E shtune, 27.04.2024, 10:23 PM (GMT+1)

Faleminderit

Tre pengjet e Luigj Gurakuqit

E enjte, 06.03.2008, 08:10 PM


Flori Slatina - G 55
    
Dekorohet sot nga Presidenti i Republikes regjisori Luigj Gurakuqi me urdherin “Mjeshter i madh”

Sot, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit do të zhvillohet ceremonia e dhënies së titullit “Mjeshtër i madh” regjisorit të shquar të Operës shqiptare Luigj Gurakuqit. Një titull i lartë që jepet në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së artistit shumëplanësh që e dominoi gjysmën e dytë të shekullit të XX, duke qenë nga regjisorët e vetëm, të diplomuar për regji opere dhe një nga më të suksesshmit, pasi shumë premiera kombëtare he ndërk0ombëtare mbajnë firmën e tij. Për artistin kemi folur edhe herë ët tjera, duke përshkruar biografinë e tij, e cila nis që në vitin 1946 në korin e mjeshtrit Gaqo Avrazi e përfundon deri në çastet e fundit të jetës së tij, si publicist. Luigj Gurakuqi ka qenë regjisori i shumë operave, operetave, koncerteve, festivaleve të këngës në RTSH, në dekadat e majit, në festivalet e fëmijëve; ka qenë konferencier, prezantues i mjaft koncerteve, spektakleve, i festivalit të parë të këngës në RTSH, dhe i festivalit të 36 të, ka qenë poet, autor i mjaft teksteve të këngëve, ku maja e krijimtarisë së tij mbetet kënga “Valsi i lumturisë”, kompozuar nga Avni Mula, ka qenë përkthyes i shumë libreteve të operave botërore, të vëna në skenën e TOB (në atë kohë operat këndoheshin shqip dhe Luigj Gurakuqi i ka përkthyer të gjitha), ka përkthyer librete në filmat dhe operat e shfaqura në TVSH, autor i operës “Karnavalet”, ka qenë aktor në disa role në filmin shqiptar, ka qenë autor i mjaft shkrimeve dhe librave, mes të cilave “45 vjet Opera”, etj, etj. Dhe në ka njeri që e meriton plotësisht titullin “Mjeshtëri i madh i punës” është padyshim Luigj Gurakuqi, i cili nuk u lodh asnjëherë por punoi deri në çastet e fundit të jetës duke shkruar historinë e operës dhe atë të familjes së tij. Ky titull që i jepet sot artistit të shquar edhe pse i vonuar ve në vend një padrejtësi që i është bërë ndër vite.
Me z. Luigj pata fatin e madh ta njoh 10 vjet më parë, kur ai filloi pranë gazetës së re “55” botimin e kujtimeve dhe të historikut mbi teatrin e Operës. Bashkëpunimi ynë ka qenë i frytshëm dhe i gjatë. Unë e quaj veten me fat që e njoha dhe përfitova shumë nga akultura dhe madhështia e tij.

Pengu i parë. Regjisori Luigj Gurakuqi kishte punuar në TOB që nga viti 1963, menjëherë pas studimeve në Moskë dhe Tiranë. Kishte realizuar me qindra koncerte, opera, shfaqje, por që në vitet e komunizmit kur katolikët nuk shikoheshin me sy të mirë, edhe Luigji do të vuante pasojat e kësaj paranoje të diktaturës. Ai nuk u vlerësua kurrë për artin e tij, pa tituj, pa çmime. Por, për fatitë keq, edhe pas vitit 1990, atij nuk iu dha e drejta. Asnjë titull, edhe pse emri i tij figuronte në listat e drejtorëve të TOB-it apo të ministrave të kulturës që vinin e iknin njëri pas tjetrit. Shpresoi se dikush do ta vlerësonte kontributin e tij të çmuar në Opera. Nuk iu dha ky titull as në 40 vjetorin, as për 45 vjetorin, kur sapo kishte botuar edhe historikun e TOB-it, as në 50 vjetorin e Operës. Ai iku i dëshpëruar se nuk mori kurrë atë që meritonte, kur nxënësit e tij kishin marrë tituj e grada nga më të lartat!? Gjithsesi ky titull që i jepet sot, më mirë vonë se kurrë, është një vlerësim për një artist të shquar, rrugën e të cilit e vijon me shumë sukses i biri, për të cilin sakrifikoi punën, kur diktatura i vuri përballë alternativën qesharake “O ti, o yt bir në Opera”, nuk ka vend për të dy!”.

Pengu i dytë. Z. Luigj Gurakuqi jetonte me pensionin qesharak prej më pak se 10 mijë lekësh në muaj. Një pension që i siguronte atij vetëm një jetesë minimale. Së bashku me bashkëshorten e tij, Zinën, një artiste e dikurshme e Ansamblit Popullor, ata jetonin me pensionin që, për fat të keq, në kohën e diktaturës kishte qenë shumë më i madh dhe dinjitoz. Ai shpresoi se qeveritë e njëpasnjëshme do ta kishin parasysh kontributin e tij. Listat për pension të posaçëm që hartoheshin sa nga ministria, sa nga bashkia apo nga qeveria flinin nëpër sirtarë dhe askush nuk merrte mundimin të vlerësonte realisht këtë artist. Është qesharake dhe e turpshme, kur vetëm para pak muajsh në një gazetë doli një tjetër listë me emrat e atyre që përfitonin pension të posaçëm dhe aty figuronte ende emri i Luigj Gurakuqit, kur ai kishte të paktën 1 vit që prehej në jetën e përtejshme.

Pengu i tretë. Prej vitesh, madje që prej vitit 1946, Luigj Gurakuqi jetonte në një banesë të shtetëzuar që ia kishte dhënë shteti në atë kohë. Ai jetoi aty deri në çastet e fundit të jetës. Shpresonte se një ditë ai do të merrte një banesë tjetër, pasi ai i kishte dalë pronari dhe ai të kompensohej nga shteti. Në banesën e tij dykatëshe, të rrethuar me ndërtesa të larta që të merrnin frymën ai kishte krijuar oazin e tij. Para dhjetë vjetësh më kërkoi t’i çoja një kumbull dhe një ftua për t’i mbjellë në oborrin e tij. Ato u rritën e para disa vitesh bënë kokrra. Këtë vit ato kanë çelur përsëri me lule të bukura, por ai nuk jeton më.
Për fat të keq sot vetëm njëri nga pengjet e tij po realizohet, por ai nuk e shikon dot. Tashmë Luigj Gurakuqi nuk ka nevojë as për banesë, as për pension, as për tituj. Emri i tij është shkruar në historinë e operës shqiptare dhe koha që do rrjedhë do ta skalisë më mirë emrin e tij dhe s’do të harrohet kurrë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora