| E diele, 17.06.2012, 01:33 PM |
Gjendja e
vajzave të aksidentuara tani mund të quhet stabile
Ministri jashtëm Edmond Haxhinasto vizitoi vajzat e aksidentuara në Austri
Nga Ramiz Selimi
Dy vajzat studente të aksidentuara në Himarë, Eriselda Gubere dhe Florije Peci të cilat po mjekohen në Austri, sot u vizituan nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto, nga Ambasadori i Shqipërisë pranë OSBE-s,z. Spiro Ko?i, si dhe nga Zv.Konsulli i Republikës së Kosovës në Austri, z.Isa Kosumi.
Drejtori i Spitalit të Linz-t z. Albert Kröpfl i informoi mysafirët e lart për gjendjen e vajzës së aksidentuar, duke ju thënë se gjendja e saj mund të quhet tani e stabilizuar. Ai tha se pas etapave tjera të kurimit mund të merret një vlerësim i saktë, se me cilat pasoja të aksidentit do të përballet ajo, me rendësi është se organet vitale janë duke u normalizuar dita-ditës .
Pasi kanë vizituar studenten Eriselda Gubere, Zv. Kryministri Edmond Haxhinasto është takuar edhe me mjekët dhe drejtorin në spitalin e Aksidenteve në Linz. Ai i ka falënderuar ata për kontributin e tyre të madh në shpëtimin e këtyre dy jetëve, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. I falënderojmë organet shtetërore Austriake , stafin e mjekeve si dhe bashkatdhetarët që vazhdimisht ndihmuan në ketë rast.
Zv.Kryeministri tha se vajza Eriselda Gubere është zgjuar para dy ditëve nga koma dhe se gjendja e studentes nga Lushnja mund të quhet e stabilizuar tashmë. Tani ajo ka nevojë për vazhdimin e mjekimit intensiv dhe për qetësi. Haxhinasto komunikoi me Eriseldën dhe i uroi asaj shërim të shpejtë.
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto ndodhej në Vjenë pasi mori pjesë n? sesionin e posaçëm të Këshillit të P?rhersh?m t? OSBE-s?.
Gjithashtu Ambasada e Republikës së Kosovës ishte shumë aktive me Zv. Konsullin e saj z. Isa Kosumi, duke ju gjetur pranë pacienteve që nga dita e parë. Edhe ky falënderoj stafin mjekësor për punën profesioniste që kanë bërë dhe falënderoj bashkatdhetarët që po i ndihmojnë të afërmit e të aksidentauarave në forma të ndryshme.
Në Vöcklabruck ishte një ditë me parë edhe Ambasadori Vili Minaroli i cili takoi vëllain e, Florije Pecit, Gazmend Pecin, i cili është nisur nga Shqipëria për t’i qëndruar pranë motrës në spital. Gazmendi i falënderonte të gjithë ata që u kujdesën dhe po përkushtohen për shëndetin e së motrës. “Falënderoj bluzat e bardha dhe ambasadën e Shqipërisë në Austri. Një falënderim të veçantë e kam për zv/konsullin e Kosovës në Austri, Isa Kosumi. Dua të theksojë dhe lavdëroj komunitetin Shqiptar këtu në Vöcklabruck e më gjerë, sidomos kryetarin i këtij komuniteti, Basri Jasharin , ky rast tregoj se çfarë bëjmë ne shqiptarët për njëri-tjetrin”, tha Gazmendi.
Ambasadori
pranë OSBE-s: Spiro Ko?i, Ministri
i Jashtëm: Edmond Haxhinasto, Zv.Konzulli: Isa Kosumi
Ambasadori
Minaroli, Zv.Konsulli Kosumi me bashkatdhetarët në Vöcklabruck
Zv. Konzulli
i R. së Kosovës z. Isa Kosumi me Ministrin i Jashtëm i R. Së Shqipërisë z. Edmond
Haxhinasto