Kulturë
Flet këngëtarja e mirënjohur Alma Hyska Civeja
E enjte, 21.06.2012, 06:00 PM
“Albumi i ri me këngë miks do të jetë surprizë”
Nga Albert ZHOLI
Ajo ka
ngjitur skenat e mëdha që në adoleshencë dhe kurrë nuk është dehur nga sukseset.
Për një kohë të gjatë në Gjermani ajo këndon anglisht, gjermanisht duke mos lënë
kurrë pas dorë këngët shqiptare. Tashmë ajo po realizon një klip të ri me këngë
mikse, ku ajo thotë se do të jetë surprizë pasi realizohet në një nga studiot
prestigjioze gjermane.
Kënga nuk
vjen rastësisht tek një njeri. Kënga tek njeriu është diçka e brendshme që vjen qysh fëmijë. Si erdhi kënga tek Alma?
S’e di
kur konkretisht, por mbaj mend që këndoja në shtëpi këngë të ndryshme që kur
isha fëmijë. Sa herë dëgjoja ndonjë këngë të re në radio apo televizion lija çdo
punë dhe e dëgjoja me shumë vëmendje. Kënga më çonte në një botë tjetër. Më çonte
në ëndrra pakufi, por edhe më relaksonte.
Kur këndoje
në shtëpi, prindërit nuk të tërhiqnin veshin?
Jo. Përkundrazi
më nxisnin të këndoja. Gjeta një ambient të ngrohtë për atë ç’kisha dëshirë.
Si filloi
aktivizimi?
Filloi
natyrshëm. Fillova të aktivizohem me Shtëpinë e Pionierit të qytetit të Kuçovës.
Në periudhën e sistemit monist në Kuçovë qytetin tim të lindjes kishte shumë aktivitete.
Jeta artistike ishte shumë e kultivuar. Gjithmonë çdo fundjavë do të kishte diçka
artistike. Isha me fat që u linda në atë qytet.
Kur keni
kënduar për herë të parë në skena të mëdha?
Kam kënduar
në Festivalin e RTSH të vitit 1989 këngën "Për njeriun jeta flet". Kjo
ditë shënoi pikën time kulmore për atë periudhë. Sa e gëzuar kam qenë edhe sot
e kujtoj atë ditë. Isha shumë e re dhe kurrë se mendoja se do të ngjisja ato
shkallë. Ishin shkallë magjike për mua. Sa herë netëve në gjumë ëndërroja të kisha
një fat të tillë... dihet rëndësia aq më tepër që unë vija nga një qytet i vogël
si Kuçova.
Po më pas
në çfarë kompeticioni me përmasa të tilla keni marrë pjesë?
Më pas
kam marrë pjesë me këngën “E duam jetën
tonë" në Festivalin e Pranverës
Tiranë 1991. Ky ishte hapi im i dytë i suksesit aq më tepër që për dy vjet mora
pjesë në dy kompeticione shumë të rëndësishëm. Ishin vite kur unë mora tamam
drejtimin e duhur. Mendova se kisha hyrë në radhët e këngëtarëve që pretendojnë,
e kam fjalën për këngëtarët e rinj si unë.
A kishit
mbështetje në atë kohë?
Asnjë mbështetje.
Mbështetja e vetme ishte zëri im. Punoja ditë e natë me këngën. Interpretoja këngë
të ndryshme në çdo kohë.
Po kur u
larguat për në Gjermani si vazhdoi jeta artistike e Almës?
Mendova
se pas krijimit të familjes dhe shkuarjes në Gjermani jeta ime artistike do të zbehej.
Në atë kohë në emigracion ikën shumë këngëtarë të njohur. Por aty gjeta shumë këngëtarë
shqiptarë, por edhe këngëtarë të huaj, që pëlqenin vokalin tim. Dua të them se
unë u përshtata shumë shpejt me gjuhën gjermane dhe me jetën aty. Në Gjermani
ka shumë aktivitete dhe mbi të gjitha ka shumë emigrantë shqiptarë, në fillim u
lidha me shoqatat kur bëheshin aktivitete të ndryshme. Aty kam njohur dhe këngëtaren e mirënjohur Alida Hiskun, e
cila më dha përkrahjen e saj.
Pra, ju këndoni
dhe këngë shqiptare dhe të huaja?
Sigurisht.
Repertorin tim më të mirë e kam me këngë angleze dhe me këngë gjermane. Unë tashmë
kam grupin tim me të cilin lëviz në të gjithë Gjermaninë. Këndoj në ambiente me
qytetarë gjermanë, por edhe me të huaj, sigurisht pa u ndarë nga aktivitete me
shoqatat shqiptare. Në çdo aktivitet shoqatat më thërrasin dhe unë këndoj.
Kur ndiheni
më mirë kur këndoni në shqip , apo kur këndoni këngë të huaja? Ndihem mirë në të
dy rastet. Kënga është art dhe artisti nuk bën dallime. Me grupin tim lëviznim
në gjithë territorin gjerman, por edhe në Austri.
Po me
shoqatat e ndryshme shqiptare çfarë aktivitetesh keni bërë?
Kam bërë shumë
aktivitete. Kam lëvizur në Angli, Austri, Francë, Itali, Belgjikë, etj..janë disa
shoqata të grave që bëjnë aktivitet kudo dhe mua më ftojnë për të kënduar.
Cili ka
qenë aktiviteti i fundit?
Ky që po
zhvillohet në Tiranë një Konferencë për Gratë në Diasporë, pas aktivitetit në Angli.
Si
ndiheni në Shqipëri pas një emigracioni afërsisht 20- vjeçar?
Shqipëria
ka ndryshuar shumë. Më parë unë kam ardhur shumë rrallë dhe nuk kisha parë shumë
ndryshime, ndërsa tani e them me plot gojën se ndryshimet janë të dukshme
sidomos në infrastrukturë dhe ndërtime luksoze.
Me se po
merret tani Alma?
Po përgatis
albumin e ri. Ky album do të jetë miks me këngë të huaja dhe me këngë shqiptare.
Besoj se do të ketë shumë surpriza aq më tepër që po e realizoj në një shtëpi
diskografike gjermane shumë cilësore, ku dihet kërkesat janë shumë të mëdha.
Veshja
karakteristike e Almës?
Duke qenë
shumë në lëvizje veshja ime e preferuar është ajo sportive. Rrallë herë mund të
vishem në mënyrë klasike. Më pëlqejnë pantallonat xhins.
I jepni
kohë lukut?
Si femër
e respektoj veten, por kurrë nuk e teproj. Bëj një tualet shumë të lehtë.
Ku i bëni
pushimet?
Në vende
bregdetare pëlqej bregdetin shqiptar.
Ushqimi i
preferuar?
Ushqimet
tradicionale dhe frutat.
Ndiheni e
lodhur me gjithë këtë aktivitet?
Lodhem
kur rri. Në punë ndihem më rehat. Kur gjej kohë të lirë merrem tërësisht me
familjen.
Çfarë vlerësoni
tek një njeri?
Sinqeritetin
dhe korrektesën.
Çfarë vlerësoni
më shumë tek vetja?
Thjeshtësinë
dhe rigorozitetin. Jam tip i shoqërueshëm.
Keni
peng?
Deri tani
jo. Kam kohë, që pengjet t’i realizoj të gjitha.
Thoni se
dashuria me kalimin e kohës zbehet, po me Almën çfarë ndodh?
Për mua
besoj se jo. Përkundrazi them që forcohet më shumë si vera që sa më shumë kalon
aq më mirë është. Kam kaluar dhe kaloj
shumë mirë me tim shoq dhe më duket se jam e sapo dashuruar. Kam një bashkëshort
të shkëlqyer.