E enjte, 19.09.2019, 08:17 PM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Një sqarim, pa asnjë të keqe

E premte, 21.09.2012, 08:05 PM


NJË SQARIM, PA ASNJË TË KEQE

-Zotrinjëve:  Adriatik dhe D. Gazulli, komentues në shkrimin tim “Manastiri = vendlindja e Alfabetit”, botuar këto ditë në ZemraShqiptare -

-Shqetsimet Tuaja  i kuptoj,  por adresën e keni gabuar-

Nga Prof. Dr. Reshat Nexhipi

Pajtohem plotësisht me  Ju që ka shqiptarë antikatolikë, turkofilë, sllavofilë, serbofilë, komunistë, enveristë, spiunë etj., të cilët me veprimet e tyre dëmtojnë çështjen  kombëtare, por  autori i këtij shkrimi është shumë larg listës së njerëzve të tillë, të cilët i urem më tepër se Ju. Do të  ishte e udhës nga ana Tuaj që para se të trokitnit në derën e shtëpisë ime, e cila gjindet në afërsi të objektit të Alfabetit, të pyetnit kush  jam dhe çfarë biografi kam. Pra, para se të  reagonit,duhej  të gjenit emrin tim në internet dhe, që thotë populli, nuk do shkelnit në drasë të kalbur.Do bindeshit që unë At Gjergj Fishtën e kam vlerësuar në superlativ, ashtu siç i takon, prandaj dhe nuk është dekoruar rastësisht  me ,,Nderi i Kombit,, Atë, unë e adhuroj edhe nga një aspekt tjetër që, ndoshta nuk vlen për Ju të dy?Shqetsimet e tij nga ana e regjimit komunist, i ka pësuar edhe familja ime e internuar  nga  i njëjti regjim sllavomaqedonas, i  cili 20 vite më ka lënë të pezuluar nga Universiteti i Manastirit edhe pse me dy tituj shkencor, kurse në vitin 2001, na dogjën edhe shtëpinë gjer në themel.

Kjo, sa i takon anës politike.Tashti dy fjalë  nga aspekti fetar.Sa  për dijeninë Tuaj, unë jam musliman- bektashi dhe në zemër e shpirt më ka mbetur thënia e të madhit Naim:

Githë njerëzit që janë,

vëllezër janë të tërë,

një nënë, një at kanë,

nga një baltë janë bërë.

 

Prandaj dhe unë, respektoj njësoj Krishtin,Muhamedin dhe Alinë,edhe pse nuk jam ndonjë fetar për ,,mashalla,, as edhe ateist me plot kuptimin e fjalës.

Nuk e di a i respektoni edhe Ju, si unë, njësoj, këta të tre? Në se jo, atëhere, këtë duhet ta bëni paskëtaj, nëse  i dëshironi të mirën e kombit tonë, i përbërë nga tre konfesionet lidhur me figurat e  e lartpërmëndura.

Sidoqoftë, unë këto reagime, i konsideroj  thjesht  si mosmarrëveshje  dhe me qëllim të mirë  nga të dy palët, me shpresë dhe dëshirë që Ju të dy, të bëni çmos dhe të vizitoni  vendlindjen e Alfabetit, të paktën për hir të At Gjergj Fishtës, kuptohet nëse  nuk e keni bërë këtë gjer më sot, me ç’rast do  shtrëngonim dorën e njëri tjetrit, sikur (edhe sepse), nuk ka ndodhur asgjë midis nesh.

Mbetem në respekt ndaj jush,

Reshati

 

Ps: Nuk është modeste  por  rasti e kërkon të paraqes pak fragmente nga dosja ime prej rreth 500 faqesh, si ,,dhuratë,, nga ana e regjimit sllavokomunist maqedonas. Veproj kështu për të mos ma quajtur demagogji atë që ju paraqita më sipër.

Pjesë nga Dosja komuniste

 

-Nxjerë nga libri në dorëshkrim i dr. Ilmi Veliut, me titull:  Prof.dr. Reshat Nexhipi, tërë jetën gërmoi rrënjët e kombit shqiptar”, që ndodhet në botim e sipër në shtypshkronjën ,,Feniks,, të Kërçovës-

 

Me dokumentin nr.445-360, të datës 28. 06.1979, sillet vendim për bastisje sekrete të shtëpisë së profesorit, gjë që, sipas mungesës të disa librave dhe doktoraturës, së tij, është realizuar, pa praninë e asnjë anëtarit të familjes. Në dokumentin nr.546, të 12.07.1990, thuhet: ,,Reshat Nexhipi është nacionalist i cili në Manastir, Prespë dhe më gjerë, përhap veprimtari iredentiste,,.

Në dokumentin nr.172,të 23.05.1991: ,,Babaj dhe xhaxhaj i Reshat Nexhipit, ishin pjesëmarrës aktivë në bandat balliste, kurse babaj i tij në Gjermani ishte anëtar i Organizatës Ekstreme ,,4000 Shqiptarë,, (që planifikonin rrëzimin e regjimit komunist-I.V.) Në dokumentin nr.78, të 20. 06.1991, sillet vendim për përgjimin e telefonit të profesorit, me pretekst se ai, citoj ,,ka një rrjetë të separatistësh në Kosovë dhe përjashta vendit, kështu që përmes telefonit, mund të zbulojmë  shumë momente nga veprimtaria e tij  separatiste,,.

Në dokumentin nr. 292, të 21.11.1991: ,,Reshat Nexhipi është organizatori për themelimin e  SHKSHA ,,Bashkimi,, në Manastir dhe se duhet përcjellë puna e tij në atë shoqëri. Në dokumentin nr.1083, të 16.11.1993: ,,Reshat Nexhipi lot rolin kryesor në regjionin e Manastirit  në drejtim të shkatërrimit me forcë të rendit kushtetues të Maqedonisë, duke dhënë instrukcione, mendime, konstatime, etj. në funkcion të planeve të veta antiqeveritare,,.

Në dokumentin nr. 628, të 29.11.1995, sillet propozim që, citoj ,,Reshat Nexhipi të thirret në bisedë informative, për shkak se është iniciator për hapjen e gjimnazit shqip në Manastir, për themelimin e Degës së parë njënacionale të PPD-së në Manastir,për organizimin e referendumit për autonomi territoriale, politike dhe kulturore, përkrahës  i pakompromis i themelimit  të Universitetit të Tetovës,, etj.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT