E premte, 26.04.2024, 06:21 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Pas dështimit të aprovimit të Kushtetutës

E shtune, 12.04.2008, 10:49 AM


PAS DËSHTIMIT TË APROVIMIT I KUSHTETUTËS

Nga Abdullah Prapashtica

DEPUTETËT QË NUK VOTUAN PËR KUSHTETUTËN E IMPONUAR TË DISTANCOHEN PUBLIKISHT SA MË PARË

Institucionet e përkohshme nuk mund të bijën as Kushtetutë dhe as Ligje me fuqi të përhershme por vetëm me fuqi të përkohshme derisa të zgjat situata e tranzicionit deri në zgjedhje të rregullta nga ku dalin edhe institucionet e rregulltat cilat janë të vetmet kompetente që mund të sjellin Kushtetutën dhe Ligjet e rregullta me fuqi të afatgjate.

Me 09 Prill 2008 në Prishtinë, si pas Kryetarit te Parlamentit të Republikës së Kosovës „…Kushtetuta u miratua nga 107 deputet, nga 103 deputetë që ishin të pranishëm…“! Kjo do të thotë se 4 deputetë kanë votuar me telepati me që nuk kanë qenë të pranishëm në sallë. Në realitet për neve qytetarëve të Republikës së Kosovës që ishim duke e përcjell këtë ngjarje në televizion nuk ka dilema se votimi i kushtetutës nuk u zhvillua fare dhe se edhe proklamimi se ajo u miratua me „aklamacion“ me ngritje në këmbë – kjo nuk është i vërtetë. Sepse as kjo formë nuk funksionoi. Një numër i deputetëve të kurdisur u ngrit në këmbë dhe pas tyre u ngritën edhe disa deputet të hutuar e të përgjumur që zakonisht bëjnë gjumë me sy mbyllur apo me sy hapur, duke pas mendjen vetëm te paratë që i marrin për ngritjen robotike të dorës edhe për ligje që nuk i kanë pa kurrë. Një pjesë e mirë e deputeteve reaguan zëshëm e nuk u ngritën fare në këmbë dhe kjo bëri që shpejt e shpejt të mbyllet seanca dhe të përfundon transmetimi televiziv.

As një herë në as një vend nuk ka ndodh që kushtetuta e një vendi demokratik të zgjidhet me një procedurë kaç të shkurt -“blici”- e me aklamacion. Sepse kushtetuta nuk është një akt solemn a ndonjë deklaratë formale, por një akt më i lart i një shteti nga përmbajtja e të cilit varet jeta e një populli dhe e cila nuk mund të miratohet pa debat e me dekrete. Kjo mund të ndodh vetëm në ato vende ku qeverisë hunta ushtarake apo diktatura policore. Si pas të gjitha gjasave miratimi i një kushtetute të imponuar nga jashtë erdhi me dekret nga zyra diplomatike e BE cila synon që përmes të servisit të vet të instaluar në institucionet e pakicës të e qeverisë vendin tonë si që qeverisen vendet e kolonizuara përmes të direktivave e formave agjenturore diktatoriale. Zyra diplomatike e caktoi koreografinë dhe skenarin e zbatuan anëtarët e Grupit për negociata me Serbinë. Që si pas informacioneve të fundit këto ditë do të vazhdojnë serish negociatat e Vjenës për copëtimin e Kosovës!

Deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës gabimin e par kardinal e bën me 5 Prill 2007 kur me 1 votë të deputetit Baliqi kundër, e miratuan Planin euro-rus të Ahtisarit; Gabimin e dytë e bën kur me dorën e vet e nënshkruan deklaratën me të cilën u proklamua pavarësia e Kosovës nga një diktaturë dhe varësia nga një diktaturë tjetër e huaj – duke u mbështet te ky Plan; dhe Gabimi i tretë do të ndodhë nëse lejohet votimi i Kushtetutës me një aklamacion të tillë të rrejshëm, si u provua me 9 Prill 2008, në formë të një komploti të zakonshëm me të cilin vendi vihet para një akti të kryer kolonizues .

E themi këtë sepse deputetët që nuk pajtohen me një Kushtetutë të tillë antikombëtare duhet të diferencohen publikisht dhe qysh ne seancën e ardhshme të kërkojnë debat dhe votim të hapur të kësaj kushtetute me nënshkrimin personal të secilit deputetë që qytetarët të e shohin se kush janë ata që po e varin këtë kurorë të zezë në qafën e popullit të vet. Nëse edhe aty kjo lloj kushtetute votohet me shumicë, ata që nuk pajtohen me te duhet te e braktisin këtë lloj parlamenti i cili miraton një kushtetutë të tillë të huaj për vendin ton dhe të kërkojnë menjëherë zgjedhje të reja. Kjo është rruga e vetme që ata të shpëtojnë nga përgjegjësia historike, sepse shumica e tyre kanë hyrë në histori që të bëhen hero dhe nuk kanë dëshirë të dalin si tradhtar nga ajo! Ndryshe e marrin përgjegjësinë e atyre deputetëve që morrin pjesë ne konferencën e famëkeqe te Prizrenit të vitit 1945 dhe të Kuvendit të Prishtinës të viti 1989.

Në mesin e deputetëve është një numër i mirë i deputetëve për të cilët materia juridike është një mal i pa kuptueshëm. Prandaj, ata duhet të e dinë se institucionet e përkohshme nuk mund të bijën as Kushtetutë dhe as Ligje me fuqi të përhershme por vetëm me fuqi të përkohshme derisa të zgjat situata e tranzicionit deri në zgjedhje të rregullta nga ku dalin edhe institucionet e rregulltat cilat janë të vetmet kompetente që mund të sjellin Kushtetutën dhe Ligjet e rregullta me fuqi të afatgjate. Ndërsa ky Parlament me këto tri lloj veprimesh, ose me instrumentalizimin e ti nga forcat e jashtme po bën përpjekje që të miraton një Kushtetutë dhe Ligje të përhershme për vendin ton.

Forcat e tilla të brendshme dhe të jashtme duhet të e dinë qysh tani se Vendin dhe Popullin tonë nuk e obligojnë aktet e tilla dhe ato ai nuk do ti miraton, nuk do ti respekton dhe nuk do ti zbaton. Sidomos kur dihet hapur se këto kanë karakter antikombëtar dhe se vijnë nga institucione të pakicës që dolën nga zgjedhje e 17 Nëntorit 2007 dhe nga Grupi për negocime me Serbin, nga cilat negociata doli Plani i Ahtisarit me të cilin janë dakord edhe Serbia e Rusia edhe pse nga ato po luhet loja e “mospajtimit” të tyre për mashtrimin e shqiptarëve.

Pikërisht pse Plani i Ahtisarit është në kundërshtim me rendin juridik ndërkombëtar dhe pse si i tillë u refuzua edhe në Kosovë në demonstratat e 10 Shkurtit 2007 Këshilli i Sigurimit të OKB nuk e prano të e merr fare në shqyrtim, sepse ky akt do të ishte në kundërshtim me vet Kartën e OKB, gjegjësisht me kapitullin e të drejtës së popujve të kolonizuar në VETËVENDOSJE!

Prandaj Plani i Ahtisarit nuk ka as një bazë juridike dhe as një vlerë politike nëse nuk e miratojnë Kosova dhe Serbia. Ky planë është një kontratë mes palëve që nëse ato e pranojnë atëherë marrin detyrime për zbatimin e saj. Nëse kjo nuk ndodhë ky planë përfundon në shportën e mbeturinave! Po shihet qartë se Grupi për Negocime me Serbinë është korruptuar me poste provizore që sjellin përfitime dhe privilgjje personale dhe e ka nënshkruar një plan të tillë si pas të cilit BE e vendosë Sundimin e vet kolonial përmes të një Diktatori autokratik me mandat të pakufizuar kohorë dhe me kompetenca të pakufizuara. Kosovës i njihet statusi i një shteti të kolonizuar dhe që kjo maskohet pas fjalës “mbikëqyrje”!

Megjithatë, qytetarët nuk duhet të thirren në trazira dhe as të iniciohen konflikte, por në një rezistencë revolucionare paqësore e cila do të sjell zgjedhje të reja nga të cilat do të dalin institucione të rregullta legjitime të cilat në rrugë ligjore duhet të përmbysin këtë komplot që për qëllim ka mohimin e falsifikimin e identitet ton kombëtar, mohimin e të drejtës së ti në VETËVENDOSJE dhe vendosjen e një diktature të huaj brenda vendit ton. E tërë kjo duhet të kaloi në një atmosferë demokratike por me demonstrimin e një vendosmërie qe nuk njeh kurfar kompromisi me padrejtësinë. Tentativa e mashtrimit që përmes të shpalljes së pavarësisë të nënshkruhet varësia nga një sundim tjetër kolonial nuk duhet të kaloi! Një mashtrim të tillë e lexon edhe çdo analfabet, ndërsa Deputetët në shumicë janë njerëz të shkolluar dhe këtë duhet ta shohin. Megjithëse për të dashur atdheun nuk ka nevojë për shkolla të mëdha por vetëm ndershmëri dhe dashuri të pakufishme ndaj vendit dhe popullit të vet pa pyetur për sakrifica e flijime dhe për përfitime personale.

Koha e fundit është që brenda kombit tonë të bëhet një diferencim e distancim i qartë dhe definitiv nga ata matrapaz vendor e ndërkombëtar që janë kundër vetëvendosjes, kundër lirisë, kundër pavarësisë e bashkimit të popullit shqiptar, e të cilët po punojnë natë e ditë për shndërrimin e vendit tonë në një koloni nën sundimin e ligjeve të huaja diskriminuese dhe për të e mbajt të ndarë me “kufij ndërkombëtar” në 6 shtete!

Ndarja e opozitës dhe pozitës tani më është e qartë sepse ajo përbëhet nga ata që miratuan Planin antishqiptar të Ahtisarit dhe në ata që janë për VETËVENDOSJENË e vendit dhe popullit tonë dhe për krijimin e një shteti të pavarur e neutral ! Deputetët që ishin kundër kësaj kushtetute të imponuar nga të huajt duhet të përcaktohen për njërën nga këto dy alternativa publikisht, sa më shpejt e sa më parë sa nuk është bërë tepër vonë. Kjo nuk guxon të e pret 15 Qershorin 2008!

Kjo Kushtetutë e përgatitur nga njerëzit e ish regjimit jugosllav duhet anuluar në tersi dhe duhet përgatit një projekt kushtetutë të re nga një Komision i ri në krye të cilit duhet të është Adem Demaçi apo dikush nga opozita e ish regjimit jugosllav që emërohet nga ai dhe pastaj të thirret një Referendum për miratimin e ti! Kosova duhet definitivisht të ndahet nga e kuluarja dhe nga protagonistët e ish regjimit jugosllav. Si paraprojekt i kësaj projekt - kushtetute duhet të merret Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, sepse ajo ka vetëm karakter kalimtar deri në realizimin e bashkimit, të cilin nuk kemi nevojë të e fshehim nga askush pasi që integrimi kombëtar është një proces i drejtë dhe i natyrshëm që duhet ti paraprin integrimeve tjera pozitive globale!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora