E shtune, 27.04.2024, 11:33 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ekskluzive - Agim Gashi: Moj Drenicë e Haki Ymerit

E diele, 24.02.2008, 07:30 PM


Haki Ymeri duke u intervistuar nga gazetarët e BBC-së në mars të vitit 1998

Pa gjak e pa krim
Të g´zohet Liria!

Nga Agim Gashi - Zemra Shqiptare Ekskluzive

Në përkujtim të Dëshmorëve të Demokracisë

Në faqen www.zemrashqiptare.net në të ardhmen do të mundohemi që t'i përkujtojmë Dëshmorët e Demokracisë me nga një biografi të shkurtër dhe me këngë e poezi të kushtuara nergut për Ata.

Haki Ymeri
(1953-1999)

Aty, ku shpirti është i patrembur dhe balli qenedron lart,
ku lejohet dituria;
ku bota s´mbyllet me avllia
ku fjalët burojnë nga e vërteta
Ku synimi i palodhur shtrinë krahët kah përsosmëria;
Në atë qiell të lirisë, Imzot, zgjoje vendin tim.

Tagora

Haki Ymeri u lind në Vojnikë të Skënderajt me 1953. Shkollën fillore e kreu në Turiqefc, ndërsa gjimnazin në Skënderaj.
Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega e Letërsisë dhe Gjuhë shqipe.
Po ashtu Haki Ymeri për një kohë studjoi edhe Gjuhën dhe letërsinë anglo-amerikane në Universitetin e Prishtinës..Punoi si mësimdhënës në shkollën fillore “Kosova” në Vajnik dhe shkollën “Iliria” në Turiqevc. Me përkthime është marrë që nga vitet e ´80-ta dhe që atëherë ka botuar në gazetën “Rilindja” si dhe në revistat “Zëri i Rinisë” dhe “Bota e re”. Librin e parë e boton më 1997  me titull “Lirika të përkthyera”. Rrjedh nga një familje atdhetare e Drenicës së Tahir e Ymer Binakut. U vra në tradhëti më 2 nëntor 1999.

Ishte veprimtarë i pa epur i çështjes kombëtare. Ndihmoi luftën çlirimtare me pushkë dhe mjete materiale. Në momentin e vrasjes ishte profesor në shkollën e fshatit.

Qendra për Informim me rastin e vrasjes se Hakiut lajmëronte;

Qendra për Informim e Kosovës
Informatori ditor nr. 2474 B
Prishtinë, 3 nëntor 1999

Persona të panjohur kidnapojnë dhe vrasin anëtarin e Kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj
Prishtinë, 3 nëntor (QIK) - Haki Ymeri, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj, është gjetur i vrarë mbrëmë, në rrethana të pasqaruara dhe nga autorë deri tash të panjohur,njoftoi Dega e LDK-së në Skënderaj. Njoftohet se z. Ymeri (46), baba i gjashtë fëmijëve, është kidnapuar dje pasdite, midis orës 16 dhe 17, në fshatin Brojë,nga persona të panjohur, që janë prezentuar si policë, që kishin rroba të zeza dhe që ishin me një veturë të tipit "Opel Omega" me ngjyrë të zezë. Sipas njoftimit, trupi i pajetë i Hakiut u gjet në një thellësi të malit në fshatin A‡arevë, dy kilometra larg vendit ku është kidnapuar. Z. Ymeri është i lindur në fshatin Vojnik dhe punonte në shkollën e fshatit si profesor i gjuhës shqipe dhe i gjuhës angleze.
Ai ishte aktivist i LDK-së që nga themelimi, ndërsa në momentin e vrasjes ai ishte në detyrën e kryetarit të nëndegës së LDK-së në Turivec dhe të anëtarit të kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj. Varrimi i Haki Ymerit bëhet nesër në orën 14 në varrezat e fshatit Vojnik.
Me  Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti Rugova dekorohen: Prof. Fehmi Agani, Latif Berisha, komandat Sali Çeku, Agim Hajrizi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Ismail Hajdaraj, Ukë Bytyçi dhe Haki Ymeri.

Fotografi e rrallë e ruajtur me gjelozi nga familja e Hakiut: nga e djathta Ymer Binaku, Shaqir Smaka, Azem Bejta i ulur, Fazli Berani dhe Fekë Rakinica

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Moj Drenicë e Haki Ymerit

Agim Gashi

Kull´  e Kamer Loshit
Dhe Ahmet Delisë,
Ndeleni Ju vajin
Për msues t´letërsisë.

Mjaft kanë qajtë lisat,
Blinajat n´Aqarevë,
Kur ja morën jetën
Çunat e pa nderë.

I
Kulla e Tahir Mehes
Qe e mbrojte nderin,
A sma fale nji lule
Per Haki Ymerin

T´ia la te vorri
Msuesit t´letersise,
Qe ja moren jeten
Diten e lirise.

II
Nur i Azem Bejtës
Dhe Adem Jasharit,
Ja përkdhelin plagët
Atje n´thellsi t´varrit.

Vjen Shote Galica
E të përkdhel Ty,
Trimin e Kosovës
Që ra për liri!

III
Flej me gjyshin tand
Trim Tahir Binakun,
Që bajlozav shkie
Mirë ja ipte hakun.

Të rrallë janë kta trima
Që i pat Kosova,
Tash t´erdhi përgjithmonë
Dhe Ibrahim Rugova.

IV
Lut´   Kosova  e bukur
Me zemër të madhe,
Të ndalen hasmenitë
Dhe vrasjet nder shqiptare.

Pash gjakun e derdhun
Pashë vorret e mija,
Pa gjak e pa krim
Të g´zohet Liria!

Düren, 18.08.06

 KENGE PER HAKI YMERIN

Agim Gashi

Libri i parë i Haki Ymerit „Lirika të përkthyera”
Hej n´ato maja ku s´shkrin bora,
N´ato rreze e n´ato hije,
Kanga e zogut e merr qiellin,
Bashk me kangë e gaz femije,
N´vaj të Nikës tash Vojnik
Lind nji trim zemër çelik,
Për tu rujtë besa e nderi
Lind i trimi Haki Ymeri.

Po n´Drenicë në atë kshtjell burrnije
Që i dha trimat me nam trimnije,
Ku n´barot u shkonte jeta,
Ku n´Bajloza turrej Azem Bejta,
Ku me besë o matej burrnija
Ku s´dorzohej Kamer Sejdija,
Ku merr hak Ahmet Delija,
Ku janë sulë shumë trima tjerë
Që për Kosovë binin me nderë,
Brez pas brezi pertrihej Gjaku,
Tash pertrihet Tahir Binaku,
Me i ndritë besa e nderi
Lindi e rritet  Haki Ymeri.

Lindja e rrita e djalit t´ri,
Shum bujare në këtë  shtëpi
Ku rrinin burrat e kuvendojshin
Për liri besen e vnojnshin
Ku gjith flitej fjalë trimnije
Fjalë të besës e fjalë burrnije,
Me buzë n´gaz pritej miku
Ku perbuzej gjithmonë anmiku,
Miku i shpisë vjen pa trokit
Me i ba planet e lirisë
Me këtë Odë krenohej Drenica
Aty vinte Azem Galica
Gzohej shpija dhe shtrohej darka,
Kur u vinte Shahqir Smaka,
Hije nuri kish konaku
Mirë i priste Ymer Binaku.

Kështu rritej dhe edukohej
Piqej djali e shkollohej
Kryente shkollë e fakultet
Kontribut për atëdhe jep,
Tuj mendu veq për liri
Shpirti i tij s´gjente qetësi
Kishte shokët t´mirë me vete
Ismet Racin e Fadil Gecin,
Ksaj Drenice ja rritshin namin
Me bujarin Xhafer Behramin,
Edhe tjerë trima të rrallë
Burra t´fortë e atdhetar.
Që për luftën tash mendonin
Popullatën ta ndihmonin,
E Hakiu jo nuk ndalej
Dhe armikut nuk i falej
Por atij ja ipte hakun
Bash si kopje e Tahir Binakut.

Dhe kshtu lufta ashpërsohej
Në Kosovë gjithkund luftohej,
Haki Ymeri burrë bujarë
E ndihmoj luftën pa ndalë;
Hem me pushkë e hem me pare,
Edhe me ndihma humanitare
I bante shtretnit për ushtri,
Me familje e vllezen te tij
Pa sakrifica ska liri!
Këtë e dinte Haki Ymeri
Se ku ish besa e ku ish nderi
Lype vlla te ky burrë dai
Që nuk ndalej për liri.

O babë i mirë i gjashtë fëmijëve
Familjar e luftëtar
Profesor dhe edukator
Shkrunte vjersha dhe përkthente
Asgja mangut n´shoqri s´lente,
Se e dinte çka ashtë jeta
Me arsim dy fakulteta.
Në krah pushkën e në dorë lapsin
Kshtu anmikut i ipet haku
Siç ia dha Tahir Binaku.

E nderonte President Rugovën,
Ai e donte shumë Kosovën
LDK-në e kish parti
Se shumë vjet tuj lypë drejtësi
Edhe lufta u ashpërsue
Në shumë fronte tuj luftue,
Filloj egzodi në shqiptari
Ikshin njerzit me gra e fmijë,
Në Shqipni e Maqedoni,
Në Turqi e Itali,
Haj ne Zvicer e Gjermani,
Në Kanadë e Amerikë,
Në kater anët shqiptart´  tuj ikë!
Filloj lufta nga ajri e toka
Tash lufonte e tane bota
Amerika mikesha e jonë
Filloj Serbinë e bombardon,
Ja ka qart tank e ushtri
Bash me zor n´Serbi i ka kthy!
N´Kosove kthehej shpresa e nderi,
Gzohej shumë Haki Ymeri
Siq i gzohet fmiu nanës,
E siq i gzohet o nata hanës,
U gzuen mbarë shqiptaria
Nisen shpejt me u kthye te shpija
Ah e ambel ashtë liria.

Haki Ymeri djalë zotni
Filloi punën tash n´liri.
N´degë të vet nis aktivitetin,
Për me que n´vend amanetin ;
Të shumë trimave e djemve t´ri
Që ranë në luftë po për liri,
Por dikuj si konvenonte
Që Kosova para t´shkonte,
Nis´ formohen turli SHIK-u,
Që i gzohej veq anmiku
LDK-istat me i pengue
E ata vetë me përfitue;
Materialisht e politikisht
E me marr me dhunë pushtetin
Qe me grushta t´përshëndesin!
Nis e bajnë plane të ndyta
Prap me vrasje politika,
Veshin maska si bandita
Për me vra shqiptarë në prita.
Spo e dojnë Ibrahim Rugoven
Komuniste e don Kosovën.

Kanë ba plane ku me ja nisë,
Kanë vendosë t´fillojnë n´Drenicë
Djemt ma t´zot me ja vra Kosovës
Me ja thye „krahët“ President Rugoës!
O me 2 nandor ´99,
E Hakiut prit´ i kanë zanë
Djem të kqij me maska t´zeza,
Tre katila, tre kriminela,
Me ni veturë Opell Omega
Me nji veturë të zezë katran
Mu si zemrat qysh i kanë!
N´fshatin Burojë e kidnapojnë
Në Açarevë n´male e qojnë
E rrahin djalin e torturojnë
Porse jo, jo se nënshtrojnë.
U përgjigjej me pak fjalë :
-Sjam komunist e as tradhëtar
Drenicak jam zemer bujarë !
Kriminelat smund t´durojnë
T´lidhun djalin e pushkatojnë,
Frigacakët kshtu veprojnë
Me dalë para nuk guxojnë;
Me shumë plumba vritet djali
Por nuk vritet jo ideali,
Që e lirë të jetë Kosova
E t´na prijë President Rugova.

U hap lajmi si rrufe
Në Kosovë t´shtrejtin atdhe,
Se na vranë besen e nderin
Na e kan vra Haki Ymerin,
Të pa besit sa ma ska
Që mbulojnë fytyrat mos me u pa
Që e vrasin dijen, shkollën,
Që jau vrasin fmive lojen,
Që shkelin n´dije e shkelin n´besë
E  n´jetima Kosova t´jesë!
E vranë shokun e Idriz Rrecit
Edhe shokun e vllaznive Geci,
Sejdi Koci se nal vajin
Si t´ja vritshin atij vllaun,
Ja kanë vra nji trim Kosovës,
Me ja thye krahin President Rugovës
E gjashtë fëmijë jetim me i lanë
Me u rritë vetëm me nanë.

Sot n´Vojnik në ato vorre
E rrokë flladi nji përmendore
Ku pushon trimi i nderit
I Heroit Haki Ymerit,
Ku shkojnë lulet nga vllaznija
Nga familja e mbare shqiptaria
Në nderim të Drenicakut
Të asaj kopje të Tahir Binakut,
Fli i qetë Haki he burrë
Se Kosova s´tharron kurrë.

2006.03.25
Düren



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora