Faleminderit
Engjëll Koliqi: N'altarin e shtetit të Kosovës prin Ibrahim Rugova
E marte, 22.01.2008, 07:32 PM
NË VALLEN E MADHE TË PAVARËSISË QË PO FILLON:
N’ALTARIN E SHTETIT TË KOSOVËS PRIN IBRAHIM RUGOVA
Në dyvjetorin e ndarjes fizike nga ne të Babait dhe Presidentit të Parë të Republikës së Kosovës – Dr Ibrahim Rugova
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Lecco, 21 janar 2008
![]() |
Engjell Koliqi |
Siç është bërë tashmë traditë për njerëzimin në përgjithësi, as kremtja jonë e pavarësisë nuk do të kalojë pa lotë e pa dhembje. Mirëpo, edhe në mes lotëve e dhembjeve do të vezullojë krenaria jonë kombëtare. Do t’u këndojmë fuqishëm heronjëve dhe dëshmorëve, që me gjakun e tyre kanë vulosur lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Patjetër që i këndojmë fuqishëm dhe me krenari të bujshme, edhe Babait dhe Presidentit të Parë të Shtetit të Kosovës – Dr Ibrahim Rugovës, që sot dy vjet u nda fizikisht nga ne, por që jeton në zemrat e shqiptarëve sot e përjetemot – deri në amshim.
Sot, kur po përgatitemi për Ditën e Madhe, në dyvjetorin e mbetjes pa babain dhe strategun e Republikës së Kosovës, derisa qajmë për mungesën e Dr Rugovës, me krenari vezulluese ngushllohemi duke përkujtuar veprën e pakontestueshme dhe të pakrahasueshme të Tij, bashkë me strategjinë karakteristike e specifike të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Ishte Ibrahim Rugova, Ai që mbas luftimeve dhe vuajtjeve shumëshekullore që popullit të Kosovës “nuk ia pranonte historia”,

Ç’është e vërteta, Ibrahim Rugova nuk ishte një lider i moderuar, siç cilësohej publikisht nga qarqe të shumta, por ishte një ekstremist tipik dhe një luftëtar karakteristik i çështjes kombëtare, konform rrethanave historike-politike, që në fund të shekullit të kaluar dhe në filllim të shekullit në vijim, ndërronin me një dinamizëm shumë të përshpejtuar. Ai dinte t’u përshtatej rrethanave dhe të mbante hapin me kohën, që kalonte shumë shpejt. Koha as historia “nuk guxonin të ecnin” pa Ibrahim Rugovën, as pa shqiptarët. Duke shfrytëzuar akreditimin si gazetar në Romë dhe në Selinë e Shenjtë në Vatikan, kam pasë rastin të takohem me shumë liderë botërorë, të vendeve të mëdha europiane dhe të kontinenteve të tjera dhe që të gjithë ma kanë konfirmuar ekstremitetin e Dr Rugovës, i cili nuk ka rrëshqitur as nuk ka lëvizur kurrë, as një milimetër, nga qëndrimi i tij këmbëngulës për njohjen legale e formale të Republikës së Kosovës, nga bashkësia ndërkombëtare. Dhe vendosmërisht, që të gjithë bashkëbiseduesve ndërkombëtarë, gjithnjë u ka sygjeruar se duhet të pajtohen me realitetin historik të shqiptarëve dhe ta njohin shtetin e Kosovës, vetëm për një fazë kaluese, deri në bashkimin faktik kombëtar.

Nuk e kemi lehtë ta madhërojmë Ditën e Madhe të Pavarësisë, që tashmë është shumë afër, pa strategun dhe themeluesin e Shtetit të Kosovës. Zemrat tona do të këndojnë e vallëzojnë nën trysni drithërimash, por do të përmbahemi dhe nuk do t’i zbehim vezullimat karakteristike të Krenarisë Arbërore, sepse sytë tanë do të shohin në ballë të valles festive vetë Presidentin Rugova! I qoftë gjithmonë i lehtë dheu i Kosovës, që aq shumë e dashti! Qoftë gjithmonë lapidar dhe fortesë e lavdisë dhe krenarisë sonë kombëtare, në të gjitha zemrat shqiptare!
![]() |
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi Bëjnë homazhe para varrit të Presidentit të Parë të Kosovës Dr Ibrahim Rugova, në dyvjetorin e kalimit të Tij në amshim |