Kulturë
Eti ekspozon për paqe
E shtune, 26.05.2012, 04:34 PM
Në kuadër
të konferencës Evropiane e Lidershipit “Parimet dhe praktikat për sigurinë dhe
paqen e qëndrueshme në Ballkan”, artisti me renome ndërkombëtare Jetullah
Haliti – Eti do të hap ekspozitë personale të hënën me njëzet vepra, kushtuar
paqes, humanitetit, qetësisë dhe globalizimit. Ekspozita do të hapet në hotelin
Sirius që ndodhet në Prishtinë. Nga cikli “Pëllumbat e paqes”, që u shfaqen
vite më parë si shenjë proteste për regjimin e kohës së atëhershme, piktori
vendosi që sërish t’i vejnë në funksion pëllumbat, ngase paqja ende mungon në shumë
vend të botës. Fluturimi I tyre I lirshëm, me ngjyrë të bardhë, të zezë, që simbolizon
lirinë dhe pikëllimin, ndeshën me të kuqën e cila dikur ishte magmë vullkanike
për popullin shqiptar. Kjo magmë do aktivizohet të hënën nëpërmjet anës iluzive
të pjesëmarrësve. Në këtë cikël do të bashkëngjitet edhe një punim zanafilla,
anatomia e vezës, globi nga ngrohja globale. Do të ketë edhe peizazhe me motive
nga Kosova dhe Zvicërra. “Ciklin pëllumbat e paqes e kam prezantuar në shumë qendra
kulturore të Evropës, poashtu edhe në Kosovë dhe Shqipëri” thotë Eti. Sipas
tij, mesazhi I pëllumbit është si kontribut për paqe dhe ky është kontributi më
universal I globit. Jetullah Haliti është shpërblyer me 20 çmime ndërkombëtare,
në mesin e tyre ka fituar diplomën ‘Kalorësi I nderit”, në kuadër të Akademisë Evropiane
të Arteve , 1998 etj.
Kjo
konferencë e rëndësishme, që është pjesë e "Iniciativës për Paqe në Ballkan"
të lançuar nga Federata e Paqes Universale më 2006, do të organizohet me mbështetjen
e Qeverise së Kosovës, do zhvillohet në ambientet
e hotel Sirius dhe në Ministrinë e Drejtësisë në datat 28 – 29 Maj 2012 dhe do
të ketë një përfaqësim të nivelit të lartë institucional.
Konferenca do të fokusohet në temën:"Parimet dhe Praktikat për Sigurinë dhe Paqen e Qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkan" dhe do të eksplorojë sesi Kosovarët dhe komuniteti ndërkombëtar, të cilit ajo tashmë i përket, të mbështesin ndërtimin efektiv dhe paqësor të shtetit të ri të Kosovës duke marrë në konsideratë vlerat universale të qeverisjes së mirë, edukimin për qytetarinë kombëtare dhe evropiane, zhvillimin njerëzor dhe rëndësinë e faljes, pajtimit dhe përfshirjes sociale në ndërtimin e një Kosove të zhvilluar dhe të begatë.