E marte, 19.03.2024, 05:04 AM (GMT)

Kulturë

Xheneta Jetishi: Ky libër bën përgatitjen psikike dhe shpirtërore drejt rrugës së drejtë...

E enjte, 23.02.2012, 10:45 AM


KY LIBËR BËN PËRGATITJEN PSIKIKE DHE SHPIRTËRORRE DREJT RRUGËS SË DREJTË...

 

Nga Xheneta JETISHI

 

Të shkruash diçka që ka lidhje me fenë, është vërtetë përgjegjësi e madhe, ngase njerëzit në ditët e sotme janë mësuar të keqkuptojnë e keqinterpretojnë shënimet e ndryshme, po me aq saktësi i thurë vargjet poeti z. Nehat Jahiu, saqë njerëzit e tillë nuk mund të gjejnë gjë apo arsye për të thënë e kjo apo ajo nuk është kështu apo ashtu. Do ta quaja sfidë këtë libër, nga se pak, e shumë pak njerëz do ta “sprovonin” veten për të shkruar për diçka të tillë, vërtetë diçka të veçantë.

Kur lexoj librin “Rrugës së drejtë”, më duket se dëgjoj melodinë e fjalëve të rreshtave në vargje, që ka thurë autori në poezitë që gjenden në këtë libër. Kënaqësia shpirtërore, diçka që s’kam ndjerë për shumë kohë, diçka e veçantë që ndjej thellë, vërtetë edhe më thellë në shpirtin tim, gjë që paraqitet tek unë vetëm kur lexoj Kur’anin, ose diçka vërtetë tërheqëse, që ka të bëjë me fenë, që vërtetë më frymëzon për shumëçka, e veçantë për jetë. Me kënaqësinë shpirtërore, e veçanërisht relaksimin e mendjes që ua jep ky libër lexuesve, vërtetë nuk të lejon të devijosh. Po qe se lexon këtë libër, vërtetë do të gjesh veten, askund në botë nuk shkon që rruga t’i gjejë njerëzit, njerëzit duhet ta gjejnë rrugën. Ky libër vërtetë ta pasuron shpirtin, e të dhuron relaksim fizik. Ky libër, vërtetë ta pasuron mendjen, e të dhuron relaksim psikik. E ta dini një gjë, unë jam vetëm tetëmbëdhjetë vjeçare, e ndoshta nuk më takon ta them këtë gjë.

Megjithatë nëse nuk e them, do të vdes me sytë e hapur, se... e metë nuk është ai që s’ka duar e këmbë, as ai që ka ngelur i vogël as ai që është rritur tepër, për mua të metë janë ata që s’dinë të kuptojnë se ç’është dija, ata që kanë ngelur mbrapa me kohë, e që jetojnë në një kohë, që ndoshta unë, s’e kam takuar fare. Andaj lexues të nderuar, vërtetë ju them, mos e humbisni rastin ta lexoni këtë libër të autorit Nehat Jahiut “Rrugës së drejtë”. Koha s’ecën me ju, ju ecni me kohën. Rruga s’mund t’ju gjejë ju, ju gjene veten, pastaj gjeni rrugën, rruga e drejtë është kjo, është e përmendur në këtë libër, lexojeni, kuptojeni. Lexoni drejt horizontalisht, nga e majta në të djathtë, mësojeni po deshët, por kur ta kuptoni, mos e shtrembëroni, se po e shtrembëruat, do të dilni herë në rreshtin e parë, e herë në të dytin, e pastaj do të deformohet, jo vetëm e vërteta, por dhe të rinjtë e sotëm, kanë probleme me të vërtetë, po ankohen se koha po shkon shpejt, e nuk e dinë se koha shkon shpejt vetëm atëherë ajo kurharxhohet kot. Të rinjtë e sotëm, kanë probleme me jetën, po ankohen se gjërat që duan t’i kenë, nuk i kanë, por kur i arrijnë ato, ata dorëzohen. Të rinjtë e sotëm, kanë probleme me të vërtetën, po ankohen se s’po munden t’i kuptojnë të tjerët, kërkojnë gjithmonë diçka shumë e më shumë, kur nuk i duken gjërat e mjaftueshme, e veçantë është dashuria. Unë i takoj kësaj kategorie, disa nga këto probleme, pothuajse të gjitha i kam tejkaluar, dhe këtë me ndihmën e gjërave që kam mësuar rreth fesë. Libri “Rrugës së drejtë” i z. Nehat Jahiut është i veçantë. Tani më mjafton gjithçka, vetëm për një gjë ndjej zbrazëtirë, për të lexuar, mësuar e studiuar rreth fesë. “Njeriun e bëjnë të pavdekshëm veprat e tij”, një thënie sa domethënëse aq edhe tërheqëse! Z. Nehat Jahiun nuk është edhe aq vështirë ta njohësh, ngase origjinaliteti tij shihet që në herën e parë kur të lexosh librat e tij. Thjeshtësimi edhe i kësaj vepre e bënë të kuptueshëm çdo fjalë për lexues të të gjitha moshave.

Ky libër bën përgatitjen psikike dhe shpirtërore, drejt “Rrugës së drejtë”, rruga e cila është e vetmja që të shpien për në stacionin e fundit, të cilin e dëshirojmë të gjithë, për Xhennet. Në këtë libër autori, jo vetëm që na bën të përgatitemi për këtë rrugë, por edhe mundohet të na sqarojë kënaqësinë e së qenit musliman, kënaqësi e cila vërtetë mund të përshkruhet me fjalë e me vepra, të cilat vërtetë të inspirojnë për jetë, sa edhe të bëjnë të ndihesh i gatshëm të vdesësh. “Rrugës së drejtë” është një libër të cilin, edhe po qe se e lexon me qindra herë nuk të bëhet tepër, ngase sa herë që e lexon, zbulon diçka të re në të, diçka që do të përputhet me realitetin tënd, e të të bëj të ndihesh mirë. Nuk kam më shumë për të shtuar rreth këtij libri, veç se do ju sugjeroja, sidomos të rinjve ta kenë këtë libër, e të lexojnë sa herë që ndjehen të gëzuar, të pikëlluar në veçanti në raste depresioni e stresi, se vërtetë është një libër i cili qetëson shpirtin, e të inspiron për jetë dhe mban një titull vërtetë tërheqës “Rrugës së drejtë”.

 

“DONI TA GJENI VETEN, JA KU E KENI RASTIN - LEXOJENI LIBRIN “RRUGËS SË DREJTË” TË z. NEHAT JAHIUT”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora