E premte, 26.04.2024, 05:27 PM (GMT+1)

Mendime

Fehmi Kelmendi: Pajtimi , uniteti dhe bashkimi kombëtar

E shtune, 31.12.2011, 01:58 PM


PAJTIMI, UNITETI DHE BASHKIMI KOMBËTAR

 

Nga Prof. Fehmi Kelmendi

 

Të parët tanë në momentet kritike, të vështira e të rrezikuara, sidomos kur kombit i kanosej eksistenca e qenies së tij, i lënin anash të gjitha mosmarrëveshjet, grindjet dhe konfliktet, qofshin ato edhe më të voglat, dhe i bashkonin forcat. Koordinimi i formave të veprimit në qëndresë kundër çdo pushtuesi, luante rolin krysor. Sa për ilustrim do të marrim shembul qëndrimin konsekuent të krerëve feudalë shqiptarë, të cilët para rrezikut Osman u tubuan rreth Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Kuvendin e Lezhës, të mbajtur më 2 mars 1444, dhe formuan unitetin e pathyeshëm. Dhe falë këtij uniteti iu kundërvunë me sukses sulmeve turke 25 vjet me rradhë, gati pa ndërprerje. Pastaj, në vitin 1601, 52 delegatë të ardhur nga krahinat e ndryshme shqiptare, në Kuvendin e mbajtur në fshatin Dukagjin të Matit, ku flakën moskuptimet e ndërsjellta dhe i bashkuan forcat.

          Gjithashtu, më 1703, në fshatin Mërkinje të Lezhës, në Kuvendin e Arbrit, të mbajtur sipas udhëzimeve të Papës Klementii XI-të, me prejardhje shqiptare, i cili rrjedhte nga fisi Kelmend, dhe i cili më 1711 kishte hapur katedrën e gjuhës shqipe në Romë, dhe i cili kishte bërë përpjekje për çlirimin e Shqipërisë, pavarësisht nga konfesionet e ndryshme u mor vendimi që shqiptarët të mirren vesh e ta mirëkuptonin njëri-tjetrin kur ishte në pyetje atdheu dhe mbrojtja e tij. Pas të përmendurve, pësojnë Kuvendet si vijon: Kuvendi i Prizrenit më 1878, Kuvendi i Dibrës më 1878, Kuvendi i Gjirokastrës më 1880, Kuvendi i Pejës më 1899, Kuvendi i Sinjes më 19ll, Kuvendi i Junikut më 1912, Kuvendi i Junikut më 1912 dhe Kuvendi i Vlorës po atë vit, të cilët janë me rëndësi të veçantë.

Prandaj, nisur nga interesi kombëtar pajtimi, uniteti dhe bashkimi i shqiptarëve është detyrë imediate, obligim e secilit që e ndjen veten atdhetar të devotshëm dhe akt historik i domosdoshëm, nëse i marrim parasysh rrethanat në të cilat ndodhemi sot e gjithë ditën. Viktimat e përcaktimeve ideopolitike e partiake dhe robët e liderëve të tyre dëmtojnë zgjidhjen e drejtë e të plotë të kauzës sonë gjithëkombëtare. Orientimi i bastardëve të kombit, bazuar në ndarjen fetare, gjuhësore dhe krahinore, shpie drejt zhdukjes totale të kauzës kombëtare. Le të veprojmë me ndërgjegje të pastër për realizirnin e aspiratave shekullore të popullit liridashës dhe paqëdashës shqiptar!

Në këtë drejtim, formimi i një Këshilli drejtues nga një grup personalitetesh të shquara dhe me karakter të fortë patriotik, kuptohet jashtëpartiak, i pregaditur profesionalisht dhe në nivel të duhur, me synim të thirrjes, caktimit të terminit dhe mbajtjes së Kuvendit mbarëkombëtar, nga i cili, delegatët pjesëmarrës që do të përfaqësonin të qjitha viset shqiptare, si dhe ata nga diaspora, pa ndikimin e asnjërës parti politike, pa imponimin prej kujtdo qoftë, e as të ndonjë grupi apo individi, mund të rezultojë me hartimin e një platformë të përbashkët gjithëshqiptare, me një strukturë organizative të pjekur e të pakontestueshme, dedikuar zgjidhjes së drejtë të çështjes mbarëshqiptare. Diskutimet duhet të zhvillohen në mënyrë transparente, dhe tok me vendimin definitiv të raportojnë duke informuar drejt publikun, mjetet e shkruara dhe ato elektronike. Opsioni optimal dhe i pashoq është respektimi i vullnetit të populllt. Vox populli,Vox Dei.



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora