Kulturë
Albert Zholi: Marash Hajati - Histori dhe vizion
E hene, 04.06.2012, 12:43 PM
Marash
Hajati
Histori
dhe vizion Stefani & Co
(monografi)
Tiranë 2012
Parathënie
Njerëzit,
idetë, libri
Nuk
gaboj, nëse them që në kolanën e
librave, që do t’u kushtohen ngjarjeve e historisë së krijimit të firmave të para
private në fillimet e viteve 90-të të shekullit që lamë pas, “STEFANI & CO” do të renditet ndër të parat,
në mos e para që vlerësoi e hodhi dritë përmes një botimi në formë monografie
mbi gjurmët, mbi punën e rrugën e
ekonomisë së saj të tregut, të pronës private,
që po kthehej në Shqipëri mbas gjysmë shekulli.
Libri që kemi sot në duar, “HISTORI DHE VIZION.
STEFANI & CO” është shkruar mbi një sfond historik, që bën fjalë për
ndryshime të mëdha në rrjedhën e njohur të shembjes së një sistemi totalitar e
të një ekonomie të centralizuar, që ishte
e të gjithëve dhe e askujt. Ky fat i Shqipërisë së asaj periudhe. Ishte pjesë e
një zinxhiri të tërë të vendeve të Lindjes e të Evropës Qendrore me Bashkimin e
atëhershëm Sovjetik, që u ndanë nga komunizmi. Por, ky kapitalizëm që po
rilindte, kishte veçoritë e karakteristikat e veta për çdo shtet. Tema e librit është pikërisht
ky objekt i përqëndruar për vendin tonë, për ekonominë tonë, me fakte e ngjarje
që përmes rrugëve të panjohura e të pashkelura, ecte me shpresë, gjithnjë me
shpresë se do ia dilte në krye. Kapitujt e librit renditen brenda
iniciativave të njerëzve, për një rrugë ndryshe
të ekonomisë e të shoqërisë. Ky shembull
përfaqësohet pikërisht nga një grup
shokësh e miqsh aksionerësh, që edhe më parë i kishte lidhur jeta, fëminia, shkolla dhe
puna e që vendosën, si i thonë, jo për t’i hyrë detit në këmbë, por për të gjetur
rrugë që të kapërcejnë detin. E ai det ishte ekonomia e tregut, ishte njohja me
të drejtat e pronës private, me ligjet e një sistemi që quhej kapitalist, por
se nga hyhej në dyert e dritaret e tij, pakkush e dinte.
Libri bën
fjalë për historinë e guximin e këtyre njerëzve, shokëve ortakë, që me fondet e
grumbulluara të mos e ndalnin vrapin thjesht për t’i plotësuar, si i thonë fjalës,
ato që kërkonte shtëpia, por mjeteve financiare, aq sa ishin u dhanë frymë drejt investimeve. Dobia e tyre vërtet nuk do
të binte në sy, as në një javë e as në një
muaj, por perspektiva ndjehej e qartë, e besuar. Jeta dhe puna e tyre në kapitalizmin,
që kishin vënë këmbët në tokë, vjen në libër jo si fushë me lule. Nëse ortakët
vendosën e guxuan, blenë edhe fabrikën e
vogël të birrës që prodhonte 500-1000 litra birrë në ditë, ishin optimistë për çfarë arritën. Një pjesë e këtyre aksionerëve menduan se ishte mjaft
ajo që kishin realizuar dhe u tërhoqën bashkë me kapitalet e me fitimet e tyre.
Blenë shtëpi e rregulluan jetën e vogël simbas konceptit, s’na duhet më shumë.
Në vend të
atyre ideve të cunguara, Dr. Stefan Pinguli, Mihal Panteqi, Kujtim Këllezi,
Roland Pinguli vendosën të kërkonin, të shihnin e të gjenin te sistemi i
ekonomisë së tregut treguesit e rritjes së
veprimtarisë ekonomike private. Ky ishte vizion tjetër, veç jo thjesht
si slogan, por si veprim hap pas hapi e pa u tërhequr. Për këtë ata kombinuan
me mjeshtërinë e intelektualit e me përvojën e jetës, njohjen e zbatimin me
korrektësi të ligjeve të zhvillimit, të vënies
në efiçensë të investimeve e kredive, të zbatimit në kohë të marrëveshjeve
kontraktuale kurdoherë sipas parimeve të ofertës, konkurrencës e fitimit. Në libër
theksohet me të drejtë se ata u mbështetën
fort tek eksperienca e huaj, tek më të mirët e prodhimit të birrës në Europë si,
Belgjika, Austria, Gjermania, Polonia, Rumania etj. Ata kontraktuan me guxim,
jo vetëm teknologjinë moderne, por edhe
mbështetjen teknike në çdo fazë deri tek prodhimi i standardeve bashkëkohore. Si
diçka e padukshme, e njohur, por asnjëherë e harruar, ka qenë shfrytëzimi e
prodhimi i bazës mekanike apo edhe ndonjë pajisje cilësore brenda vendit në marrëveshje me sipërmarrjet
teknike, që u ngritën dhe ato mbas viteve 90-të.
Në librin
“HISTORI DHE VIZION, STEFANI & CO” shpalosen dhe disa faktorë, që janë në themelet e kësaj ekonomie e që nuk
kanë të bëjnë thjesht me kapitalin e financiar, por së pari me një lidhje botëkuptimore
të këtyre njerëzve, me mirëkuptimin e korrektësinë mes tyre, me tolerancën e
kompaktësinë në gjërat dhe vendimet e rëndësishme. Vizioni i punës së kësaj
firme, sot përqëndrohet tek shtrirja e
cilësia e prodhimit, tek hapësirat ekonomike të degëve të reja. E gjithë kjo
ekonomi moderne prodhimi e shërbimi, e
ngritur si punë, krijimtari, pasion e pasuri
e një firme kapitaliste në zë, nuk është thjesht e një grupi njerëzish. Ajo
është dhe një pasuri kombëtare në zinxhirin e lidhjeve ekonomike e shoqërore. Më
mirë se asnjë, këtë e vërtetojnë dhjetëra e dhjetëra familje, që kanë burim
jetese të ardhurat, kujdesin e ndihmën nga qendra e punës, me të cilën
kanë lidhur të ardhmen. Por jo vetëm e këtyre,
por edhe e qindra të tjerëve, që janë të
lidhur me rrjetin e menaxhimit e
biznesit të birrës tashmë të njohur “Stela” dhe të shumë prodhimeve të tjera
të pijeve alkoolike e joalkoolike, të veprimtarisë në fushën e shërbimeve, ndërtimit
etj, të kësaj firme. Libri, për nga aktivitet e
tjera të shumta të jetës e të punës në këtë firmë “STEFANI&CO”, që ka
bërë emër, meriton vazhdimin me botime të
tjera e të tjera.
Albert Z.
Zholi
Publicist