Kulturë
Demir Krasniqi: Do të kemi Pavarësi
E marte, 21.02.2012, 07:50 PM
Me rastin e 4 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës :
DO TË KEMI PAVARËSI
Do të kemi Pavarësi –
Kur nga jugu – në veri ,
Do të shkojmë në Albanik ,
Kur s’ do t’ ketë kasapë , çetnikë !...
Do t’i këndojmë Pavarësisë –
Kur s’ do t’ ketë flamuj t’ Sërbisë !
Kur s’ do t’ ketë as kriminel ,
As struktura paralel !
Do t’ i këndojmë Pavarësisë –
Kur s’ do t’ ketë targa t’ Sërbisë ,
Kur t’ bashkohet Mitrovica ,
Kur t’ flet shqip dhe Brezovica !
Pavarësi do t’ kem n’ vatan –
Kur në Pejë e në Deçan ,
N’ Graçanicë , n’ Gazimestan ,
Nuk do t’ ketë ma Vidovdan !
Pavarësi do t’ ketë vatani –
Kur n’ Prizren , te Shatërvani
T’ mos pijë ujë ma Car Dushani ,
T’ mos vajtohet ma Sulltani!
Do ta festojmë Pavarësinë –
Kur t’ shkojmë lirshëm në Sijarinë ,
Në Medvegjë e në Preshevë ,
Bujanoc e në çdo trevë !
Do të kemi Pavarësi –
Kur t’ mos ketë n’ mes nesh kufi !
Kur n’ mes nesh të hapen porta –
Të udhëtojmë pa pasaporta !
Do të kemi Pavarësi –
Kur t’ valon shqipja kuqezi !
Kur mbi t’ gjithë trungun shqiptarë –
Këndohet himni gjithëkombëtarë !
Gjilan, më 17.02.2012. Demir KRASNIQI