Kulturë
Dy poezi nga Neki Lulaj
E merkure, 22.02.2012, 08:56 PM
Neki Lulaj
ARRATISJE
Arratisje çetnikësh
Daulle ikje lugetërish
Ata prenë terrin me neon
Vrasësit neonazistë
Plaçkë boshatisje, krisma pushkësh
Me flamurin e turpit në gjysëm shtizë
Po ikin bishat nga toka e huaj
Edhe varret i morën me vehte
Varrmihësit i ngarkuan në vagonat
E ikjes
Në trenat e turpit
Ata që kanë prononcuar vdekjen
Si huligana
Mos të kthehen më në keto anë.
Se toka e Arbërit as kafkat
Mbrenda nuk ua pranon.
E ne të pavdekurve
Martirve dëshmorëve
U bëjmë nderë
U ngrejmë përmendore
I lartësojmë në Universitete
Rrugëve të Kombit, Aeroporteve
Shesheve dhe kopshteve shkollore.
Ata jetojnë e rriten me ne
Nëpër sfida dhe nepër fitore
Liri emrin e mbajnë të gjithë
Është krenari per ne.
YLLI I TREMBUR
Kur ndrydhë pikëllimi
I yllit të trembur
Mbi qiellin e pa matur
Urrejtja merr zjarr.
Hijet nëpër shtigje
I njomë shiu i vakët
Lulet n´mes të therrave
I ngrohë mëngjesi në Ag.
Shtrirë një dorë e lypsit
Me zemrën blozë
Varfanjaku i lodhur
Një kothere buke kërkonë
Kush e hodhi në arkivol
Kosovën tonë!
Troket derë më derë
Duket si kusarë
Vajmedet si në Mesjetë
Kush ka zemër të dlirë
Diçka për t’i falë.
Shpirtvuajturi tretet
Rrugëve të pa fund
Me gjuhën e shkopit
Këmbanat e mjerimit
Kurrë s’i morën fund.
Të pasurit kalojnë pranë
Shiqojnë me nençmim
Dhe me fodullëk antipoetik
Në luftë i la të shtrenjtit e vet
Kambana e mjerimit
Për kujtim në votër i mbet.