA DITËS – DY LIGJËRATA DHE NJË BINJKËZIM

Projektet e Institutit BRAKOS, gjithnjë e më konkrete. Drejtori i përgjithshëm i Kolegjit Batist, që sivjet ka shënuar 90-Vjetorin e themelimit dhe të veprimtarisë këtu, ka pranuar propozimin e Prof Koliqit, për t'u binjakëzuar me Shkollën "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll, ku do të shqyrtohet mundësia edhe e hapjes së këtij kolegji. Lutje kolektive për zhvillim dhe përparim të Republikës së Kosovës. Shumë nxënës e studentë janë deklaruar se tashmë ndjehen të dashruar në Kosovën.

Nga Caio Werneck

Belo Horizonte, 25 prill 2008 - Profesori kosovar – Engjëll Koliqi, i cili tashmë ndër ne është i njohur dhe shumë i kërkuar edhe si shkrimtar i mirë, pasditën dhe mbrëmjen e së mërkurës i ka kaluar në Kolegjin Batist, ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm – Pastori Walmir Vieira, ka vizituar të gjitha mjediset shkollore e universitare, ka mbajtur dy ligjërata dhe ka siguruar binjakëzimin e këtij institucioni të madh dhe të mirënjohur edukativo-arsimor, me Shkollën "Dom Mikel Tarabulluzi", në Stubëll të Vitisë.

Në ora 13 Ai dhe Prof Dr Vera Lúcia Alves Neves (zëvendëspresidente dhe drejtoreshë e projekteve edukativo-arsimore, kulturore dhe humanitare, në Institutin BRAKOS), janë pritur në drejtorinë e përgjithshme të Kolegjit, ku kanë biseduar afër një orë me drejtorin. Përveç tjerash, gjatë bisedimeve, profesori kosovar i ka kërkuar të parit të kolegjit shqyrtimin e mundësisë për të bashkëpunuar me ndoj shkollë në Kosovë. Ai ka pranuar, me kënaqësi, propozimin e mysafirit dhe ka kërkuar propozim konkret, se me cilën shkollë mund të bashkëpunojnë. Pra, simbas propozimit të Engjëllit, është vendosur që kolegji Batist të binjakëzohet me Shkollën "Dom Mikel Tarabulluzi", në Stubëll të Vitisë, ku do të shqyrtohen mundësistë edhe për ngritjen e një kolegji, filialë e këtij.

Me drejtorin e përgjithshëm – Walmir Vieira
Në ora 14, në të njëjtën sallë ku ka ligjëruar rreth një muaj më parë, Z. Koliqi ka mbajtur një ligjëratë mbi Kosovën dhe rrethanat atje, për nxënësit dhe profesorët e shkollës fillore dhe të mesme të këtij kolegji. Ishte e vogël salla, për t'i pranuar të gjithë të interesuarit për këtë ligjëratë, ku bashkë me nxënësit ishin edhe profesorët – kryesisht ata të historisë dhe të gjeografisë. Nuk mund të mos përmendet Prof Leonardo Bento, i cili po përgatit projektin e madh në lëmin e gjeografisë, për Kosovë. Përshkrimin historik të shtetit më të ri ballkanik, që nga Dardania Antike, e ka bërë Profesoresha Vera Lúcia, kurse Prof Koliqi është përqëndruar në gjendjen aktuale në Kosovë dhe në rajon, si dhe në përspektivën zhvillimore të Republikës së Kosovës. Edhe kjo ligjëratë është ndjekur me interesim të madh, si nga nxënësit, poashtu edhe nga profesorët. Kjo është dëshmuar edhe me pyetjet e shumta, në të cilat është përgjigjur Profesor Engjëlli. Shumë nga nxënësit kanë thënë se tashmë ndjehen të dashruar në Kosovën. Pastori Batist Rubens Eduardo Cordeiro, i cili është edhe autori i programit edukativ të zhvillimi ttë karakterit njerëzor, mbasi ka falënderuar profesorët për ligjëratën shumë të vlefshme, i ka ftuar të gjithë për një lutje speciale për Kosovën dhe popullin e Saj, që Zoti t'u ndihmojë në një zhvillim dhe përparim sa më të shpejtë. Muzikanti i famshëm dhe shumë karakrteristik – Adolfo Fernandes, për nder të profresorit kosovar, respektivisht delegacionit të Institutit Brakos, ka luajtur melodi karakteristike instrumentale, me harpë. Ai në fund i ka dhuruar profesorit kosovar një CD – albumin e tij të fundit "Magjepsja".

Koordinatorja e komunikimit dhe marketingut të Kolegjit Batist Mineir – Cynthia de Almeida, ka shoqëruar delegacionin, në të gjitha veprimtaritë e kësaj dite. Ajo i ka shoqëruar edhe në vizitë, në të gjitha mjediset dhe hapsirat, shumë të rregulluara të këtij Kolegji. Mysafirët, me interesim të madh janë ndalur në Qendrën e Edukimit të të rinjëve dhe të rriturve, ku kanë biseduar me koordinatoren e kësaj qendreje – Prof Joelina da  Costa. Veç tjerash kjo qendër është edhe në shërbim të alfabetizimit të personave "të vonuar" ka thënë ajo, gjatë bisedës. Mysafirët kanë mbetur të magjepsur, sidomos gjatë vizitës së bibliotekës, e cila kishte mijëra e mijëra tituj librash, fushash të ndryshme dhe një hapsirë shumë moderne dhe funksionale, përfshirë edhe sallën e madhe të informatikës, pajisur me kompjuterë dhe internet. Koordinatorja e bibliotekës – Regina Segurado i ka premtuar profesorit kosovar, që në kuadër të veprimtarive brenda bashkëpunimit reciprok, të dhurojë për bibliotekën e Shkollës "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll shumë libra, në gjuhën potrugeze dhe angleze, për çka ai e ka falënderuar përzemërsisht. Ajo ka shprehur gatishmërinë, që në kuadër të programit të shkëmbimit të nxënësve dhe studentëve, në shtëpinë e saj ta mbaj një student kosovar.

Në veprimtarinë e mbrëmjes, respektivisht në ligjëratën shumë domethënësve, para studentëve dhe profesorëve të fakultetit të së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve e tregtisë ndërkombëtare, delegacionit të Institutit Brakos i është bashkëngjitur edhe zëvendëspresidenti tjetër e drejtor i projekteve ndërkombëtare – Paulo Thiago Vieira da Silva Fernandes. Edhe në këtë ligjëratë, që është ndjekur me një interesim të jashtëzakonshëm, Profesoresha Vera Lúcia ka folur për aspektin historiko-shoqëror dhe politik të Kosovës, Profesor Engjëlli, për aktualitetin e vendit dhe të rajonit ballkanik, synimet dhe përspektivat e zhvillimit ekonomik dhe resurset humane e minerale, kurse Paulo Thiago ka folur për mundësitë e investimeve të jashtme në Kosovë dhe shërbimet në rolin e ndërmjetësuesit, që mund t'i gjejnë në Institutin Brakos. Edhe rëndësinë dhe vlerën e madhe të  kësaj ligjërate e kanë dëshmuar pyetjet e shumta të studentëve dhe të profesorëve të pranishëm, në të cilat ligjëruesit janë përgjigjur me skatësi dhe me argumente bindëse.

Muzikanti fascionues Adolfo Fernandes

Pamje në bibliotekë

Lutje për Kosovën

Nga ligjërata e mbrëmjes në fakultet

Ligjëruesit me profesorin nikoqir

90/Vjetori i Kolegjit Batist në Minas Gerais



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Profesori kosovar Engjëll Koliqi rikthehet me ligjërata në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it Engjëll Koliqi: Ata vdiqën per t'u ringjallur Kosova Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit José Raimundo da Costa: Shtëpia botuese O Lutador mund të shtrihet edhe në Kosovë Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë Vazhdojnë takimet e veprimtarit Engjëll Koliqi, në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës Profesor Engjëll Koliqi ka ligjëruar për Kosovën dhe ka siguruar binjakëzimin... Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës Caio Werneck: Engjëll Koliqi sjell freski me muzikën burimore shqiptare Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll Në kishat braziliane lutje dhe bekime speciale për Republikën dhe Popullin e Kosovës Engjëll Koliqi: Ka ardhur koha të qërohen hesapet me bijt' e kurvës Rusi Caio Werneck: Ligjëratë me argumente e porosi shumë domethënëse e Engjëll Koliqit Engjëll Koliqi: Republika e Kosovës, shtet kukull apo funksional?! Edhe një ligjëratë e bukur e profesor Engjëll Koliqit në Belo Horizonte Prefektura e kryeqytetit Mineir - Belo Horizonte shikon me interes të madh kah Kosova Caio Werneck: Interesim për ngritjen e një qendre për fekondimin e lopëve në Kosovë

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT