E premte, 26.04.2024, 06:23 AM (GMT+1)

Editorial

Manxhar Takaj: Kosovari i derdhur ne Bronx, atje midis maleve te Laberise

E hene, 24.03.2008, 02:22 AM


KOSOVARI I DERDHUR NE BRONX, ATJE MIDIS MALEVE TE LABERISE
     
Nga Manxhar Takaj

Gusht i vitit 2007. Rruga me coi ne Nivice te Kurveleshit, nje fshat i bukur e i begate por tutje, thelle midis malesh te ashpera e te larta. Atje ne qender te fshatit, kur dikur mblidheshin burrat e te rinjte e ai vend gumzhinte, tashti nuk shihje njeri e nuk pipetinte asgje.
Dukej qe fshati ishte braktisur si te gjitha zonat malore te Shqiprise por aty ne mes te sheshit, ne hijen e nje rrapi, qendronte i derdhur ne bronx djali nga Kosova Xheladin Beqiri ( Karadaku ). Nga qe aty pari nuk dukej kembe njeriu, te krijohej pershtypja se e vetmia qenie e gjalle aty ishte ai bust, i ruajtur me kujdes, i  paster, i  pa demtuar, rrethuar me nje minigardh,e ne dukeje me nje pamje  te menushme por te qete e te sigurt. Nje kompleks kundershtish me erdhen ne mend ne ate moment; Laberia, djali nga Kosova, busti i derdhur ne bronx, fshati i braktisur e mu duk disi nje lidhje e cuditshme midis tyre.Sa larg ishin Laberia me Kosoven, keto dy vatra kryengritese dhe simbol i trimerise shqiptare por sa e forte kish qene lidhja midis tyre.Duke qendruar prane atij busti, mu krijua nje pershtypje e bashkebisedimit me te dhe mu be se e pyeta:
- Po ti akoma ketu ? C’ ben, pse nuk ben poshte qyteteve si gjithe te tjeret?
- Mos e fol ate fjale burre; mu be se tha e mu duk sikur busti u dridh pak e luajti prej vendit dhe vijoi :
- Ketu kam me kene sa te jete kjo bote. Fati me pruni ketu ne mes te ketyne njerzeve e ketyne maleve e ani se shpirti jem ka me shkue ndonjehere ne Kosove, por gjumin e prehjen ka me e pase ketu ne Nivice. Kosova me lindi  e me rriti por qe besa burre , Laberia me qiti ne drite.
- Po si ndodhi qe ti qendron ketu ne zemer te Laberise i derdhur ne bronx larg Kosoves tende te dashur;- dhe neper mend me kaluan peripecite e jetes se ketij njeru.
- Na shqyptaret gjithmone kena pase midis nesh njerez ne sherbim te te hujve. Do gjin ne katundin tem ishin vu ne sherbim te shkjaut, me luftojshin e me kishin kallzue tek serbet. U armiqesova me ta, pata sherr, hina ne gjaksi e keshtu mu desh te largohem e erdha ne Shqypni. Pas do ditesh mrrina ne Tirane e manej shkova ne Fier ku jetojshin do kosovare por kerkojsha edhe ma mire e shkova ne Vlone ku mujta me gjete pune ne kriporen eVlones. Aty u njofta me nje kapter te xhandermarise prej katunit Nivice qe e qujshin Myslim e nje dite ky Myslimi me thote:
- Xhele! Apo vjen me mua ne Nivice. Aty kam shume ara e shume bageti e me duhet nje djale i forte keshtu si ti . Te siguroj se nuk do tja kalosh keq , me tha
- Besa arat e bagetia jane bash zanati jem ; i thashe - Por nuk e di ku bjen kjo Nivica; dhe aty per aty vendosa dhe i thashe se jam tuj ardhe. U nisem dhe deri ne nje fare vendi shkuam me nje kamion e manej u futem ne do gryka malesh me te egra se ato te Kosoves teme e u bana pishman por pata marre mu kthye, vendosa me shkue e manej me te pamun e me te bamun.
 
Nuk kaluan as dy dite dhe ne fshat u perhap lajmi se nje djale prej Kosove ka ardhe me punu yzmeqar ne fshat.Shume djem te toskenise kishin ardhe ne anet tona me punue e sidomos me luftue e manej edhe trimi i cartun Hodo Beg Nivica qe u vra ne Malin e Zi, prej ketij katuni ishte, por me ardhe nje djale prej Kosove ketu ne Nivice, nuk kish ba vaki. Ato dite, aty ne mes te fshatit ku mblidheshin burrat ne kuvend , flitej vetem per mue.- Jane trima kosovaret: fliste nje me i moshuari - Kane luftuar per Shqiperi si na e me shume se na e ky djale , mysafir i larget por gjaku jone, kursesi nuk mund te punoje si yzmeqar, kjo do te ishte turp per neve . Ne qofte se ai don te qendroje ketu, ne do ta ndihmojme e do ti japim toke bageti e shtepi e keshtu nje kosovar do ta kemi fshatarin tone. Keshtu flitshin ata burra dhe qe besa ashtu u ba.
- Ika prej Kosove, lashe atje nane, babe, motra e vellazen por i gjeta ketu ne Nivice te Laberise. Nuk muj me pershkrue me cfare bujari, respekt e dashuri me priten keta njerez, si me mbajten e si me deshten, se gjalli e se dekuni. Por ah! Ajo virane lufte nuk me la tju kallzojsha njerzeve te mi e mbare Kosoves se si e priten e si e mbajten leberit nje djale nga Kosova. Une e dijsha se e gjithe kjo nuk me takonte mue por vete Kosoves. Nepermjet meje keta njerez dojshin me tregue se sa e duen dhe e respektojne ate cope toke shqyptare e ata vellazen shqyptare qe kane mete nene kamben e shkjaut e qe edhe keta ,shqyptaret e kenej kufinit, nuk kishin mujte me ba ma shume per Kosoven.
Te gjithe ne fshat me thirrshin Gege dhe fshatrat e tjera ne ate krahine me qujshin Gega i Nivices. Kudo pritesha e nderohesha me shume respekt. Ne dasmat e ne gostite qe beheshin ne katund, une isha i ftuar nga te gjithe. Me banin vend ne krye te odes e para se me nise rakia e kenga labe me luteshin me se pari me marre une nje kange me cifteli te cilen nuk e dajsha prej vedit. Merrsha nje kange malli per Kosoven e per njerzit e mi tue i drejtu kryet nga dritaria andej nga ishte Kosova por shpesh nuk mujsha me i nale lotet. Ata burra trima te kuvenit e te zakonit me degjojshin ne heshtje e ne marim te kanges me jepshin zemer tuj me thane:
- Mbau more burre, mos u merzit se nje dite do behemi nje me Kosoven e pastaj do vemi e do vime e keshtu edhe ne do vime tek shtepia jote ne Gjakove.
- Ti pastaj more pushken e dole malit.dole partizan, u bere luftetar i degjuar e deri komandant batalioni. Si ndodhi ? Mu be se i thashe.
- Eh ! Histori e gjate or lum miku. Nazistet e fashistet me behej se ishin vete shkjau e me zi. Manej mue me arrestuen ne fillim italianet e pastaj greket qe ne vitin 41 luftojshin ne mes vedit. Ne duelm me luftue fashizmin se jo vetem na kishte zaptue venin por se ishte nje e keqe e madhe per gjithe njerezimin dhe ne kete lufte ishin cue bota mare , amerikanet, anglezet, ruset e shume te tjere. Ne fillim dola malit me ceten e Kurveleshit e masanej kalova ne brigaten e pare dhe u bana komandant batalioni. Ishim tu luftue ne Qafen e Gjarpenit e atje u rrezikuem fort prej gjermaneve e keshtu mu desh me pri vete ne krye te batalionit por nje bresheri e automatikut Gjerman me muer jeten.
- Si e ndjen vehten  keshtu i vdekur por tashme hero i popullit dhe i derdhur ne bronx; ju drejtova duke menduar e duke bere keshtu nje pyetje disi absurde..
 
- Shume je ka me pyet more burre por ne se ke ne mend me shkrue dicka per mue, ma mire mos ja nis fare sepse gazetat ne Shqypni tuten e nuk ju pelqen me shkrue per ne deshmoret. Me pare shkruejn per nje kondrabandist, per nje homoseksual ose pedofil sesa per nje luftetar te luftes se dyte botrore.Por nuk e kuptoj pse duhet te ndodhi keshtu ; mu duk sikur tha dhe busti sikur ndryshoi pamje nga i menushem  nje pamje pikellimi sikur i ra dhe vazhdoi : - C’ faj kena ba na , une dhe mijra djem e cika qe luftuem fashizmin e nazizmin e c’ faj kena na se cka bani Enver Hoxha me shoket e vet ma mbrapa. Ndoshta edhe une po te kisha mete gjalle mund te kisha perfunue ne ndonje grup armiqesor si shume shoq te mi.Kam nigjue se bota e vlereson luften tone e na rendit ne fituesit e saj e na nderon tuj na vu edhe neper tribuna ne raste pervjetoresh te fitores mbi fashizmin por ne ju themi se na s’kena luftue, se ne nuk na ka vra Gjermani e Italiani por jena vra me njani tjetrin.
. Kjo eshte me te vertete per tu cuditur dhe ndodh vetem me ne shqyptaret. Eshte e vertete qe edhe jena vra me njani tjetrin por qe besa mue dhe ata mijra djem e cika shoke te mi qe e falen jeten e tyne ne me te bukuren moshe, nazistet dhe fashistet i vrane.
 - Une jetoj ne Amerike: I thashe dhe e kam pare se sa shume nderohen te renet ne luften e pare e te dyte botrore, ne luften e Korese , te Vjetnamit e ne te gjitha luftrat. Veteranet ne Amerike jane njerzit qe vleresohen, nderohen e perkrahen materialisht me shume se kushdo nga qeveria Amerikane.
- Po pastaj kujt i vajti ndermend e kush vendosi qe te behej nje bust joti e te vendosej  ketu ne Nivice ; vazhdova me vehte.duke qendruar prane atij busti.
- Po kush tjeter more burre ; dhe pamia e bustit sikur u zbut e u be prape e menushme e disi melankolike ; - Niviciotet , vellaznit e mi, ata qe me nderuen e  respektuen se gjalli , ata dojshin me me neru edhe te dekun. Kerkuen me kamengulje me u ba ky bust e me u vu ketu ne qender te fshatit e manej edhe kooperatives i vune emerin tem. Ky katun ka pase shume trima qe kane luftue kunder te hujve e kane dhane edhe jeten por une nuk qeshe Xheladin Beqiri  por per  fatin tem perfaqesojsha vete Kosoven.
U shkeputa per nje moment nga e shkuara dhe natyrshem mu cfaq e sotmia e Kosoves e s’mund te mos beja me mend edhe nje pyetje te fundit:
- A e ke marre vesh se Kosova e fitoi pamvaresine dhe u be shtet me vehte ?.
- Po bre e kam marre vesht ; tha dhe sikur koka e bustit u ngrit paksa e sikur nje drite i bene zgaverat e syve dhe shtoi - Por nje brenge e kam e me mundon, nje peng e kam ne zemer e ky bronz po me behet me i rende nga c’ka eshte qe nuk mujta edhe une me qite nje pushke, me vu edhe une nje gur ne themelet e Kosoves se pamvarme. Ah ! Te kisha mete gjalle, pasha qiell e toke se kisha lane pa shkue me luftue se bashku me vellaznit e UCK-se, se ja pata marre doren mire asaj virane lufte e do kisha ba namin ner shkje
Dhe qendronte aty i derdhur ne bronx ne mes maleve , djali nga Kosova e biri i Laberise, se lebrit i kishin hapur zemren dhe  ai ju kish dhene besen se do te ishte me ta i gjalle dhe i vdekur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora