Mendime
Ramiz Dërmaku: Reagim ndaj shkrimit të ish mikut tim z. Faridin Tafallari
E merkure, 25.04.2012, 06:20 PM
REAGIM NDAJ
SHKRIMIT TË ISH
MIKUT TIM z. FARIDIN TAFALLARI PUBLIKUAR
ME 25.03. 2012 , TEK PORTALI
INFORMATIV “ALBANIA PRESS“ DHE KAZETA KOMBËTARE“BOTA SOT“ ME 23.03.2012
TA LUFTOSH
TË PA DREJTËN
E TA MBROSH
TË VËRTETËN NUK ËSHTË TURP
O FARIDIN TAFALLARI
NUK MUND TË RRI INDIFIRENT …!!!.., KUR LEXOJ SHKRIME FYESE, SIDOMOS PËR ATE, QË NUK E MERITON ! ?
Nga Ramiz Dërmaku
Siq po
shihet për ne shqiptarët që jetojmë e veprojmë në Diasporë, nuk ka ditë që të sjellë
gëzim, sepse akoma ne mesin tonë ka njerëz
të cilët për shkakë të xhelozisë, urrejtjes dhe veseve tjera, jo që nuk
e thonë të vërtetën por merren me, shpifje, trillime, gënjeshtëra, familjarizëm,
bajraktarizëm,. Populli thotë: Me verbëri
fizike jetohet edhe në xhungell, edhe ne errësirë, por me verbëri shpirtërore
nuk vlen të jetohet as në dritë.
Mendoj se nuk patëm të drejtë që u gëzuam aq shumë kur tek ne shqiptarët
arritën proceset demokratike ? ! Sistemet plurale janë të mira vetëm për ata
popuj ku vetëdija shoqërore, historike, kombëtare , arësimore, kulturale,
morale .., kanë arritur një nivel të lartë të zhvillimit. Gjithnjë kam menduar
se është e kotë njeriu të merret me
shpifje, trillime, gënjeshtra, etj, sepse aty humb kohë dhe e lodhë trurin me
bajraktaristët, matrapazët, karieristët, demagogët etj. Mirëpo në rastin konkret, një fjalë e
popullit thotë; ai që hesht është fajtor, prandaj duke menduar edhe unë kështu vendosa të humbas pakë kohë ta thej bindjen
time personale e ta informoj opinjonin dhe lexuesit se reagimi i Faridin
TAFALLARIT, ndaj shkrimit tim, titulluar; NUK
MUND TË RRI
INDIFIRENT …!!!.., KUR LEXOJ SHKRIME
FYESE, SIDOMOS PËR
ATE, QË NUK
E MERITON ! ? Kur njeriu ia shtron si detyrë vehtes të merret
me çështje kombëtare, kuptohet aq sa ka fuqi, aftësi dhe mundësi;
S´pari
duhet të përkulesh me respektë të plotë para veprave të pavdekshme të heronjëve
e dëshmorëve të popullit shqiptar, duke i nderuar ata me pietet të madh dhe kështu
respekton me ndërgjegje luftën dhe përpjekjet titanike të të gjitha gjeneratave
në histori që kanë punuar (e po punojnë akoma edhe sot) për ndertimin e një shteti
demokratikë. Që ne fillim të këtij reagimi po ju themë se shqiptari , gjithëmonë
I ka respektuar traditat e veta kombëtare pa marrë parasysh sakrificat që ju
kanë paraqitur gjatë jetës së Tij. Po, z. Faridin Tafallari, në fillim të këtij
reagimi s’pari ju përgëzoj për këtë shkrim
ne të cilin nuk ka asgjë tjetër
posë shpifjeve tua. I nderuari z.Faridin Tafallari, shumë shpejtë dhe pa
kurfarë presioni e dhune fillon ta
mbroshë C.T. e t’më ofendosh mua ? ! Pse
e bënë këtë o FARIDIN ? ! Kjo fletë qartë për nivelin tuaj edukativ
e familjar dhe për“ respektin“, që keni
ndaj shokëve... Çdo punë që niset
me qëllime jo të mira dështon, humb dhe tretet , por pas saj mbesin pasoja
e gjurmë të cilat i vlerëson lexuesi e populli dhe i
shënon histria. Duke u nisur nga parimi
i thjeshtë njerëzor, se duhet ndihmuar atdheun në çdo kohë e situatë dhe se e vërteta duhet përkrahur dhe mbrojtur, ndersa të padrejtën duhet
luftuar e dënuar, unë marr guximin për të dytën herë , për hirë të së vërtetës dhe realitetit, sado i hidhur që të jetë ai ,
për cilindo qoftë ai duke i besuar
historisë, si dhe për ti informuar
lexuesit, do jap disa sqarime
lidhur me shkrimin e tuaj tendencioz . Prandaj ju informojë
se në mesin e mërgimtarëve
tanë që ndodhen në
Diasporë- konkretishtë në Gjermani
, unë kam respektuar,
nderuar , përkrahur“ atdhetarin“ z. Faridin Tafallari, që nga ditët e
para, kur unë kam
filluar të merrem me shkrime,
deri më sot. Mbi 20
shkrime i kamë të shkruara vetëm
për JU, z. Faridin Tafallarin. I kemi bërë vizita familjare
njëri tjetërit dhe
kemi kaluar çaste
shumë të mira. z.
Faridin Tafallari, s’pari të kisha pyetur
se shkrimin që ke
bërë me titull: Nuk
mund të rri
indiferent …!!!... kur
lexoj shkrime fyese sidomos për ata që
nuk e meritojn ! ? z. Faridin
Tafallari, ju keni plotësishtë të drejtë kur shkruani se kam respekt të madhë ndaj
të dy shokëve; dmth;C.T, dhe Ramiz Dërmaku. Unë mendoj se ;“ monopol mbi lirinë
dhe atdheun nuk mund të ketë askush…“, atëherë pse këtë të drejtë mundohësh t’ua
marrish të tjerëve, thua se ajo është vetëm
e jotja ! E drejta mbi atdheun është e
drejtë e patjetërsueshme e secilit (kuptohet kush nuk ka të drejtë). Unë gjatë shkrimit
timë jo që isha i mllefosur por edhe
i befasuar se një “ shqipëtarë, një atdhetarë, një shokë dhe një
bashkëpunëtorë“ i vëllezërve Gërvalla
dhe Kadri Zeka, lejon vetit të merret me një punë për
të cilën nuk është në rrjedha, dhe sulmon mikun,
shokun, e Tij, pa nevojë. Unë si autorë i
shkrimit “deri kur kështu o C.T“, kamë shkruar
atë që kamë ditur dhe atë që kamë parë me sy, e shumë të tjera të dëgjuara me
veshë, lidhur me “Butakun“, tëndë z. C.T. Unë në shkrimin tim askund nuk ju kamë
akuzuar ju, pos në një rast kur citoj: Të gjithë ne në diasporë ishim të zhgënyer
e të dëshpruar për mos mbajtjen e Akademisë
Përkujtimre kushtuar 30 –vjetorit të vrasjes tinëzare të atdhetarëve,
intelektualëve dhe martirëve, të kombit; Jusuf, Bardhosh dhe Kadri Zeka, cilët
falë aftësive dhe respektit e dashurisë që kishin ndaj zgjidhjes së drejtë të
çështjes kombëtare , arritën që t‘ia lëkundin themelet ish. Jogosllavisë,
Titiste, por edhe ta informojnë opinionin ndërkombëtarë me tërë dhunën,
presionin që bënte regjimi barbarë e kriminel serbo-sllavo çetnikë ndaj
shqiptarëve të Kosovës. Ju z. Faridin
Tafallari , pastaj shkruani se ;“deri sa të mund forca, unë nuk do të ndalem në
të mirë …., për t’i kontribuar vendit
dhe atdheut tim !!!“. Neve si gjeneratë kemi shprehur pakënaqësinë tonë ndaj
robërisë sllave që nga vitet e 74-75.76, e këndej, dhe sot kur është në pyetje
e vërteta nuk mund të heshtim, e në rastin
konkret kur flitet për martirët apo gjenitë e kombit vëllaezërit Gërvalla dhe
Kadri Zeka, sidomos ndaj padrejtësive, parregullsive, monopolizmit,
demagogjive, urrejtjeve, bajraktarizmit, karrierizmit, korrupsionit dhe shumë e shumë dukurive tjera negative. Të
gjitha këto dukuri negative të cekura më lartë kanë gjetur vend dhe me përpikëri
i ka përdorë z. C.T.
-Ti o
Faridin Tafallari, bënë orvatje ta mbrosh C.T-in, thua se jeni i paguar për një
gjë të tillë !? Po, si lejove t’i të biesh pre e manipulimeve,të C.T.
- respektin,
që keni patur deri më tani, si aktivistë, atdhetarë.., si duket e keni dëmtuar
shumë.., por të ju themë shkurtë, nuk ju ka mbetë aspak fytyrë dhe nuk keni të drejtë
morale të thirreni si shokë i vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka.
- Unë jam
koshient se gënjeshtra është gjëja më e shëmtuar për njeriun, sidomos ajo është
e rrezikshme për kreatorët dhe bartësit e SAJ,
dhe këtë e di se nuk do ta pranosh.
- Unë kam
qenë jam dhe do të jem i pavarur në mendimet e mia dhe asnjëherë nuk do të lejoj
të bëhem vegël e askujt.
Ta mbrosh veprën e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri
Zekës, dhe të ballafaqohesh me rrënuesit e organizimeve të emigracionit tonë me
ata që janë shëndrruar në turp për shqiptarët, jo vetëm që është obligim moral,
njerëzor dhe kombëtar, por për mua së pari është obligim intelektual të mbroj të
vërtetën , sado e hidhur qoftë ajo.
-Ata bijë
e bija të Kosovës të cilët ia shtrinë gjoksin armikut e shumë prej tyre ranë ( e
po bien akoma edhe sot), në altarin e LIRISË për realizimin e aspiratave tona
shekullore.
Duke I mbrojtur këta martirë të kombit, të cilët
vite te tëra me serizitetin më të madhë u morrën me çëshjten kombëtare , vetëm
që të çlirohet Kosova dhe të bashkohen shqipëtarët.
Për mua nuk është kurfarë alergjie ndaj C.T, e
asë shpifje, shpirtëngushtësi.., siq thua ti, por është nder dhe krenari.
Të mbrosh
martirët e gjenit e kombit ; vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën, do të thotë t’i
mbroshë të gjitha viktimat e luftës së 2-të botërore e deri më sot. Dhe më sakt,
z. F.T, në shkrimin tim nuk bëhet fjalë për“sulm“ ndaj askujt , por tregohet e
vërteta skandaloze e disa sjelljeve, veprimeve, shpifjeve, dhe intrigave na
disa Butakë.
Të akuzosh
dhe të ofendosh një njeri, një aktivistë, një atdhetarë, një intelektualë shqipëtarë
i cili që nga mosha rinore u futë në radhët e para, për ta mbrojtur çështjen
kombëtare dhe nuk u ndal kurrë, kjo është
një krim ei llojit të vet dhe ligështi njerëzore. Sa i përket spekulimeve tua
se ;C.T, „kontributi i C.T. janë aq të mëdha
sa askush nga mërgimtarët tanë nuk ka bërë me shumë.., flasin qartë se ti nuk e
njeh apo nuk do që ta njohësh gjendjen reale se si u anulua akademia. Unë asnjë
herë nuk i kamë mohuar sukseset e askujt.., e aq më pak të C.T, it, mirëpo unë kam
pyetur se si është e mundur që një shoqëri kulturore, artistike, muzikore,
shoqatë, etj të funksionoj pa kryesi. Si është e mundur që C.T, të thirret në emër
të Unionit Shqipëtarë për Diasporën.. kush
e emëroi atë, dhe ku është kryesia e tij ? I nderuari ( i harruari) Faridin Tafallari ju
më thuani mua gjeje fajtorin.., fajtor je ti.., pse o z. Faridin jam unë.., më trego
të lutem. Unë edhe në fillim të reagimit e ceka se jamë dhe do të jem kundërshtar
i monopolizimeve, karrierizmit, dallavereve, keqëpërdoruesëve, matrapazëve,
psikopatëve, karrieristëve.. Kësaj radhe do ta përfundoj këtë shkrim me një porosi;
a)Nëse je
ti Fardin Tafallari, lexo në librin e psikologjisë për identifikimin , aty do
ta gjeni vetën, nëse jo atëherë i përkisni
domenit të personave me studimin e të cilëve merret patologjia sociale,. Prandaj
, z. Faridin Tafallari, të kisha pyetur ku i ke shokët..,? P.Shembull: Hafiz
Gagicën, Murat Kryeziun, Nami Ramadanin, Tefik Kallabën, Ismet Klaiqin, Murat
Kryeziun,Isa Demin, Shaban Bobaj, Enver Ismajli, dhe shumë e shumë tjerë emërat
e të cilëve nuk do i shënojë këtu.
b)Dhe kur
e ke shkruar reagimin ndaj meje ku ishe në..,dhomë., a ndodhej para ju pankarta
me fytyrat më eminente të Kombit.., nëse po..,
si s’të erdhi keqë.., që para
tyre të shkruash këso marrëzira. Mirëpo
për fund ju themë, se një fjalë e urtë e popullit thotë; Mos e pyetë se të tregon
vetë.., për mua kjo është befasi, e cila do t’më përcjell deri në vdekje.