E enjte, 22.05.2025, 06:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Pavarësia

E hene, 20.02.2012, 08:54 PM


Halit Bogaj

 

PAVARËSIA

 

Me rastin e 4 vjetorit

 

Në një ditë nga Amerika

U pranua Republika

Republika e lirisë

Me tipare të drejtësisë

Ishte dita madhështore

Me përmasa shekullore

Armiqtë tanë të habitur

Bënin hapa të tronditur

Shanin Bushin dhe Anglinë

Zhak Shirakun Gjermaninë

Me adete si të mjerë

Prapë vepronin si përherë

N’ambasada hidhej zjarr

Nga banditët kujdestarë

Ishin mbledhur Nikoliqi

Koshtunica dhe Daçiçi

Kishin shpresa te Rusia

Që të ‘’zhbëhej’’ Pavarësia

Nuk u  dilte si kujtonin

Por betejën e vazhdonin

Ata kishin nostalgji

Për Afrikë dhe Azi

Jeremiqi atje shkonte

Misionin e vazhdonte

Ishte bërë si debil

Herë në Kongo e Brazil

Kishte shpresë

Te Libia te Egjipti

Dhe Siria

Por ata kanë zaval

Sikur bishat në një mal

Dhe Asadi po kërkohet

Te Shesheli të dërgohet

Jeremiqi po  pisket

I thotë vetes:Haj Medet

Prandaj kthehet në Serbi

I pa shpresë dhe në vetmi



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx