Udhëpërshkrim
Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll
E diele, 30.03.2008, 05:39 PM
NË ITABIRITO, ME RASTIN E PARAQITJES SË KALENDARIT TURISTIK PËR VITIN 2008:
Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll
Në tavolinën solemne të paraqitjes së kalendarit turistik, bashkë me autoritetet vendore, edhe përfaqësuesi i Stubllës – Engjëll Koliqi, i cili në vendin tonë gjithnjë cilësohet dhe konsiderohet si përfaqësues i denjë i Kosovës në Amerikën Latine. Prefekti i Itabiritos – Z. Waldir Salvador de Oliveira Júnior (i shpallur prefekti më i mirë në shtetin Minas Gerais), në këtë solemnitet, duke uruar publikisht Pavarësinë e Republikës së Kosovës, ka thënë se tash është momenti i duhur për fillimin e implementimit konkret të binjakëzimit Itabirito-Stubëll, sepse kemi borxh moral ta ndihmojmë zhvillimin e Stubllës – Motrës Sonë Binjake.
Caio WERNECK
Nga Caio WERNECK
Itabirito, 28 mars 2008. – Sekretariati i Kultutës dhe i Turizmit i Prefekturës së Itabiritos, mbrëmë – në shtëpinë e kulturës "Maestro Dungas" ka organizuar një solemnitet madhështor, për paraqitjen zyrtare të kalendarit turistik për vitin 2008. Në këtë solemnitet, të ftuar specialë nga Prefektura kanë qenë drejtuesit e Institutit për bashkëpunim mes Brazilit dhe Kosovës – BRAKOS – Engjëll Koliqi (president), Dr Vera Lúcia Alves Neves (zëvendëspresidente e parë vikare), Julius César Fernandes da Silva (zëvendëspresident i dytë e drejtor i marrëdhënieve afariste), dhe Paulo Thiago Vieira da Silva Fernandes (drejtor i projekteve ndërkombëtare). Oraganizatorët, për drejtuesit e BRAKOS-it kishin rezervuar vende speciale, në mesin e autoriteteve të ftuar. Për presidentin e BRAKOS-t, edhe si përfaqësues i Motrës Binjake të Itabiritos – Stubllës, ishte rezervuar vendi edhe në tavolinën solemne, në binën e shtëpisë së kulturës, ku u mbajt solemniteti, përkrah autoriteve vendore.
Prefekti i Itabiritos – Waldir Salvador de Oliveira Júnior, me drejtuesit e BRAKOS-it, Engjëll Koliqi e Vera Lúcia Alves Neves |
Mbas solemnitetit të sallën e teatrit, të gjithë të ftuarit u ftuan për një koktej freskues në korridorin e shtëpisë së kulturës, që ishte përgatitur për mrekulli. Aty, delegacioni i BRAKOS-it filloi kontaktet e para dhe u bënë marrëveshje për takime të shpejta pune, me asociacione të ndryshme të turizmit dhe të veprimtarive ekonomike, me të cilat synohet fillimi i një bashkëpunimi drejt Kosovës. Shumë miq nga Itabirito, i kanë kërkuar Z. Engjëll, që t'u përcjellë përshëndetje të përzemërta dhe urime për pavarësinë e Republikës së Kosovës – miqve që i kanë njohur vjet këtu – Musa Misinit e Sarë Gjergjit, si dhe drejtuesve të këtij shteti të ri dhe mbarë popullit të Kosovës. Shumë nga ata janë fotografuar me Flamurin e Republikës së Kosovës.
Engjëll Koliqi, në tavolinën solemne, bashkë me autoritetet vendore |
Engjëll Koliqi me Prefektin Waldir Salvador de Oliveira Júnior |
Drejtues të Institutit BRAKOS – Engjëlli, Julius e Paulo |
Engjëlli me përgjegjësen e zyres së turizmit – Michilene Rodriguues |
Michilene e Vera me Flamurin e Republikës së Kosovës |
Engjëlli me drejtorin e zyres së turizmit, Giovani Donada Melillo |