Shtesë » Lajme
Ndërroi jetë Mëhill Berisha veprimtar i çështjes kombëtare
E hene, 04.06.2012, 10:15 AM
Mbrëmë në
Zvicër ndërroi jetë Mëhill Berisha (1952) nga Gllogjani i Pejës, veprimtar i
shquar i lëvizjes atdhetare shqiptare. Ishte patriot e kontribuues i madh. Luftëtar
i vendosur i idesë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Tërë jetën ja kushtoi
përpjekjeve për çlirimin e Kosovës dhe ishte pjesëmarrës i shumë ngjarjeve
madhore dhe organizimeve në mbështetje të shtetësisë së Kosovës të zhvilluara në
Kosovë, Zvicër e Diasporë.
Mëhill
Berisha shquhej për bamirësi ishte një kontribuues i dalluar në grumbullimin,
organizimin dhe shpërndarjen e mjeteve materiale dhe dha ndihmë të madhe
financiare për luftën e Kosovës. Mëhill Berisha ka dhënë kontribut jo vetëm
materialisht por edhe fizikisht në përpjekjet e Brigadës 131 të UÇK-së dhe njësiteve
operative në Lugun e Baranit.
Në mars 2004
ushtarakët e brigadës 131 të UÇK-së i kishin ndarë mirënjohje për aktivitetin e
ushtruar në mbështetje të përpjekjeve për çlirimin e Kosovës.
Gjatë viteve
të 90-ta Mëhill Berisha ishte shtytës dhe organizator i shumë ngjarjeve të organizuara
nga LDK-ja me në krye dr. Ibrahim Rugovën, shtetëbërësi i Kosovës. Njashtu në atë
kohë Mëhill Berisha mbështeti në të gjitha format edhe Partinë Nacional Demokristiane
të Kosovës.
Mëhill
Berisha ishte një mik dhe bashkëveprimtar i kolonelit të ndjerë Tahir Zemaj,
ish komandant i UÇK-së, i piketuan për t’u eliminuar më 2003 nga një dorë e zezë
në një pritë të mallkuar në Pejë.
Mëhill
Berisha ndihmoi e mbështeti në të gjitha format veprimtarët e çështjes kombëtare
dhe kolonelin e ndjerë Tahir Zemaj.
Mëhill
Berisha ndërroi jetë, por emri i tij do mbetet i shkruar me shkronja të arta në
historinë e kombit shqiptar. Ky me veprën e tij kolosale do mbetët i pavdekshëm.
Do të jetë
një yll i shndritshëm i rreshtuar midis veprimtarëve dhe atdhetarëve që u vdiqën
e flijuan për çlirimin, shtetësinë e Kosovës dhe bashkimin e kombit shqiptar.
Varrimi i të ndjerit bëhet të enjten në ora 1 në varrezat e fshatit Gllogjan të Pejës.