Kulturë
Simsia: Na iku një mik i mirë - Zef Lleshi
E merkure, 24.10.2012, 08:05 PM
Na iku edhe nje mik tjeter i mire - Zef Lleshi?
Ndjehem i
shokuar nga ky lajm tepër i dhimbshëm që e mësova nëpërmjet revistës KUVENDI
online për humbjen e një miku të mirë, të urtë, gojëmbël, inteligjent... Zef
Lleshi.
Nuk dua
ta besoj që Zefi fytyrqeshur të ndodhet tani në heshtjen e tij, në gjumin e tij
të përjetshëm ne shtratin e vdekjes, që sytë e njeriut të mirë Zef Lleshi që
gjithmonë rrezatonin dritë të jenë mbyllur njëherë e përgjithmonë.
Është e
pabesueshme që duart e Zefit, që sa e sa herë i kemi shtrënguar miqësisht me
njëri-tjetrin, ato duar që sa e sa herë na kanë përqafuar me dashuri, të jenë
të kryqëzuara, të palëvizshme në trupin e tij të pajetë
Njeriu i
urtë Zef Lleshi, që vetëm "mjaltë" nxirrte nga goja e tij, ajo gojë
të rijë e mbyllur njëherë e përgjithmonë.
Miku ynë
i mirë Zef; së shpejti do vijmë në Michigan, të gëzojmë, të festojmë së bashku
si çdo vit aktivitetin e rëndësishëm kulturor-artistik të vitit "Ditët e
Letërsisë Shqipe" ku ti ke dhënë një kontribut të shkëlqyer me pjesemarjen
tënde. Do na mungosh i dashur Zef, nuk do të shohim më Zef, nuk do të na
presësh më në aeroport, siç na ke pritur gjithmonë, neve, miqtë e ardhur nga
jashtë Michiganit. Në tryezën e pritjes do na mungosh njeri i mirë...
Nuk u
ndalka dot dhimbja nga shpirti miku jonë i mirë për humbjen tënde të papritur,
të parakohshme.
Edhe pse
nuk dua ta besoj... U prefsh në parajsë i dashur Zef
LAMTUMIRË
I ndodhem pranë familjes së mikut tonë Zef Lleshi në këto ditë tepër të dhimbshme.
Pierre-Pandeli
Simsia dhe Familja
Foto kujtimi me te paharuarin Zef Lleshi ne Michigan
I paharuari Zef Lleshi duke drejtuar "Ditet e Letersise Shqipe ne Michigan" tetor, 2009
Zef Lleshi dhe Pjeter Jaku
Duke vallezuar ne Festen e Madhe te Letersise Shqipe ne Michigan
Ne tetor, 2010 ne Ditet e Letersise Shqipe ne Michigan, juria e vleresoi Zef Lleshin me cmimin e pare ne gjinine letrare ne poezi