E premte, 26.04.2024, 01:47 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ramiz Selimi: Gjendja e vajzave të aksidentuara tani mund të quhet stabile

E diele, 17.06.2012, 01:33 PM


Gjendja e vajzave të aksidentuara tani mund të quhet stabile

Ministri jashtëm Edmond Haxhinasto vizitoi vajzat e aksidentuara në Austri

Nga Ramiz Selimi

Dy vajzat studente të aksidentuara në Himarë, Eriselda Gubere dhe Florije Peci të cilat po mjekohen në Austri, sot u vizituan nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto,  nga Ambasadori i Shqipërisë pranë OSBE-s,z. Spiro Ko?i, si dhe nga Zv.Konsulli i Republikës së Kosovës në Austri, z.Isa Kosumi.
Drejtori i Spitalit të Linz-t  z. Albert Kröpfl i informoi mysafirët e lart për gjendjen e vajzës së aksidentuar, duke ju thënë se gjendja e saj mund të quhet tani e stabilizuar. Ai tha se pas etapave tjera të kurimit mund të merret një vlerësim i saktë, se me cilat pasoja të aksidentit do të përballet ajo, me rendësi është se organet vitale janë duke u normalizuar dita-ditës .
Pasi kanë vizituar studenten Eriselda Gubere, Zv. Kryministri Edmond Haxhinasto është takuar edhe me mjekët dhe drejtorin në spitalin e Aksidenteve në Linz. Ai i ka falënderuar ata për kontributin e tyre të madh në shpëtimin e këtyre dy jetëve, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. I falënderojmë organet shtetërore Austriake , stafin e mjekeve si dhe bashkatdhetarët që vazhdimisht ndihmuan në ketë rast.
 Zv.Kryeministri tha se vajza Eriselda Gubere është zgjuar para dy ditëve nga koma dhe se gjendja e studentes nga Lushnja mund të quhet e stabilizuar tashmë. Tani ajo ka nevojë për vazhdimin e mjekimit intensiv dhe për qetësi. Haxhinasto komunikoi me Eriseldën dhe i uroi asaj shërim të shpejtë.
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto ndodhej në Vjenë pasi mori pjesë n? sesionin e posaçëm të Këshillit të P?rhersh?m t? OSBE-s?.
Gjithashtu Ambasada e Republikës së Kosovës ishte shumë aktive me Zv. Konsullin e saj z. Isa Kosumi, duke ju gjetur pranë pacienteve që nga dita e parë. Edhe ky falënderoj stafin mjekësor për punën  profesioniste që kanë bërë dhe falënderoj bashkatdhetarët që po i ndihmojnë të afërmit e të aksidentauarave në forma të ndryshme.  
Në Vöcklabruck ishte një ditë me parë edhe Ambasadori Vili Minaroli i cili takoi vëllain e, Florije Pecit, Gazmend Pecin, i cili është nisur nga Shqipëria për t’i qëndruar pranë motrës në spital. Gazmendi i  falënderonte të gjithë ata që u kujdesën dhe po përkushtohen për shëndetin e së motrës. “Falënderoj bluzat e bardha dhe ambasadën e Shqipërisë në Austri. Një falënderim të veçantë e kam për zv/konsullin e Kosovës në Austri, Isa Kosumi. Dua të theksojë dhe lavdëroj komunitetin Shqiptar këtu në Vöcklabruck e më gjerë, sidomos kryetarin i këtij komuniteti, Basri Jasharin , ky rast tregoj se çfarë bëjmë ne shqiptarët për njëri-tjetrin”, tha Gazmendi.

 

 

Ambasadori pranë OSBE-s: Spiro Ko?i, Ministri i Jashtëm: Edmond Haxhinasto,  Zv.Konzulli: Isa Kosumi

 

Ambasadori Minaroli, Zv.Konsulli Kosumi me bashkatdhetarët në Vöcklabruck

 

Zv. Konzulli i R. së Kosovës z. Isa Kosumi me Ministrin i Jashtëm i R. Së Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora