E premte, 26.04.2024, 05:17 AM (GMT+1)

Faleminderit

“Hero i Kosoves”, feste per kthimin e Haradinajt

E shtune, 05.04.2008, 06:10 PM


Nga Koha Jone

Ramush Haradinaj
Disa mijera qytetare priten ish-kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj, pas zbritjes se tij nga avioni dje, pasdite, ne Prishtine, pas shpalljes i pafajshem nje dite me pare nga Gjykata Penale Nderkombetare e Hages. Duke tundur flamuj te shtetit te ri te pavarur dhe flamuj shqiptare, admiruesit e Haradinajt, qe konsiderohet ne vendin e tij si hero, bllokuan qarkullimin ne rrethinat e aeroportit per me shume se nje ore pas mberritjes se tij. Nje numer i madh personash u derguan me autobuse ne Prishtine qe nga qendra e Kosoves nga eshte me origjine familja Haradinaj per te pritur ish-komandantin e UCK-se qe ka luftuar me forcat serbe gjate konfliktit 1998-1999.

MIRESEARDHJA

Vendimi i Tribunalit dhe kthimi i Haradinajt, eshte pritur me interesim te jashtezakonshem ne Kosove. Neper rruget e Prishtines, kudo jane vendosur mbishkrimet ne mbeshtetje te Haradinajt, ne te cilat thuhet "Kosova te mirepret". Ne momentin kur Haradinaj po largohej nga aeroporti, nje grup artistesh dha nje spektakel te shkurter me kenge dhe valle popullore shqiptare. "Jam shume i lumtur qe jam serish ketu me ju", u tha Haradinaj mbeshtetesve te tij entuziaste. Media vendase, konstatoi se “vetem anetaret e Partise se tij Aleanca per Ardhmerine e Kosoves kishin shkuar per ta pritur Haradinajn”.

MESAZHI

Sakaq, ish-kryeministri u foli bashkeqytetareve te tij ne mbremje nga shtepia e tij ne Prishtine. Fjalimi u transmetua nga tri televizionet kombetare kosovare. Haradinaj pergezoi qytetaret e institucionet e vendit, si dhe komunitetin nderkombetar per arritjet e deritanishme, duke theksuar se Kosova ka vetem nje rruge, ate te besimit ne vlerat perendimore. Ai ofroi gjithe perkushtimin e tij qe arritjet e medha te avancohen edhe me tej. "Nje arritje e madhe eshte vete pavaresia e Kosoves, mbeshtetja dhe njohja e saj si shtet sovran dhe i pavarur dhe gatishmeria qe i eshte dhene per te ece perpara ne synimet integruese", theksoi Haradinaj. Ai shprehu bindjen se “Kosova ka vetem nje rruge, ate te besimit ne vlerat perendimore, demokraci, rend dhe ligj, ne nje jete ne barazi per te gjithe njerezit, pa dallim perkatesie etnike, apo perkatesie tjeter”. “Ne Kosoven e sotme ne kemi shansin te vertetojme se Kosova eshte vend i te gjithe qytetareve, te vertetojme para fqinjeve tane se ne vendin tone do te kete barazi per te gjithe dhe te vertetojme para bashkesise nderkombetare se e kemi vendin ne familjen evropiane dhe ne integrimet euroatlantike”. Ish-kryeministri ka shprehur dhe urimin: Qofshim te gezuar gjithnje ne Kosoven tone te pavarur dhe Zoti e bekofte Kosoven dhe popullin e saj!”

UCK

Ramush Haradinaj, 39 vjec, ish-komandant i UCK-se, eshte zyrtari me i larte kosovar i ndjekur nga TPI-ja, pasi u akuzua per persekutim, vrasje, tortura dhe perdhunime te kryera ne 1998-1999 ne Kosove. Tribunali i Hages e ka shpallur te pafajshem ne te gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria, pas me shume se tre vjetesh qe prej ngritjes se aktpadise kunder tij. Vete subjekti politik i Haradinajt, AAK, ka deklaruar se ka besuar gjithnje ne drejtesi. Nenkryetari Naim Maloku ka thene se AAK-ja ka besuar gjithnje ne luften e drejte te UCK-se. “Ne i kemi besuar pafajesise sone, te luftes se UCK-se, ne i kemi besuar verdiktit te drejte te Tribunalit te Hages. Ne i besojme drejtesise.

“Lirimi, fitore per luften tone clirimtare”

Organizata e Veteraneve te Luftes se UCK-se e konsideroi lirimin e “bashkeluftetareve, Ramush Haradinaj e Idriz Balaj”, nga Gjykata Nderkombetare per krime lufte ne Hage nje “fitore te rendesishme edhe pse te pjesshme”. Ndersa ka shprehur pakenaqesine e saj lidhur me “denimin e bashkeluftetarit Lahi Brahimaj”. Lirimi i ish komandantit te UCK-se se Dukagjinit dhe bashkeluftetarit Idriz Balaj eshte nje fitore e madhe per luften tone clirimtare, popullin tone ne pergjithesi dhe per familjen Haradinaj e Balaj, thuhej ne komunikaten e djeshme te OVK te UCK-se.

”Haradinaj e ka vendin ne politike”

Ramush Haradinaj e ka vendin ne politiken e Kosoves, vleresojne analiste ne Kosove. Ata thone se institucionet dhe pushteti ne Kosove ka nevoje per nje opozite te fuqishme, e cila do te ndihmonte zhvillimin e proceseve dhe do te ndikonte ne luftimin e dukurive negative. “Lirimi i z.Haradinaj nga Haga eshte edhe simbolike e kthimit te dinjitetit per popullin e Kosoves”, vleresojne analistet. Lirimi i ish kryeministrit dhe njeri nder udheheqesit kryesore te UCK-se, Ramush Haradinajt, eshte kthim i dinjitetit te popullit te Kosoves do te ndikoje pozitivisht ne zhvillimin e pergjithshem te jetes ne Kosove. “Ne Kosove nuk ka vepra per krime te luftes me te cilat do te duhej te merrej gjykata e Hages”, thone analistet politike ne Kosove.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora