E premte, 26.04.2024, 02:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Bekim Toçani: A kanë mbetur të pathëna në librin “Në hap me Rugovën”?!

E marte, 05.06.2012, 06:11 PM


A kanë mbetur të pathëna në librin “Në hap me Rugovën”?!

Tri klithma dhe një ofshamë rëndojnë heshtjen e pakuptueshme

“E arritur e madhe është liria shpirtërore, të cilën e kemi arritur ne shqiptarët në këtë kohë”. - Rugova

Shkruan: Bekim Toçani

Libri i Adnan Merovcit, “Në hap me Rugovën” edhe si paralajmërim, nxiti aq shumë kurreshtje lexuesish jo vetëm në Kosovë, por në gjithë hapësirën shqiptare. Veçant te ata që kanë punuar e vepruar përgjatë gjithë periudhës për të cilën shkruan Merovci. Kjo për faktin se Presidenti Rugova ishte dhe mbetet tejdimensional për të gjithë shqiptarët. Tek mua, libri që po vinte, nxiti edhe njëfar padurueshmërie, për ta lexuar. Për t’u përpjekur edhe pak të njoh universin intelektual, njerëzor, politik, veprues të  pijësit shumë të veçant dhe karizmatik të lirisë së Dardanisë. Ajo që më shumë prisja ishte “rrëfimi” i Merovcit, thënë më mirë, nisja, për bashkëpunëtorët e Shtëpisë së Pavarësisë...Nisja e hapjes së “kutisë së pandorës” për Enverin, Xhemën!

Fundja nuk mjafton konstatimi dhe një fotografi sa për ilustrim, apo?!

Fati i librit sikur edhe i fjalës shqip për shqiptarët e Kosovës (të cilëve BE ua mohon aq padrejtësisht), ka një tjetër rrugë, atë të lirisë së lëvizjes. Pasi librit të Adnanit, nuk iu nevojit një “Shengen” vizë, ai shpejt pas botimit do të fluturojë pa vizë përkundër çmimit astronomik prej 15 euro për kushtet socio-ekonomike në Kosovë.

Nuk ngopesh vërtetë së lexuari për Rugovën. Adnani ka pasur të drejtë, ai në fakt ka shkruar një libër të mirë për njeriun INSTITUCION!

E gjithnjë pyetja, a thua kush dhe si u gjend para, gjatë dhe pastaj rrugëtimit me “Mbretin e pakurorëzuar”?! Kush përfitoi nga të qenit me ose afër Rugovës, në mos më së shumti ata që kurr nuk e kuptuan filozofinë njerëzore e intelektuale, kombëtare e demokratike dhe kreativitetin veprues të një “Doktori të fjalës”!? Te libri i Adnanit, shquhen me “bold” shumë “RUGOVIZËM” dhe padashtas, në fund të librit, vjen pyetja a thua çka krejt ka mbajtur në mend apo mësuar Adnan Merovci, nga Presidenti, gjatë një dekade?! Apo, kujt ia përcjell edhe si mesazh RUGOVIZMIN, ai me librin që padyshim thotë diçka, por jo për ata që e njohën UNIN e quajtur IBRAHIM RUGOVA?!

Merovci ka bërë një punë të shkëlqyeshme, pavarësisht asaj se çka ka thënë, pse e ka thënë. Apo pavarësisht asaj që nuk e ka thënë dhe pse nuk e bëri me këtë libër! Fundja, besimi që Presidenti Rugova kishte te Adnani, atij i rrezaton një shkëlqim që askush dhe askurr nuk do ta ketë. Dhe e mbajtë me shëndet se i rri mirë, pavarësisht gjithë të pathënave që ai nuk i ka thënë ose nuk i ka ditur. Ose, i di, por nuk do të flasë! Sikur shumë të tjerë që i ka përmendë në libër...Pa të keq, por me të vetmin qëllim, po shkruaj për “ndër-rreshtat dhe ofshamat e mia”.

Ato që do të duhej ndie si një “Dëshmi-sish që do ta shpëtojnë edhe Lirinë e edhe Kosovën (artikull i botuar dy a tre vjet më parë)!

Ofshama e PARË: Enveri dhe Xhema

Merovci, në kapitullin për “Disa njerëz që i takova”,flet edhe për Xhemajl Mustafën, edhe për Enver Malokun, bashkëpunëtorët e Presidentit Rugova që bënë aq shumë për njohjen e botës me ngjarjet në Kosovën nën okupim klasik dhe terror shtetëror serb. Ndër të tjera, Merovci thotë: Njerëz si Xhema i duhen Zotit më heret, dhe këtu e shoh arsyen e vdekjes së tij të hershme. Apo për Enverin, shkruan: Ai u vra pabesisht në një atentat mizor më 11 janar 1999 në Prishtinë. “Me një voluntarizëm dhe përkushtim të madh, çdo informacion që vinte nga terreni shpërndahej në tërë botën sa hap e mbyll sytë, do të thotë Merovci duke folur për Qendrën për Informim të Kosovës (QIK). Ai poashtu do të pohojë se pas Ibrahim Berishës, udhëheqjen e QIK “e mori Enver Maloku, i cili ishte bartësi kryesor i grumbullimit, redaktimit, botimit dhe shpërndarjes së informatave nga e tërë Kosova”. Adnani e thotë me plot gojën, duke pohuar se e vërtetoi koha, se grumbullimi, përpunimi dhe shpërndarja e informatave prej Zyrës së Kryetarit dhe QIK-ut ishte arma dhe mekanizmi më i fortë i Kosovës. “Enver Maloku ishte sinonim i QIK-ut, i cili me punë të palodhshme e vetëmohuese arriti që në një zyrë me 2-3 kompjuterë ta themelojë një institucion kuptimplotë informativ që quhej QIK...”, do të shkruajë Merovci.

Ajo ofshama ime që në fakt klithë tash e 13 vjet, mbetet: nëse Adnani ishte i mirë informuar për gjithëçka në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, aty ku punonte Enveri aq shumë! Nëse Adnani ka komunikuar dhe e ka respektuar punën e Enverit! Nëse ai ka pasur edhe kontakte të mira me UÇK-në! Nëse edhe sot e kësaj dite, ai, di diçka për dhe rreth vrasjes së Enverit! A thua pse nuk e flet një fjalë të vetme, se pse dhe si ndodhi të vritej Enveri. Do të ishte edhe më mirë nëse Merovci, atë fotografi që e ka vënë në libër, me Enverin e ndjerë, ta arsyetonte me një fjali për vrasjen e tij. Thënë shkurt e shqip, ta bëjë kuptimplote miqësinë dhe rrespektin për Enverin. Në mos për asgjë tjetër, për hirë të nderimit të kujtimit të Tij dhe për hirë të Familjes dhe fëmijëve jetimë të Enverit! Adnani do të duhej ta dijë pse u bë që vozitësi i Enverit, kurr nuk u pagua për punën e tij, përkundër që me vetmohim e sakrificë dhe me veturë personale, e voziti Enverin e madje edhe kreu punën prej gazetari ndonjëherë apo të punëve tjera teknike. Nëse jo, atëherë po rezulton që në mes të Prsidencës dhe LDK-së të mos ketë pasur kurrfarë koordinimi! Për një çast, Adnanit po i përkujtoj pak nga ajo që ka mbetur në fletë ditari të asaj kohe...Nëse Adnani pohon se atentati në Enverin ishte mizor, a thua kjo mizori duhet heshtur, pavarësisht nga kush mund të jetë bërë!?



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora