E premte, 26.04.2024, 11:34 PM (GMT+1)

Editorial

Shume urime per ty...poeti Nazmi Rudari

E hene, 24.03.2008, 01:41 PM


SHUMË URIME PER TY

Dergoi per ''Zemra Shqiptare'', Drita.

Miq të dashur nesër poeti dhe krijuesi ynë Nazmi Rudari ka ditëlindjën e tij të 57 prandaj në shenjë respekti dhe urimi po sjellim këtë cikël poezish të publikuara këtu për herë të parë. Besoj së shumëkush prej jush do t´i bashkangjitet urimit tonë. Poeti dhe tregimtari, mesuesi dhe veprimtari ishte prej të rrallëve që ishte i dëtyruar nga dhuna serbe ta linte atdheun.
Ai nuk e pushoi asnjëherë veprimtarinë e vet dhe sherbeu edhe në mergim tash e dhjetë vjetë mësues sikur në atdhe në qytetin e Maincit më rrethinë. Dihet së pos librvae të botuar ka edhe disa dorëshkrime të kryera e në përpunim. Tash më shumë së 36 vjet pune në arsim ai është edhe Sekretar i Këshillit të Arsimtarëve për Gjermani.
Krijuesit dhe mësuesit i urojmë jetë të gjatë e të lumtur. Këtu poshtë po sjellim edhe biografinë e shkurtër nxjerrur nga faqet e intrenetit…
Edhe njëherë :-Gëzuar Ditlindja miku ynë i dashur! Gëzuar ditëlindjen mesuesi , poeti dhe krijueis unë i dashur

Nazmi Rudari:

TI NUK E DI

Ti nuk e di o djal i ri
Se në gurbet shkruhet poezi
Jo për t´i thenë
po per t´i mëshehë
të mirat që nuk lënë
Pranverën me dal
Që nuk e lanë me dal sivjet
Pranverën
sikur vjet
Sikur edhe njqind vjet
Ma parë
Sikur edhe njëqind vjet
Më vonë
Grui peshon guri
Vetëm në
Vend te vet

Ti , sivjet,
s´po e lë pranverën me dal

Po ku je,ku e lumja bukuri?
Moti i madh m´iku pa ty.
Oh, pa ty , me shkoj moti
Në gurbet me harroi zoti.

Zoti ,Zoti! Më harroj,më haroj
Ah pa ty! Si pa sy!Ah pa ty!
Si pa sy,si pa sy, si pa sy!

Në gurbet, mbeta, shkret, vet.
Shkret ,mbeta ,vet ,në gurbet.
Ne gurbet, ne gurbet,mdet.

Kam nis këngën e kam ndal,
Kam nis lotin e kam ngri,
Kam nis gjëmen e kam zënë,
Kam ndie dhembjen e jam shkri.

Shkret, vet, mbeta, në gurbet
Eh, ç´po ngjet? Vet mbeta shkretë.
Vet mbeta shkret vet mbeta shkret

PO ME GRI ZEMRA

Po m´rrah zemra, eger e po me gri,
Po ndiej mall,zajarr,zjarr e dashuri,
Po i ngop, e ngi ditët, ditët më uri,
Po vras kujtimet, kujtim e gjelozi,

Shkret, në gurbet, mbeta pa atdhe,
Pa dhe të babasë, mbeta në gurbet
Pres, besë, pres, bres prita, shpresë,

Një kujtim, trim s´po m´le te vdes
e pret besën me durim në harresë
E pres besn e pres shpresen,pres,

Ato ikun, ato vijnë, ato qeshen
jam ndal! Larg kam zënë pritë!
Po pres veten në rritje përditë!

A më ngjall, ky zjarr,a më kall,
A më rritë, a me shafitë, përditë,
Përditë a më shafitë a më ngjall!

Murg,vesh, zdesh, ngjesh, murgeshë!
Në shpirtin tim, merr shpresë e ngjall,
Ti sivjet, s´po e le praveren me dal!

PERMBI VARR PO RIGON SHI

Përmbi varr po me rigon shi
Fjala jote në varr me gri
Me gri në varr or zemra sot
M´u ka mbush shpirti lotë
Shpirti lotë oh more vershone
Dashuria jote më përvlone
Më përvlon kjo dashuri jote
S´e harroj at thirrje të forte
Thirrej e fort me tund ne varr
- Ku më je more ti djal?
- Ku me je more djal i ri?
Ku e le besen se s´jetoi pa ty?
Trup e shpirt ore ndiehen rëndë
I jap zor e ngrihem në këmbë
Dërrasa e dhe i gjuej menjëanë
Dal e nisem o bre për në Tiranë
Për në Tiranë e bie në Prishtinë
Nis ta thithi ori dashurinë
Nis ta njomi ore bukurinë
Nis ta vras ore gjelozinë
Nis ta shijoj ore bukurinë
Nis te qesh ore perplot shpresë
Tash besoj se kurrë nuk do të vdes
Tash besoj ore kurrë nuk vdes
T´kam dhënë fjalë edhe do mbaj besë
T´kam dhanë fjalë moj bukuri
Edhe i vdekur s´rri pa ty ...
Edhe ne varr zanin ta ndiej

Kaq lodhur

kaq lodhur s´rimuari çka është ky varg
e kaq përvojë mangut të ka mendimi
po zhagitesh disi dhe prap të del prag
gdhendja, skalitja e bukur e një mendimi
në gjuhë e dhemb të zhagitet kermilli
e një krekosje nxjerr kokën gjarpër
të dal më guximshëm e fuqishem mendimi
nuk pritet më koka as gjuha më drapër
po zhagitesh disi dhe prap e ndjej, po vdes
sespe nuk futet në gji asnjëherë mizdraku
nuk futet as gjarpri, as mizdraku në thes
në varg po vdes e po të mungon gjaku

Dienstag, 25. Dezember 2007

LULEBORËN KU TA GJEJ

Pranverë në natyrë pranverë në shpirtërat tonë
Pranverë në hapsirë pranverë në zemra defrim
Pranverë në kopshtin tim, pranverë në trupin tim
Pranverë në mendjet tona, pranvere ne dijen tonë

Praneverë në ditlindjen time pranvere ne atdheun tim
Pranverë ne këngën time pranverë në shpirtin tim
Praverë në ditlindjen time pranverë në dashurinë tonë
Pranverë mbi mallet me borë, pranverë në Kosovë

Pranverë në derë të shtëpisë ne sofër një pikllim
Në këtë pranverë me mungon mikja ime Luleborë
Kujtim në pranverë e në kujtim,o njeri, pak pikëllim

Pranverë e pranverave eja mikja ime lule, lulebore
Kujtime e piklim ne pranverë me ty do të vë kurorë
Pranverë mbi malet me borë, lueborë në Kosovë

Më duaj pa më thuaj

Kur të pushton nata dhe ti qetë frymon në errësi
Unë do jem qiri i ndezur që digjem vetëm për ty
Me duaj, thua ti, më thuaj sa, sa i beson vetëvetes
kur zbret bregut të dashurisë, në përqafim të jetës.

Ti heshtje gjatë, gjatë heshtje e rrije nën lotë, sot
O Zot,e mbyteshe nën lotë, dhe mbyteshe në lotë
Prej sot deri në mot pije, pije lotë, o lotë më gotë
Me duaj, e mos më urrej, o Zot, mos të jetoj kot,

Behu yll i ëndërrës sime, dhe shpresën më gatuaj
Oh me duaj, çdo ditë të lutëm, pa harruar me duaj, …
Por, nuk të kam merituar , të lutem, mos më thuaj.

Më duaj! Për herë të fumdit, të fundin mua, më duaj!
E shoh zemren tende, në mua, e ndiej kur më thua
Më duaj kështu si jam pa më njohur e pa ndryshuar…

24.03.2008

Biografia
Nazmi Rudari kreu studimet e letërsisë shqiptare në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Nga vitet e shtatëdhjeta shkruan poezi, prozë, dramë dhe kritikë, që i botoi në shtypin dhe periodikun tonë.
Punoi si mesimdhënës në gjimnazin e Podujeves. Në vitet e tetëdhjeta në provat gjenerale që kishte Trupa Teatrore e Podujevës iu largua nga skena „Letra vinte nga Ballkani“. Në Konkursin e Radio Prishtinës iu blihe radiodrama “Kënga e Maleve“ dhe nuk u realizua asnjëherë. Radiodrama si edhe veprat tjera bënin thirrje për ruajtën e dinjitetit njerëzor dhe integritetit kombëtar. Ndjekja e njëmendët u forcua dhe e rrezikoi edhe fizikisht pas botimit të librit të poezive „Helm e gjak“, libër ky që u konfiskua.
Pas ndjekjeve të shumta dhe pasi u muar disa herë në polici, i akuzuar si krijues, si mësimëdhënës dhe si aktivist në luftën për pavarsi, si propagues kundër pushtetit serb u detyrua të largohet nga atdheu. Ndjeken dhe maltretimet që iu bënë autorit e denuan publikisht Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës , Kryetari i Kosovës dhe institucione e organizata tjera të Kosovës. Sot jeton dhe punon në [[Mainz] të Gjermanisë.
Krijimtaria
Kritikë
"Në librat e Nazmi Rudarit ngritet në art realiteti i dhunës, frikës , i terrorit mu si ngritet ne art e lartësohet edhe gatishmëria e madhe e një kolektive jo vetëm për t’u martirizuar, por edhe për t’u flijuar e sakrifikuar, madje edhe në përmasa dramatike. Fiton kësisoj rezistenca paqësore, gandiste njëlloj epizmi, njëlloj heroizmi të botës antike iliroshqiptare. Ky është një kualitet i ri, të cilin e ka hetuar edhe e ka formësuar poetikisht Nazmi Rudari.
E kjo i rrit edhe më peshën dhe rëndësinë e librave poetik e letrarë…"
Veprat
• „Ag e muzg" 1990
• "Helm e gjak" 1992 - poezi
• "Këngët e ditës" 1996 - poezi
• "Kujtimet nuk vriten" 1999 - poezi
• "Letra vinte nga Ballkani" - dramë
• "[b]Letra e bardhë" - dramë
• "Kanga e maleve "[/b] - radio dramë
Marrë nga http://sq.wikipedia.org/wiki/Nazmi_Rudari

DRITA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora