E premte, 26.04.2024, 01:55 AM (GMT+1)

Editorial

Shefqet Dibrani: Kur rrëzohet presidenti, nuk duhet të hesht presidenti

E premte, 29.02.2008, 09:50 PM


ANOMALI KOSOVARE:

KUR RRËZOHET PRESIDENTI, NUK DUHET TË HESHT PRESIDENTI

Ky shkrim iu dërgua për botim QIK-ut në Prishtinë dhe gazetës “Bota sot”, të cilat deri më sot nuk e botuan. Si duket edhe këto dy institucione informative janë mbyllur në një ego të rrezikshme, që nuk i shërben as politikave të tyre redaktuese, e  as demokracisë së brishtë kosovare.
He nejse, shkrimi do t’u paraprij edhe një varg qasjeve dhe analizave të tjera politike mbi anomalitë e tashme kosovare, mbi reformat shtetërore që duhet të bëhen urgjentisht, dhe veçmas do t’i trajtoj me sukses disa nga reformat politike që duhet t’i bëjë vet LDK-ja nëse dëshiron të rikthehet si fituese në zgjedhjet e ardhshme që do të ndodhin në Kosovë.
Janë këto arsye që më shtyjnë të kërkoj ndihmën e ndonjë gazete në Kosovë për t’i publikuar vazhdimisht këto opinione të cilat do të jenë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

AUTORI

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Shqiptarët e Kosovës gati për pak nuk e përjetuan aktin e Pavarësisë së vendit të tyre pa portretin e Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova i cili bëri më shumë se kush do tjetër për të ardhur deri te Pavarësia e Kosovës. Dhe jo vetëm kaq deputetet e ardhur në pushtet në më pak se 20% të votës së gjithmbarshme të qytetarëve të Kosovës me të drejt vote, thuhet se e rrëzuan Ikonën e Pavarësisë, dhe të tjerët që nuk mund ta kalojnë këtë limit gati  sa nuk u lajthiten nga emocionet se po hynin në Librin e Historisë, por qëlloi ndonjë prej tyre që nuk duhet tu hahet haku, të cilët nuk e kapërdinë këtë turp, që do të këmbëngulin për të shpëtuar nga gabimi i qëllimshëm që qe bërë për ta shantazhuar aktin më sublim të përpjekjeve shekullore të shqiptarëve të Kosovës. Dhe kjo nuk dihet nëse është bërë nga mëria apo nga porosia?!
S’ka dyshim se për dikend paska qen më e rëndësishme shantazhimi i kësaj dite historike se sa uniteti kombëtar përball gjithë asaj lufte politike e diplomatike që sillej vërdallë Kosovës e që për shumë kënd u mor vesh vetëm pak ditë pas shpalljes së pavarësisë se sa e madhe dhe sa e vështirë paska qen shpallja e Pavarësisë së Kosovës pa miq e shtete që kanë ndikim në rregullimin e rendit të ri botëror.
Çuditërisht në sojin e një logjike politike që tashmë mbet për arkiva historike do të kërkojnë largimin e portretit të Presidentit Historik të Kosovë dhe në saje po të atij mentaliteti do të kërkojnë që ky vandalizëm të mos politizohej, e çështja “Rugova” të harrohet ashtu siç u harrua familja e tij në atë ditë të shenjtë, ashtu siç u harruan të mbulohen sheshet, rrugët dhe shtëpitë e Kosovës me portretin e tij.
Pavarësisht nga ajo që dihet dhe u tha publikisht, heqja e portretit të dr. Rugovës jo që duhet të shikohet në prizmin politik por duhet të dënohet edhe ligjshmërisht dhe akterët e këtij akti të turpshëm duhet turpsisht të largohen nga ndërtesa, nga salla dhe nga foltorja e Parlamentit të Kosovës. Se largimi i tyre duhet të bëhet sa më shpejt, nëse donë të pastrojnë ndërgjegjen e tyre dhe t’u kërkojnë falje aleatëve që investuan aq shumë për të ardhur deri te kjo ditë.
Se kush mund të kenë qenë këta njerëz me qëllime kaq antikosovare, me qëllime kaq antikombëtare, dhe me qëllime kaq antiamerikane nuk është lehtë të thuhet por analizat e  mëtutjeshme duhet të qojnë te fakte e supozime tronditëse, pasi çështja “Rugova” lidhet me dy pika kyçe:
E para: Qëllimi i largimit të portretit të Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, ka pas për qëllim mohimin e kontributit të tij dhe mohimin e kontributit të LDK-së. Duke hequr portretin e dr. Ibrahim Rugovës kanë menduar se do ti mënjanojnë edhe gjysmën e nënshkrimeve nga postulati i pavarësisë, e kështu gjysma e atyre që do të nënshkruanin do të falsifikonin edhe më tej historinë se vetëm ata sollën Pavarësinë e Kosovës.
E dyta: Qëllimi i largimit të portretit të Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, ka të bëjë drejtpërdrejt me aleancat antiamerikane që kanë qenë kundër Pavarësisë së Kosovës. E dihet fort mirë se Kosova u pavarësua në saje të Pragmatizmit Amerikan dhe investimeve të tyre.
Prandaj, presidenti i Kosovës që është pasardhësi i dr. Ibrahim Rugovës edhe në partinë e tij dr. Fatmir Sejdiu duhet të reagoj ashpër, dhe duhet të jetë i vendosur në zbardhjen e këtij veprimi, kur nëpërkëmbet portreti i Presidentit Historik të Kosovës, dr. Rugova, çfarë do të ndodh  me te, veçmas kur del në shesh veprimi antiamerikan që është i instaluar në Parlamentin e Kosovës.
Ky vullnet nuk duhet ti mungoj as kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, i cili qartë dhe pa ekuivokë duhet të pozicionohet përkrah Aleancës Verio-Atlantike,  e udhëhequr nga Amerika. Ai duhet të jetë i vendosur në zbardhjen e këtij krimi politik, nëse me të vërtet mendon të mbetet njëri nga kryeministrat më të suksesshëm të Kosovës. Në anën tjetër është obligim ndaj Amerikës për të ndalur veprimin ogurzi që paska depërtuar kaq thellë edhe në institucionin më të lart legjislativ të një vendi.

Zvicër, 27.02.2008.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora