E premte, 26.04.2024, 05:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Kadri Rexha - Fati i luleve

E enjte, 19.01.2012, 09:02 PM


KADRI REXHA:FATI I LULEVE/ Rruga jetësore e shkrimtarit dhe veprimtarit Jusuf Gërvalla/

 

Me rastin e 30 vjetorit të vrasjes së tij

 

Nga Halit Bogaj

 

Libri i Kadri Rexhës,kushtuar figurës poliedrike të veprimtarit të shquar Jusuf Gërvalla, është njëra ndër veprat më të rëndësishme  të llojit të vetë.Duke e njohur përsëafërmi ideologun dhe vizionarin e çëshjes sonë kombëtare,autori i librit hyn në të gjitha poret e jetës së Jusuf Gërvallës,duke e analizuar hollësisht jetën e tij që nga lindja, fëmijëria e deri në vdekjen e tij të hershme të shkaktuar nga një atentat i tmerrshëm në Gjermani/të cilin e kishte përgatitur hollësisht dhe në detaje UDB-ja famëkeqe jugosllave/.Autori i librit na njohton se Jusuf Gërvalla kshte talent të posaçëm që në bankat shkollore si fillorist,sidomos në lëmin e muzikës dhe poezisë,duke mbetur i mishëruar thellësisht gjatë tërë jetës së tij,fatkeqësisht të shkurtër në këto dy veprimtari.Ai qysh si i ri merrej me përkthimin dhe ekzekutimin e këngëve të bukura spanjolle,meksikane dhe italiane..Në këtë rrafsh ka mbetur e paharruar sidomos kënga ‘’El Koplere’’të cilën e këndonte me kitarën e tij të dashur.

 

Në librin e tij plot ngjarje nën okupim,Kadri Rexha na i rikujton të gjitha vuajtjet nën të cilat jetonte me shekuj dhe dekada populli ynë i pamposhtur ,i cili gjatë historisë së tij të dhembshme,por krenare ,nxirrte trima dhe heronj të dalluar.Në vijim e sipër ai jep fakte të shumta dhe relevante përmes të cilave na kujtohen zezonat tona të shkaktuara kundër nesh.Përveç shifrave të tmerrshme për të vrarët,të burgosurit dhe të torturuarit,nga pushtetet e egra serbe,të cilat ishin përherë të njejta për popullin tonë,autori i librit përshkruan edhe ngjarjet e viteve të plaçkitjeve materiale që u bëheshin trevave tona të pambrojtura  nga askush.Shtrirja e padurueshme e zullumit ndaj qenjes sonë kombëtare ,kishte  marrë hov të madh dhe kishte arritur kulmin e saj.Metodat ishin të llojllojshme,por thuajse të njejta nga barbaritë e ushtruara nga aparati represiv shtetëror dhe institucional.Ato metoda krijonin defetizëm,frikë,pasiguri dhe shpienin edhe në shtigje të tjera tragjike drejt shpërnguljes së një pjese të madhe të popullates në vende të tjera ,e sidomos në viset anadollake,me ç’rast ishte arritur dhe kishte mbetur në fuqi edhe një marrëveshje e fshehtë turko-jugosllave për t’u shpërngulur sa më shumë shqiptarë nga vatrat e tyre shekullore.Nga të gjitha këto tmerre që i binin në qafë popullit tonë të vuajtur dhe të përsekutuar,dallohej edhe aksioni tragjik i mbledhjes së armëve/të cilat duhej të dorëzoheshin,edhepse nuk ekzistonin fare/.

 

Libri është një freski dhe një risi tjetër edhe për gjeneratat tona më të reja të cilat duhet të mësojnë se çka kanë hequr gjyshërit dhe etërit e tyre në kohrat e shkuara.Me fjalë të tjera duhet të mësojnë edhe sa është e madhe,e ëmbël dhe e shtrenjtë  liria e fituar me aq shumë sakifica gjersa ka arritur në vatrat tona të lashta.

 

Në ato vite të tmerrshme,që të na bëhej jeta sa më e rëndë dhe e padurueshme,ardhacakët e stepave ruse na e merrnin lopën e fundit,drithin në hambar dhe miellin në magje!Pashpirtësia e tyre shkonte deri në atë shkallë sa që t’i lenin foshnjet tona të vdisnin nga uria!Sundimtarët e tillë të ardhur nga skutat më të errëta të Ferrit njerëzor,ishin pjellë e gjeneratave të veta të moçme të cilat i mësuan ata me urrejtje dhe pushtime të reja,duke mbetur si produkt i vetë djallit shekullor!E tillë ishte taktika dhe strategjia e tyre për ta mposhtur qenjen tone kombëtare dhe për ta bërë sa me servile,por të gjitha ato përpjekje  ishin të kota ngase populli ynë nuk dorëzohej në ansjë mënyrë para sfidave të shumta që i dilnin përpara dhe në mënyra të ndryshme angazhohej të qëndronte sa më tepër përballë stuhive të reja.Dhe na dukej se bëhej gjithnjë e më i fuqishëm dhe më i rebeluar,sidomos atëherë kur nuk e pranonte në asnjë mënyrë nënshtrimin ndaj të huajit.Pas Luftës së dytë botërore dhe tradhëtisë që na ndodhi atëherë,duke mbetur gjysma e atdheut jashtë kufijve administrativ,Kosova vazhdonte luftën e saj të armatosur  dhe paqësore ,e cila zgjati deri në çlirimin tonë definitiv kur u korigjiuan  disa nga padrjtësitë historike që na ishin bërë gjatë shekujve të shkuar.

 

Krahas aksionit të armëve/i realizuar në vitin e acartë 1956/,shqiptarët përjetuan edhe të ashtuquajturin’’kolektivizim’’mospranimi i të cilit sillte masa të reja ndëshkuese siç ishin’’Izolimi’’etj.Dhe të gjithë e dinë se çdo të thoshte të leçitej njeriu nga rrethi të cilit i përkiste një jetë të tërë!Mjaftonte që t’u binte në mend diçka e re dhe ta aplikonin ndaj nesh pa hezitim,vetëm e vetëm për të na shkaktuar sa më shumë plagë,vuajtje dhe mundime të reja!

 

Autori i nderuar ka bërë një punë kolosale ,duke ia përkushtuar librin një personaliteti kolosal siç ishte Jusuf Gërvalla/me vëllaun e tij Bardhin dhe Kadri Zekën si shok i pandarë i idealit patrioik/.Kadri Rexha vërtet ka bërë një punë të shtrenjtë,të palodhshme,për të cilën kishte dëshirë të madhe dhe durim,aq më tepër kur e dinte se kujt i kushtohej,duke u përpjekur që martirit tonë të rënë për liri t’ia kthente sado pak një pjesë të borxhit të cilin e kemi të gjithë si popull,ngase ai ishte i pari i cili çështjen e pazgjidhur të Kosovës e nxori për herë të parë jashtë kufijve të saj,duke bërë që gazetat më të njohura perëndimore të shkruanin për vendin tonë dhe dëshirat e këtij populli për të dalur njëherë  e përgjithmonë nga zgjedha serbe.

 

Mes tjerash duhet theksuar edhe faktin se Kadri Rexha ishte edhe shok besnik dhe veprimtar i të madhit Jusuf Gërvalla,duke u përpjekur me mish e shpirt që idealet e tij t’i çonte në vend dhe t’i bënte realitet në meset tona

 

.Pra edhe Kadriu ishte i angazhuar në drejtim të pakthyer deri në arritjen e i dealeve tona përfundimtare,të cilat ishin edhe porosia kryesore e Jusufit tonë të pavdekshëm,eshrat e të cilit u sollën në atdhe pas çlirimit nga okupatori i egër.Pra edhe Kadri Rexha ishte i burgosur  disa vjet për ta përjetuar edhe vetë Golotën nëpër të cilën kaluan qindra mijra shqiptarë atdhetarë për t’u arritur ditët tona të sotme në paqe dhe liri të vërtetë.

 

Mëtej duhet theksuar se në librin e Kadri Rexhës përmbledhet jeta dhe rrethanat në të cilat jetoi dhe veproi  Jusuf Gërvalla,i cili me potencialin e tij kreativ dhe angazhimin permanent arrinte suksese të mëdha në fushat e artit letrar,muzikor dhe teatror.Çdo gjë që e merrte për ta punuar e realizonte me sukses të madh edhe si përkthyes,këngëtar dhe gazetar.Na duket se akoma i kemi të freskëta këngët e tij të bukura dhe melodike kushtuar vendlindjes,dashurisë,nënës etj.Duke qenë se një kohë të gjatë ishte larg saj,një pjesë të mirë të krijimeve të veta ia kushton nënës së tij të dashur së cilës i premton se së shpejti do të shkojë tek ajo,duke ia kushtuar disa nga vargjet më të bukura të krijimtarisë së tij letrare.Me fjalëtë tjera,nëna bëhet edhe njëri ndër lajtmotivet e tij kryesore..Ai kudo që është,kudo që shkon nuk rresht për ta përkujtuar nënën e tij e cila e kishte rritur me mundime të mëdha dhe me skamje të përhershme.Dhe si i tillë, me vargjet e tij kushtuar nënës, ai na përngjanë here në klasikun Ndre Mjeda ,herë në poetin modern Jesenin.

 

Jusufi vërtet ishte si një bletë e palodhshne edhe në përkthime të veprave të autorëve të shquar si Borhes,Danillo Kish dhe Ciril Zlobec.Dëshironte që përkthimet e tij të kishin jetë të gjatë dhe të lexoheshin sa më tepër ,në mënyrë që edhe opinioni ynë të njihet sa më tepër me vlera të shquara letrare .



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora