E premte, 26.04.2024, 11:20 PM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Kombi shqiptar nuk është multietnik

E shtune, 31.12.2011, 01:57 PM


NË VEND TË REAGIMIT NË SHKRIMIN E Nexhmedin Spahiut: ”Kombi shqiptar - a është multietnik”?

 

Kombi shqiptar nuk është multietnik

 

Nga Besnik Prishtina

 

Se pushtetet pafta e të korruptuara të kryeqendrave tona ju kanë nënshtrua e përulur plotësisht diktaturës koloniale të Brukselit, duke pranuar zbatimin e politikes se tyre antishqiptare, këtë po e shohim të gjithë. Te shkrimi i Edita Kuçi-Ukaj: “Kombi multietnik i Pacollit” epet një shpjegim shkencor se cilat janë motivet e Pacollit të deklarohet për “kombin multietik”. Pacolli dhe politikanet tjerë me gjak të përzier e me gra të huaja, mendojnë se si i kanë familjet e veta mutietnike t´a bëjnë edhe kombin e vet!

 

Pacolli ju takon atyre qe e kishin me par “kombin jugosllav” dhe qe tani e kanë “kombin ko(!)ovar”. Ai vet e di, se sikur ata lider “shqiptar” të kohës së Titos që arritën në funksione të larta të pushtetit diktatorial antishqiptar të Beogradit duke shkelur interesat kombëtare, edhe tani, edhe ai e di se vetëm në po atë rrugë mund të emërohet si president i Kosovës nga ana e Brukselit. Edhe pse Kombi Shqiptar aktualisht për interesat greke e sllave po mbahen i ndarë me dhunë në 6 shtete, liderët e partive mafioze politike me përulje po zbatojnë edhe ato kërkesa të BE që godasin interesat vitale të kombit shqiptar. Kjo behet nga ata vetëm për të realizuar do privilegje personale e klanore të tyre.

 

Nuk ka vend në Evropë që ka më pak minoritete dhe me pak martesa të përziera! Prandaj, se cilat arsye i shtyjnë disa pseudo intelektual të bëhen tellall antishqiptar të kësaj politike gjenocidale të “multienticietit”, kjo është akoma e pa qartë! Ka do kohë që Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Migjen Kelmendi, Enver Robelli e një numër minor individësh destruktiv me prejardhje të dyshimtë etnike, kanë hy në vallen antishqiptare të kohës së shtrigave të Kongresit të Berlinit të 1878 me të cilën është luajtur e po luhet loja e mohimit dhe të zhdukjes së kombit shqiptar. Prej deklaratës famëkeqe të parit të ati kongresi i cili DEKLAROI se: “Shqipëria është vetëm një term gjeografik”, nëpër Elaboratin e Çubrilloviqit e deri te Plani i Ahtisarit synohet e njëjta gjë: MOHIMI DHE ZHDUKJA E KOMBIT SHQIPTAR!

 

Dikur moti superfuqitë e kohës - perandorit e vdekura bizantine, romake e osmane provuan përmes sundimit shpirtëror të besimeve të tyre fetare të detyrojnë të bindin popullin shqiptar që t´a harron identitetin e kulturën vet dhe të bëhen grek, latin e turq, sepse vetëm kështu trojet tona etnike do të bëheshin prone e tyre. Pra, feja ishte ideologji sunduese e regjimeve të tyre njësoj si fashizmi e komunizmi. Greket dhe Sllavet me epiqendër ne Moskë provuan t´a zhdukin kombin shqiptar me gjenocid fizik. Ndërsa Despotët e Brukselit po e provojnë përmes gjenocidit politik, duke e korruptuar elitën reaksionare vendore që për mes tyre t´a zbaton politiken antishqiptare të falsifikimit të identitetit nacional. Ata po provojnë t´a zhdukin kombin shqiptar - në emër të “shqiptarëve” !

Me gjasa këta pseudo intelektual po e mbështesin teorinë e “kosovarizmit” me te njëjtat motive si e kanë mbështetur baballarët e tyre shpirtëror teorinë e “jugosllavizmit”, “osmanizmit”, “katolicizmit” e “ortodoksizmit” të shqiptarëve në kohën kur shteti e ka përdor besimet e ideologjitë e tyre për zhdukjen e kombit shqiptar. Duke ngritur fetë e ideologjitë e tyre mbi kombin ton në emër të “Zotit”, e në emër të “internacionalizmit proletar” në emër të “multietiniciteit”! Për t´u realizuar këto “ideale” të tyre duhet të zhduket kombi ynë!

 

Shqiptarët lindin shqip, jetojnë shqip, i luten, i rrëfehen e i bindën Zotit shqip dhe vdesin shqip. Nuk ka kryq as nuk ka yll e hanë, as yll me çekan e drapër, as fushë nate me yjësi pa hanë që munden të ngritën mbi shqiponjën e Gjergj Kastriotit të nxire nga luftërat e të skuqur në gjakun e derdhur për lirinë e Shqipërisë. Këtyre përpjekjeve të huaja reaksionare shqiptarët e vërtetë gjithmonë ju përgjigjen me manifestin e vet: FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA!

 

Znj. Edita Kuçi – Ukaj e ka dhënë një vlerësim shkencor mbi këtë temë i cili ju jep përgjigje të shkurta dhe të sakta edhe tezave reaksionare të Nexhmedin Spahiut te: ”Kombi shqiptar - a është multietnik”? Prandaj në vend të reagimit tim lexuesit ta lexojnë “Kombi multietnik i të Pacollit “ të Znj. Edita Kuçi – Ukaj. Lexim të këndshëm!

 

Kombi multietnik i Pacollit

 

Edita Kuci-Ukaj

 

Deklarata e Behgjet Pacollit, në intervistën dhënë portalit informativ zviceran, “Swissinfo” , cituar sipas Kohës ditore, thotë se do të punoi për një komb multietnik në Kosovë, ndërkaq këtë zotohet se do ta bëjë me ndihmën e Qeverisë. Kjo deklaratë, sharlatante, pasohet me një tjetër, se duhet ta harrojmë armiqësinë me Serbinë. Njeriu i cili pretendon të jetë i pari i vendit tonë, se ka idenë se çfarë është kombi, e hiq më pak, ai se ka idenë se kombi multietnik nuk ekziston askund në botë.

 

Ka shoqëri multietnike, ndërkaq kombet janë unike. Pacolli kur e thotë këtë, e ka në ndërdije, nostalgjinë për Jugosllavinë e Titos, atë që dëshiroka të na realizojë në Kosovë. Këtë gjë ai s’kishte hezituar ta thotë edhe në media tjera. Tito u mundua të sajoi një komb multietnik në Jugosllavi dhe për një kohë të gjatë, bota e pa dhe perceptoj si një shembull shumë të mirë, sepse arriti të krijonte një koherencë dhe bashkekzistencë në një regjion, ku jetuan së bashku shumë etnitete të ndryshme në paqe. Por, të gjithë e dimë se si përfundojë kjo ide e kombit multietnik, në tragjedi dhe gjakderdhje, pasoja këto që ende po i përjetojmë dhe jetojmë, e nga të cilat na synoka të na çlirojë Pacolli.

 

Kohëve të fundit, bota u shokua me deklaratat e kancelares gjermane, Angela Markel, e cila duke diskutuar për integrimin e minoriteteve në shoqëritë evropiane, e veçmas gjermane, pati thënë se multikulturalizmi ne Europë ka dështuar, deklaratë kjo e cila u përforcua nga ajo e kryeministrit britanik, David Cameron. Nëse ka dështuar ideja e multikulturalizmit, atëherë si do të krijohet dhe të mbahet një komb multikulturor, duhet pyet dhe përgjigj Pacolli, i cili, në mënyrë krejtësisht naive jep deklarata skandaloze para botës, në këtë kohë sfidash të shumëfishta për Kosovën. Sigurisht se Pacolli nuk e ka të qartë se nuk mund të këtë komb multietnik askund në botë, mirëpo ekzistojnë bashkësi të caktuara shtetërore, që kanë etni të ndryshme. Prandaj, shtrohet pyetja e dilema, cilat na qenkan synimet e të parit të vendit tonë? Dhe si mendon Pacolli ta sajoi një komb multietnik, kur dihet botërisht se në Kosovë jetojnë disa kombësi, brenda një shteti, që tanimë ka filluar të merr çdo ditë e më shumë atributet ndërkombëtare. Si mendon njeriu i parë të tjetërsojë identitetin e shqiptarëve, e për qefe të hunit e konopit, e ta bëjë një komb multietnik? Kombet nuk shuhen aq lehtë e hiq më pak, ato nuk krijohen lehtë. Kjo është një utopi e rrezikshme, konsekuenca t e së cilës, mund të lëndojnë edhe më tutje marrëdhëniet delikate në Ballkan. Kjo deklaratë, është fyerje për shqiptarët, për serbët e kombësitë tjera. Ne, kosovarët, jemi të vetëdijshëm për identitetin tonë etnik dhe kulturorë dhe ai është shqiptar, prandaj ai nuk mund të tjetërsohet, as sipas ambicieve të serbëve, as sipas ambicieve të turqve, e as sipas ambicieve të Pacollit. Nëse Pacolli ka krizë identiteti ai le të e ndjen veten çka të donë, por shumica e këtij vendi e din farë qartë, përcaktimet e tyret. Këto deklarata të Pacollit të bëjnë të mendosh se politika shqiptare është shumë e papjekur dhe e paaftë, bile edhe shumë diletante. E si do të harrojmë ne shqiptarët dhunën e Serbisë kur ata asnjëherë nuk u munduan të kërkojnë falje popullit shqiptar ose duke e njohur së paku realitet e reja të krijuar anë Kosovë.

 

Së fundi, BE e krijoi një ide të multikulturalizmit në Kosovë, si provë, e jo si vetëdije etnike dhe jo e sigurt kjo do të funksionojë. Kur në shtetet e BE nuk po funksionon multikulturalizmi, atëherë si do të funksionojë në Ballkan kur të gjithë janë në armiqësi me njëri-tjetrin. Kjo është utopi e radhës, ashtu siç ka përjetuar shumë utopi në të kaluarën ky rajon.

 

Kosova ka nevojë për njerëz realistë, për të matur dhe të aftë me kuptuar realitet kombëtare e ndërkombëtare.

 

Nuk do të këtë më Tito në këtë botë, e posaçërisht jo ne Kosovë!

 

 

(Autorja është analiste politike. Ajo ka studiuar shkencat për Paqe dhe Konflikte dhe Marrëdhëniet ndërkombëtare)

 

Nga Edita Kuci-Ukaj



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora