E premte, 26.04.2024, 08:15 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Lazim Destani: Na shtangu ikja e Ali Podrimjes

E hene, 23.07.2012, 07:23 PM


Letër ngushëllimi nga biznesmeni i njohur Lazim Destani, drejtuar Familjes së mikut të tij të ndjerë, Ali Podrimja, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, shkrimtarëve dhe adhuruesve të fjalës së bukur shqipe si dhe gjithë kombit tonë për humbjen e poetit që me aq përkushtim i këndoi qëndresës kosovare dhe atdheut:

Na shtangu ikja e Ali Podrimjes

Lajmi mbi ikjen e Ali Podrimjes na shtangu e na bëri të ndjejmë dhembje e boshllëk në zemrat tona. Në këto momente i përcjell ngushëllimet e mia dhe solidarizohem me familjen e Ali Podrimjes e cila po kalon ditë të vështira. Me këtë rast, ngushëllimet e mia ia shpreh dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku Podrimja ishte anëtar i rregullt i saj, si dhe botës së letrave shqipe që humbën një pjesë nga trupi i tyre. Shuarja e Podrimjes është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, miqtë dhe letërsinë por edhe për kulturën tonë kombëtare në përgjithësi, pra u shua ylli i poezisë, që deri në frymën e tij të fundit, u këndoi vuajtjeve, qëndresës, heroizmit dhe lirisë së Kosovës.

Për më se gjysëm shekulli aktivitet krijues Podrimja kaloi nëpër shumë shtigje jete duke lënë te të afërmit, miqtë, bashkëkombasit e më gjerë,  krenarinë dhe kujtimet më të bukura për të. Mbi të gjitha, krijimtaria e tij do të mbetet një vlerë e lartë artistike, një model i lartë poetik për poetët dhe kulturën tonë kombëtare, ndërsa virtytet e larta njerëzore të tij do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e të gjithëve që e njohën atë.

Zoti e mëshiroftë të ndjerin, u prehtë në qetësi shpirti i tij.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora