Faleminderit
Gani Mehmeti: Borxhi ndaj të rënëve - Shefki Latifi - Monolli
E enjte, 29.11.2012, 07:13 PM
NË 100 VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
BORXHI YNË NDAJ TË RËNËVE
SHEFKI LATIFI – MONOLLI
Ekskluzive nga Gani Mehmeti
Pollata, fshat i Mavriqit të Llapit, është e njohur me numër të konsideruar luftëtarësh
për liri, drejtësi, burrëri, arsim e Bashkim Kmbëtar.
Historikisht kjo merret që para 200 vitesh, me
rastin e tragjedisë së familjes së Demë Ahmetit në fshatin Reçicë të Mavriqit,
për të dalë më pastaj heronj në çdo kohë, duke treguar heroizmin kundër çdo
sunduesi që shkeli tokën shqiptare të kësaj ane.
Shefki Latifi, i cili vazhdimisht, me krenari
shkruante me vizë ndaras pas mbiemrit Latifi edhe atë Monolli, i cili ishte i
pari i tyre, i pari i pollatasëve, nuk e pati të vështirë edukimin e tij
atdhedashës, sepse ai mori mjaft nga ngjarjet tragjike të popullit tonë në
përgjithësi e të mavriqasëve dhe pollatasëve në veçanti, ngjarje tragjike të
shkaktuara nga të gjithë armiqët tanë, i cili ishte secili më i zi, më i keq e
më barbar se tjetri. Ai <u edukua në oda, në ndeja, në traditën patriotike kombëtare
shqiptare, ndoshta, më shumë se të tjerët. Kishte qafën e shkurtër dhe nuk
duronte askë kurnuk ishte në vi kombëtare, secilit i vërsulej, shpesh jo vetëm
me fjalë, me këshilla, me qortime kur e kërkonte nevoja, por shkonte deri edhe
me kërcënime. Ai nuk toleronte askë kur ishte në pyetje çështja kombëtare, i
mbetej në fyt, siç thotë populli.
Shefki Latifi – Monolli këtë edukim dhe guxim e
mori nga të parët e tij, që të rrallë ishin ata që kishin vdekur në shtrat, por
nga plumbat, duke qëndruar mburojë e gjithë popullit shqiptar që nga Mavriqi i
cili i tëri kufizohet sot me Serbinë e deri në jug të saj, sepse serbët nuk po
mundnin të kalonin nga kjo grykë kaq liridashëse, i cili kur ishte në pyetje
liria Kombetare, Liria e Atdheut, binin në luftë pa iu dhimbsur fare jeta, për
çka nuk mbahet mend të ketë hyrë serbi në Kosovë nga kjo anë. Në Mavriq nuk
janë vrarë vetëm serbë civilë, por secili që ka tentuar të hyjë këtej si
pushtues. Prandaj janë vrarë kryetarë komunash, oficerë të ndryshëm, shumarë që
po e ripnin popullin, plaçkitës që po u jepnin vetes këtë të drejtë të
turpshme. Në këso rrethanash, në luftëra të përditshme me serbët, në ambient të
lartë malor e kodrinor, ku vetëm Zotin
po e duronin më lart sez vetja e askë tjetër, u lind, u rrit dhe u edukua Shfki
Mursel Latifi - Monolli:, për të cilin nuk mundemi të shkruajmë aq sa meriton,
por nuk do të kursejmë për aq sa mundemi për të.
Shefkiu ishte njeri i fjalës, i besës dhe i
mbajtjes së shoqërisë, por, më vjen keq të thjem, se shokët i zgjidhte. E, deri
në vitet e 90-ta të shekullit XX, kush i thoshte vetes shqiptar, ai e donte dhe
jo vetëm e donte, por e kishte idol dhe identifikues të popullit shqiptar Enver
Hoxhën. Kur në gusht të vitit 1979 kishim vizituar Uglarin dhe kishim hyrë
tutje në territorin e Serbisë, po lexonim nëpër trupat e lisave shkrimin
“Enveri rrnoftë – Tita coftë!” i bëhej zemra mal!
-Ja, edhe deri këtu ka
mbërri ndjenja kombëtare, ndjenja për bashkim kombëtar! Edhe deri tek çobanët e
Kosovës kjo ndjenjë është ngulitur thellë në zemrat e tyre! Kjo tregon se Liria
duhet të vijë, se populli është liridashës, por do një prijës, do që një i
drejtë, që një kombëtar trim dhe i dijshëm t’iprijë, sepse ky është i gatshëm.
– thoshte Shefkiu i ngazëllyer e i emocionuar nga shkrimet nëpër lisa brenda në
territorin e Serbisë.
Ata shqiptarë që ishin
proserbë deri në vitet e 90-ta, ka ndodhur edhe t’ua ketë përplasur pështymë në
gjoks shpeshherë. Shefkiu ishte i sakrificës, e ata të pëshyrit bëheshin sikur
nuk kishte ndodhur asgjë fare, sikur nuk kishin dëgjuar as parë, sepse ata
ishin kurrizdalë, e fatkeqësisht, Shefkiu me ta punonte nën një pullaz, në
ndërtesën e Komunës së Podujevës, por që nuk kishin asgjë të përbashkët.
Qëllonte të ishte ndonjëri edhe i afërt i tij, po ku ia ndiente Heroit tonë –
Shefki Latifit për ta!
Mavriqi e Pollata kanë
dhënë shumë heronj, trima e luftëtarë që nuk kursyen asgjë nga vetja e tij, e
njëri ndër ta është edhe Shefki
Mursel Latifi - Monolli, tek i cili ishte mbjellë aq shumë dashuria
ndaj atdheut, popullit, lirisë dhe arsimit, sa që, kishte kaluar në urrejtje aq të madhe ndaj pushtuesit, sa nuk
mundte të ndalej së shfryri mllefin kundër tyre në çdo vend dhe para çdokujt,
deri edhe para armikut, që me bëmat e tij, me vrasjen e shqiptarëve, me
largimin nga puna në mënyrë masovike në vitin 1990, po kulmi i urrejtjes kishte
arritur pas vrasjes së dy të rinjve pollatas: Skënder Monollin dhe djalin e
vëllait të tij Besim Latifin, atëherë, kur vrasësit po vinin natën, më 13
shtator 1990.
Shefkiu rridhte nga
një familje me tradita të larta patriotike, prandaj zhvillimet, torturat e bastisjet kanë qenë vazhdimisht e
të pandalshme që nga viti 1912, kur Kosova bie nën thundrat e Serbisë, deri me
ikjen e tyre nga Kosova në vitin 1999.
Shefkiu u lind në
Pollatën trime e kryengritëse me 18.XII.1939. Pas kryerjes së shkollës së
mesme, ai e nis punën në arsim, i cili me plot dashuri edukon të rinjtë aso
kohe. Më vonë kalon në Referent në Sektorin për Bujqësi e më pas në atë për
Pylltari në Kuvendin Komunal në Podujevë.
Meqenëse veprimtaria e
tij liridashëse bie në sy të pushtuesit, u arrestua disa herë nga organet e
sigurimit serbë, e sidomos gjatë datave historike të popullit shqiptar dhe
mbahej në burg për ditë me radhë deri sa kalonin ditët e festave, me qëllim të
izolimit dhe të pengimit të veprimtarisë së tij patriotike. Shtëpia e Shefkiut
u bastis shpesh edhe para vitit 1989. Ai ishte gjithherë në shënjestër. Kur
armiku ishte tërbuar nga viti 1990, Shefkiu nuk ndalet së vepruari- haptas uronte
datën e madhe të 2 Korrikut 1990, për të vazhduar urimet e 7 Shtatorit e atij
viti, pra të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Pavarësisë së Kosovës dhe
Shpalljes së Kushtetutës. Edhe në këto raste sigurimi serb kishte “vizituar”
shtëpinë e Shefki Latifit, por ai vetëm
kollitej e kurrë nuk ligështohej-sërish nuk e ndal veprimtarinë për arsim e
çlirim. Secila kohë kishte format e punës e luftës liridashëse - tani ai është
inkasant i parë i tre përqindëshit të Këshillit Financiar të Kosovës në Podujevë.
Shefkiu lehtë e bindte pse duhej të paguante edhe atë që me vështirësi e
kuptonte apo që nuk donte të paguante.
Ditës fatkeqe të 4
korrikut të vitit 1995 për Shefkiun, i kishte prirë dita e 29 qershorit, pra
vetëm pesë ditë më përpara, kur dy civilë serbë me një milic, i zënë një numër
inkasantësh dhe një numër simpatizuesish të UNIKOMB-it në lokalet e Shkollës
Fillore “Naim Frashëri” në Podujevë, me ç’ rast vetëm njërit i kishin dhënë një
shuplakë, duke mos e zgjatur më shumë, sepse tërë barrën e shkakut të ndodhjes
në shkollë e kishte marrë mbi vete profesori i historisë, trimi dhe kryetari i
UNIKOMB-it, Hamit Osmani – Dushkolli, duke u arsyetuar se ai kishte
organizuar një tribunë partiake, të cilin e kishin marrë me vete dhe e kishin
rrahur, torturuar e maltretuar në stacionin policor deri në atë masë sa që edhe
sot e kësaj dite ka mbetur me pasoja në të parë, në dhimbjet e kurrizit dhe nuk
mundet të vozisë. Këtu, me gjasë vetëm sa i kishin vënë syrin Shefkiut, të
cilin fare mirë e njihnin në shpirt luftarak e në karakter të fortë.
Më 4.VII.1995 Shtëpinë
e Shefki Monollit e “vizitojnë” policët serbë. E kërkojnë, por ai kishte dalë
të inkasonte mjetet nga financuesit. Bashkëshortja e tij u gëzua që Shefkiu nuk
ishte në shtëpi në atë moment dhe e dërgoi djalin e vogël që ta gjejë kudo që
ishte e t’i tregojë, në mënyrë që t’u ikte organeve serbe. Mirëpo, posa e
lajmëroi i biri se po e kërkonin, ai niset për në shtëpi, duke thënë se nuk kam
ku të shkojë përtej shtëpisë, me çka
duhet të kuptojmë se ai ishte i lidhur
ngusht me familjen, shtëpinë e vendin e tij, i cili nuk do ta lëshojë kurrsesi
dhe nuk do t’ia kthejë shpinën. Policët që i kishin trokitur në derë të
shtëpisë, Shefkiun e takojnë duke u kthyer. Atë e njihnin dhe e marrin me vete
në rrugë. E kthejnë në shtëpi dhe nisin ta rrahin para anëtarëve të familjes,
duke i kërkuar regjistrat, dëftesat e inkasimit dhe armën. Dëftesat i gjejnë
duke kontrolluar shtëpinë, ndërsa armë nuk gjejnë. Shefkiun e maltretojnë dhe e
ofendojnë me fjalë, duke i thënë: “Këtu është Serbi!”, që Shefkiu nuk mund të
mos fliste e sikur ata nuk e dinin u thoshte: “Këtu është Kosovë, jo Serbi!”
“Do të të mbysim – i thoshin policët!”
“Ju e mbysni një plak, po s’ mund ta mbytni rininë, dëshirën dhe
dashurinë për lirinë! Ka Kosova aq trima sa për t’u shporrur juve andej nga
keni ardhur. Kosova lind djem e vajza prapë, nuk do të mund t’i mbytni të
gjithë!” – ua kthen Shefkiu. Përkundër rrahjeve e maltretimeve që i bëheshin
Shefkiut ai nuk u dorëzua, vazhdimisht protestoi. E marrin pastaj dhe e
dërgojnë në stacionin policor, por kot, Kosova mbetet Kosovë e kurrë nuk bëhet
Serbi, prandaj torturat ishin aq të egra, sa që e hedhin në shkallë gjysmë të
vdekur. “Shkoni në shtëpi!” i thanë mikut të Shefkiut, Ramadan Salihut, pasi e
kishin rrahur edhe atë. Ramadani e mori dhe e ofroi në shtëpinë e shëndetit, po
edhe atje u shkojnë prapa dhe nuk lejojnë t’i jepet ndihma. Mjeku vetëm sa e
kishte kontrolluar, e pa i dhënë fare ndihmë, kishte urdhëruar ta kthejnë në
shtëpi!
“Unë po vdes! Ju bëhuni
të fortë, bëhuni të qëndrueshëm! Mos u mërzitni!
Me t’u kthyer në
shtëpi, e lusin të pijë diçka. Ai nuk kërkoi e nuk deshti asgjë në fillim. Më
pastaj, pranoi ta pijë një gotë qumësht të vluar, por... ende pa vluar
qumështi, i drejtohet familjes së vet dhe mikut që e kishte pranë, që i ishte
gjendur pranë në momentet më të vështira të jetës, kur edhe po i jepte fund
asaj: “Unë po vdes! Ju bëhuni të fortë, bëhuni të qëndrueshëm! Mos u mërzitni!
Ju e gëzofshi Lirinë e Kosovës! Ajo nuk është larg, shpejt do ta gëzoni. E unë,
që të jetë Kosova e lirë, jam përpjekur gjithmonë!”
Këto ishin fjalët e
fundit të Shefkiut dhe vdiq. Pra me sa shihet ai qe i pamposhtur, i paepur dhe
i papërkulur në jetë. Të tillë, si Shefkiu, janë shumë të rrallë.
Gjatë bombardimit të
NATO-s, shtëpia nuk na është djegur, por nuk dimë se si ka ndodhur që kurgjë
nga dokumentacioni nuk është shpëtuar. Përveç një fletoreje me vjersha të
Shefkiut, asgjë tjetër nuk na ka mbetur – ankohen bashkëshortja dhe fëmijët e
Shefkiut. Në fletoren me vjersha, ku janë gjithsej 18 sosh, ai shkruan emrin e
mbiemrin duke i shtuar edhe MONOLLI dhe vendlindjen Pollatë. Shefkiu nuk u vra,
ai u mbyt në mënyrën më mizore, më kriminale e më brutale, duke u rrahur me
dru, me kabllo e shufër gome dhe kurrë nuk u thye, as u dorëzua.
Sot, me plot meritë e krenari mban emrin e dëshmorit Shefki Latifi Shkolla Fillore e Pollatës njëra nga shkollat më moderne në Kosovë, ashtu siç e kishte ëndërruar edhe vet Shefkiu, e ndërtuar nga donatorë të jashtëm pas vitit 1999.