E merkure, 04.12.2024, 07:38 PM (GMT)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Vaji i Dardanisë

E marte, 21.02.2012, 06:42 PM


Adem Zaplluzha

 

VAJI I DARDANISË

 

Atë ditë

Qau ajo nuse

Ndoshta e kam gabim

Fëmija qante në trupin e saj

Me vajin e nuseve të Dardanisë

 

Edhe qielli i ngrysur

Nuk i kursente lotët

Qanin retë

Qante këmisha ime e lagur

 

Loti nuk e ndalte lotin

Në fijen e barit zgjohej dhembja

Me cepin e veladonit

E tërë lagja i fërkonte sytë

 

Qante edhe era

E Dardanisë

Hingëllima e kalit tim

Nuk ndalej

E tërë bota

U shndërruar në vaj



(Vota: 23 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora