E premte, 26.04.2024, 10:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Faton Mehmeti: Ligjërimi me gjuhë poetike

E merkure, 24.10.2012, 07:03 PM


LIGJËRIMI ME GJUHË POETIKE

Sabit Rrustemi: “Zjarrmi e kthjelltë” (SHB “Beqir Musliu” 2011)

Shkruan : FATON MEHMETI

Pasurimit të letërsisë shqiptare me vlera të saj ideo artikstike, ndër krijuesti më të njohur bën pjesë  edhe krijusi ynë i mirënjohur Sabit Rrustemi. Sabiti në vitin e kaluar (2011) botoi veprën e ti me poezi ‘’ Zjarrmi e kthejlltë’’.Janë gjithësesj 69 poezi lirike  të ndërlidhura përmes një korelacioni të njëtrajtshëm linear, ku shquhet gjuha e pasur e ligjërimit dhe ndërtimit të ekspolirimit të botës së brendshme krijuese të autorit. Poezitë janë të ndara në 7 cikle : ( I )Nëpër krahet e shqiponjës

II .Plisi i dhembjes

III. Mos qofte thënë

IV. Zbrazja e të pathënave

V Po shumë me paske braktisur

VI Merre me shtruar

VII Me vetëton në sy

Brenda mozaikut të idesë krijuese të Sabit Rrustemit në këtë vepër janë gërshetuar poezi referenciale kushtuar Atdheut,figurave të ndrituara të kombit, Babit, vendilindjës së tij Çepurit etj. Distancën kohore e ngjarje të ndryshe që shoqëron rrugëtimin e shqiptarëve, autori arrin ta shkrij këtë që përmes mënyrës së shkrimit e këtë arrin ta përcjell deri në  ditët e sotme.

E gjithë veprën e shoqëron një nuancë e shquar e atdhetarizmit, që nga viti 1912 e deri në ditët tona.

" se kush na la pa Shkup

ende nuk e morem vesh ‘’ mediton autori përmes monologut  duke iu referuar ngjarjës së 2 Korrikut të vitit 1912, ditën kur Shkupi u çliruar nga Isa Boletini e Idriz Seferi, por që prap mbeti nën sundimit e skllave. Përmes një gjuhe dhe rrëfimit alegoriko-simbolik,të tipit ekstentiv,ai evokon dramën historike të luajtur me shqiptarët në Ballkan.

Sabit Rrustemi linjën kohore e ndjek ngjarje  pas ngjarje,duke u ndalur tek Lidhja e Prizrenit e për të vazhduar me  figuarat  e çmuara të kombit shqiptar të cilët dhanë jetën e tyre për ‘’ këtë Drenicë e këtë Kosovë’’ (tek Poezia Zgjuar do pres ). Poeti sintetizon rrugen historike nëpër të cilen ka kaluar populli shqiptar. Ai historinë nuk e vështron si dekor,si antikuar,as nje grumbsush faktesh të dhënashe nga datash hisotrike,por si pjesë integrale të jetës, si një segment të saj.

Tek Anton Çetta autori endëzon dashurinë, shpresën, pajtimin që ky njeri krijonte tek shqiptarët, për një të ardhme të ndritur të  kombit shqiptar. Kështu e përshkruan autori lëndinëm e pajtimit të gjamkmarrjës :

‘’Në Verra të Llukës

Mblidhet Fjala

Dashuria ‘’  kjo ishte dashuria më e pastër njerëzore,më sublime që i bëri shqiptarët edhe me të fortë përball armikut.

Përjetimet e  tija emocionale të  autori karshi Atdheut,deri në  ditë e sotme,të cilat për nga stili janë të struktuara brenda struktuarës homogjene, autori le hapësirë edhe për lexuesin pasi ai nuk  ‘’ mendimin e tij vendimtar ‘’. Pra autroi të intrigon, të jep ngjarjën, të cyt  të hulumtosh më tepër për ato që shkruan e përshkruan.

Përveç temës atdhetare, në këtë vepër ze në vend mjaft të veçantë edhe tema individuale, në të cilat poezi Sabit Rrustemi shpreh fuqishëm dashurinë për vendlindjën :

‘’kahdo këmba me shpuri

askund s'u ndjeva i shlirë

si nëpër ty udhë Çepuri

edhe kur ta kthej shpinën

gjalle më mbanë erëmirën ‘’.

Vepra ‘’ Zjarrmi e Kthjelltë ‘’ e Sabit Rrustemit si tërsi shquhet për gjuhën e pasur, figuracionin poetik. Për nga vlerat e saja, mund të themi se është model i qëndrushëm dhe që zgjon kërshërinë për ta lexuar dhe nga aspekti kritik është mjaft intriguese.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora