E shtune, 27.04.2024, 12:32 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Murat Gecaj: Bujar Nishani, Presidenti i ri i Shqipërisë

E marte, 12.06.2012, 05:19 PM


BUJAR NISHANI, PRESIDENTI I RI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

Mbrëmë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në një senacë të radhës e të rregullt, sipas Kushtetutës sonë, mori në shqyrtim kandidaturën e paraqitur për President të Republikës së Shqipërisë, nga Partia Demokratike në pushtet dhe aleatët e saj. Ky votim ishte normal dhe  pas paraqitjes e dorëheqjes së dy kandidaturave të mëparshme, propozuar po nga këto forca politike, pra të Xhezair Zagajorit e Artan Hoxhës.

Z. BUJAR NISHANI

Pas shqyrtimit të kandidaturës së paraqitur në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit,  për ministrin e Brendshëm Bujar Nishani, në seancën e mbrëmshme parlamentare ishin të pranishëm pothuajse të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, por ata të Partisë Socialiste nuk morën pjesë në këtë votim. Votimi u zhvillua sipas Kushtetutës:  i fshehtë, normalisht e transparent. Përfundimi i këtij votmi ishte: 73 deputetë të pranishëm në sallë votuan “pro” zgjedhjes së Bujar Nishanit, President i Republikës së Shqipërisë, duke e merituar këtë post me shumicën e deputetëve të Kuvendit, i cili ka 140 veta.

Sigurisht, lexuesit dëshirojnë të dinë më shumë për Presidentin e ri të Shqipërisë, z.Bujar Nishani, i cili deri tani ka marrë mesazhe urimi nga shumë qytetarë të thjeshtë dhe nga mjaft personalitete të larta, brenda e jashtë vendit tonë, si dhe nga shtete të ndryshme të botës.

Ka lindur më 29 shtator 1966, është i martuar me Odeta Nishanin dhe kanë dy fëmijë, Ersin e Fionën. Është diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” të Tiranës, në vitin 1988, ku dhe e caktuan pedagog. Në vitin 1993, e caktuan me punë në Drejtorinë e marrëdhënieve me Jashtë, të Ministrisë së Mbrojtjes. Në vashdim, dy vjet shërbeu në Ministrinë e jashtme, në Drejtorinë e Marrëdhenikeve me NATO-n. Në vitin 1996, emërohet përsëri në Ministrinë e Mbrojtjes, tanimë në Kabinetin e Ministrit. Në vitet 1997 dhe deri më 2005 ishte në profesion të lirë.

Për kualifikimin e tij të lartë, ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni të SHBA-ve, më 1996, për “manaxhimin e resurseve të mbrojtejs”. Ndërsa, në vitin 2004, është diplomuar  jurist, në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin2005, ka marrë titullin “Master” në studimet europiane.

Nga viti 1997 e deri në vitin 2005, ka qenë në profesion të lirë; kryetar i Ushtarakëve Euro-Atlantikë. Në vitin 2005, u zgjodh deputet i PD-së, në Kuvendin e Shqipërisë, detyrë që e ka kryer me përkushtim të lartë. Nga marsi i vitit 2007 dhe deri në shtator 2009, kreu detyrën e Ministrit të Brendshëm. Në vazhdimësi e deri në prill 2011, u caktua ministër i Drejtësisë dhe më tej, deri tani, është në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Vërtet Bujar Nishani përfaqëson një forcë të caktuar politike në Shqipëri, por ai i ka cilësitë vetjake dhe formimin e përgjithshëm intelektual, që të jetë President  i  të gjithë shqiptarëve dhe t’i bashkojë mendimin e veprimin e tij, me të gjithë njerëzit e përkushtuar e atdhetarë, që Republika e Shqipërisë të marrë statusin e vendit-kandidat dhe të bashkohet, së shpejti, me familjen e madhe  europiane. Prandaj , i urojmë atij nga zemra: Shendet të plotë, punë të mbarë dhe gjithnjë arritje, në krye të vendit  tonë liridashës e demokratik, në këtë 100-vjetor të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Tiranë, 12 qershor 2012



(Vota: 4 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora