E premte, 26.04.2024, 01:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Shfletojmë historikun e Misionit Katolik Shqiptar - me seli në Stuttgart të Gjermanisë

E marte, 08.11.2011, 09:00 PM


 

 

Shfletojmë historikun e Misionit Katolik Shqiptar - me seli në  Stuttgart   të Gjermanisë

 

DASHURI, GËZIM DHE PAÇË NË MES NESH

 

Bisedoi:  Ramiz DËRMAKU

 

Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani  është Misioni i parë shqiptar që vepron në shtetet e Evropës  Perëndimore  na  thotë mërgimtari, mësuesi, edukuesi, intelektuali,  autori  i disa librave z. LEKË PREÇI, për  gazetën  kombëtare “Bota Sot“ . Për shkakë të gjendjes së vështirë ekonomike, varfërisë, por edhe nga shkaku i dhunës  që ushtronte pushteti kriminel  serb, një  pjesë e  madhe  e rinisë u detyruan të  emigrojnë në shtete të  ndryshme të Europës. Duhet cekur se kudo që shkuan bashkatdhetarët tanë me vehte  morrën zjarrin  e dashurisë ndaj  Atdheut.  Bashkëatdhetarët  tanë  filluan  të emigrojnë që nga vitet e 7o-ta, me disa merëveshje që kishte bërë pushteti  serbo-jugosllavë. Bashkëatdhetarët tanë erdhën      punojnë një koh    shkurtë (kështu mendonin) e mbetën deri  deri më sot. Ata  në fillim me seriozitet e përkushtim ia filluan punës dhe mbrenda një kohe të shpejtë falë respektit dhe edukatës familjare që posedonin arritën të  jenë të nderuar dhe të respektuar edhe nga pala gjermane. Në fillim të viteve të 70-ta, ata ishin të vetmuarë (nuk kishin marrë  familjet e tyre) dhe fundin e javës e kalonin duke e vizituar njëri tjetrin për të  hjekur mallin dhe mërzinë që ndienin ndaj familjes, çështjes kombëtare dhe atdheut. Gjatë atyre viteve në diasporën shqiptare nuk funksiononte asnjë  shoqatë, klubë, bashkësi, etj, etj, por ata instiktivishtë për  ta shuar  mallin ndaj atdheut filluan të  takohen dhe të preokupohën me gjendjen e rëndë që mbretronte në Kosovë e trojet etnike shqiptare dhe Diasporë.  Gjatë atyre viteve nuk kishin se ku ta kalonin kohën e lirë, ku të çmalleshin dhe ku do ti kryenin ritet fetare..., etj. Iniciatori  dhe aktivisti i dalluar (punëtori social nga Kosova), z. Pjetër MJEDA,  filloi ti  tuboj këta mërgimtarë të besimit katolik  duke mbajtur mesha me misionet  tjera  katolike . Këtu duhet cekur edhe Dr. Dom GASPËR  GJINI. Mirpo, me 12 shkurtë të vitit 1984 për herë të parë nga misionari i parë Patër Hil Kabashi, kremtohet mesha  në gjuhën  shqipe për mërgimtarët tanë , të cilët ishin kryesisht nga Kosova.

Nga kjo datë shënohet fillimi zyrtar i punës dhe veprimtarisë së Misionit Katolik Shqiptar  në Gjermani me seli në Stuttgart. Në atë  fillim zyrtar të Misionit, zyra ishte si pikë referimi ishte në Stuttgart (Marienplatz  Fangelsbach Str. 11) kurse më vonë Zyra e Misionit u transferua në një  vend  tjetër pra në rrugën ( Vagner str. 45- 70182 Stuttgart). Me seriozitet të  madhë dhe  vetmohim të  pashoq Patër Hili vazhdoi  punën  duke e konsoliduar këtë Mision dhe ne të njejtën kohë duke i tubuar mërgimtarët   besimtarë  rreth  këtij  misioni. Ai  falë  vullnetit dhe punës  intenzive  që bëri  arriti  që akoma  edhe  sot  ne    njejtën  rrugë    vazhdon marshimin  Misioni. Sipas  evokimeve të besimtarëve mërgimtarë, si    Gjergj  Kuzhninit,  Ndrecë  Spaqit ,  Ndue   Përforfit,  Ukë Markajt, Nikollë  Ndrecajt, Lazër Spaqit,  Marjan Musollit.., etj , u bënë  shumë  punë  u derdh shumë djersë dhe u hargjua shumë  energji  për  funksionimit  e  Misionit Katolik  Shqiptar në Gjermani.  Mirëpo, këmbëngulsia  dhe  vullneti  i madhë  i  Patër  Hilit, ka  bërë që ne të festojm                   ë  25-vjetorin  e  themelimit dhe  sukseset  e  arritura   Misionit Katolik  Shqiptar    Gjermani. Të  gjithë  mërgimtarët    vinin  në Gjermani, kuptohet ata të besimit  kaatolik  jo që i   bashkoheshin  Misionit.., por ata e ndihmonin atë. Në kuadër    Misionit  ka  vepruar  Zyra  speciale , e cila  u  ndihmonte  shumë  mërgimtarëve pa  dallim  besimi  e  etnie. Këtë  zyre  me mjaftë  suksesë  e  ka  udhëhequr  i nderuari dhe i respektuaari z.  Pjetër  MJeda.  Ndersa, Patër  Hil  Kabashi, i bashkonte  mërgimtarët  besimtarë  rreth  Misionit.  Me kalimin  e  kohës  do të  formohen  edhe qendrat tjera  misionare      cilat  mbahej  meshë  ;  München,  Wangen,  Güpingen,  Frankfurt  , etj.

Patër  Hil  Kabashi  shërbeu  deri    fund    vitit  1995, e    fundin  e vitit  1996 ai  nga Selia e Shenjtë  u  emërua IPESHKËV, dhe  u  caktua    detyrën  e  administratorit  apostolik    Shqipërinë  e  Jugut. Në  vitin   1995 , si  Misionar  i dytë  , në   Misionin  Katolik  Shqiptar    Gjermani,   erdhi  Patër  Anton  Nua.  Edhe  Patër  Antoni,  vazhdoi  gjurmëve    Patër Hilit. Patër  Antoni, veproi  deri    vitin   2006. Pastaj  do të  vie  Patër  Marjan  Lorenci. Në  fillim    punës    Misinit  Patër  Hili  bëri  këtë  evidencë    besimtarëvesishtë  kryefamiljarë, por ne nuk do ti shënojmë emrat e tyre  ( por  numri  kalon  shifrën  mbi  100 anëtarë).

 

JETA  PASTORALE

 

-PAGËZIMET

-KUNGIMET

-KREZMIMET

-KURORËZIMET

-VARRIMET

Veprimtaria  kryesore, apo  puna  qenësore  e Misionit  Katolik Shqiptar    Gjermani, ishte  shërbesa  fetare  për  besimtarët,  ose  thënë  ndryshe  jeta  postorale,  shpirtërore , pra  është   baza  e  veprimtarisë    përgjithshme e Misionit  dhe Misionarëve. Misionarët  janë  gjithnjë të  përgatitur  dhe    gatshëm       çdo  kohë të  jenë  pranë  besimtarëve    vetë.

 

PAGËZIMI  ËSHTË   GJITHNJË    GËZIM    PËR   FAMILJEN   DHE   BASHKËSINË

 

Pagëzimi  është  sakromenti  i  parë  dhe më i  nevojshmi  për  njeriun . Është  dera  ku hyhet    jetën krishterë  dhe  vazhdimësi  për  sagramentet  tjera  gjatë  jetës. Me  pagëzim  fëmija  bëhet  anëtarë  i  Kishës  dhe  njeri  i ZOTIT, duke  e vënë njeriun     rrugën  jetësore    shpëtimit. I  pagëzuari  ,  duhet    armatoset   me  armët  e Drejtësisë , Fesë,   dhe    Dashurisë.  Në Misionin  tonë  po  edhe    qendrat  tjera    ku  mbahen  meshë në  gjuhën  shqipe,  misionarët  kryejnë  këtë  sakrament     pagëzimit  me  dëshirë  dhe  kënaqësi, sepse pagëzimi  konsiderohet  gjithnjë  gëzim  për  familjen  dhe   bashkësinë  duke  u  kremtuar   me  festë, gëzim  dhe  hare.  Mesazhi  kryesor i pagëzimit qëndron në atë se meshtari   i  qetë  fëmijës  ujë në  Bekuar     kokë  duke i thënë :“ Unë  po të  pagëzoj    emër të  Atit  dhe të Birit  dhe  të Shpirtit  Shenjtë“ . Këto  fjalë  janë  edhe  fjalët e Dokumentit të parë    shkruarë    gjuhën shqipe, të cilat njihen  si Formula e Pagëzimit të  Engjullit    vitin  1946.

 

KUNGIMI   I  PARË

 

Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani   me seli  në Stuttgart  me  rastin  e  sakramentit    Kungimit të  parë  bënë  përgatitje të veçanta   dhe  solemne.  Fëmijët    cilët  janë  për  Kungim    parë regjistrohen nga motërat  e  nderit për  të vazhduar më  vonë  me  mësim  i cili  mbahet  në lokalet e Misionit.  Kjo  përgatitjer  mbahet  kryesishtë  nga  Motrat, por ndodhë  shpeshë    ajo të mbahet edhe nga Misionari . Në ditën  e kungimit të parë Kisha  është  e  zbukuruar  dhe  e  tërë  atmosfera  është  solemne. Është  bërë traditë që  me rastin  e këtyre  sakrramenteve në  Misionin  to në    vijnë  mysafirë    nderuar  nga Kosova, zakonisht   Ipeshkvit  e  Ipeshkvisë    Kosovës.

 

KREZMIMI

 

Edhe krezmimi  është  sakrrament i  rëndsishëm në  jetën  e  krishterë.  Me  këtë  sakrament  krishteri  merr  Shpirtin Shenjtë. Për këtë  kërkohet nga    rinjët që    kenë  përgatitje    duhara në  mësim besim, pastaj atë ta përcjellin  me uratë rrëfim  paraprak  dhe  kungim. Krezmimi është  sakrament  i pjekurisë. Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani i kushton  rëndësi të madhe kësaj dite të  madhe. Rëndësi    madhe i kushtohet  mësim besimit që organizohet për kandidatët që përgatiten për krezmim. Kjo ditë e shënuar paraqet  festë    vërtetë  për    rinjët, familjet e tyre  dhe për tërë  bashskësinë.

 

KURORËZIMET – FAMILJET  E  REJA     BASHKËSISË

 

Zoti  ka krijuar  njerëzit e parë , burrin  dhe gruan. I ka lidhur në jetë të përbashkët , në një  bashkim    shenjët  njerëzor. Kështu, pra  vetë  ZOTI, e themeloi sakramentin e kurorëzimit.Kurorëzzimi e ka fillimin kur dy partnerë , burri  dhe  gruajaa me një pëlqqim    dy anshëm dhe    pakthyeshëm i  dorëzohen  njëri  tjetërit dhe  po ashtu hyjnë  në dashuri pa    cilën  nuk  ka  kurorë të  vërtetë. Bashkëshortët  lidhen    kurorë në  një  bashkim    shenjtë dhe    pa zgjidhshëm  dhe  sipas ligjeve të Kishës, vetëm  vdekja  mund t’ndajë . Çdo  krishterë    hynë    këtë  bashkësi , e ka për detyrë  të fillojë  jetën e përbashkët  me bekim se për  ndryshe  gabon  dhe  e fyen Zotin. Kurrsesi nuk  duhet  lejuar që kurorëzimi të  bëhet  pa  dashuri  dhe dëshirë, sepse prej  saj varet edhe fati  i  jetësdhe  çdo herë  duhet  të lutemi që tërë  jetën  bashkëshortore ta  kalojmë    dashuri, harmoni  dhe  sipas  vullnetit    Zotit.

 

VARRIMET

 

Të gjithë  njerëzit    lindin  dhe  jetojnë    këtë  jetë, u është  caktuar  fati  se një ditë  do    vdesin, dhe  vdekja  nuk është  një  gjë  bash  e  thjeshtë. Por  Kisha  si  një  nënë  e  mirë  i  përcjellë anëtarët e saj  ptrej  lindjes  deri    vdekje.

 

VEPRIMTARIA  KULTURORE   E  MISIONIT

 

Çdo  herë  kur  Misionin Katolik Shqiptar    Gjermni e vizitojnë mysafirë  nga  Kosova, Shqipëria etj, për mërgimtarët  është  një  festë  e  madhe. Themi kështu sepse  nga mërgimtarët përjetohet  kontakti  i  drejtpëdrejtë me  vendlindjen. Bashkësinë  tonë  e  kanë  vizituar shumë Ipeshkvë  nga  Kosova, Shqipëria si  dhe  shumë  meshtarë nga  trevat  etnike  shqiptare duke  filluar  nga Imzot  Nikë, Prela,  Imzot  Mark  Sopi, Imzot  Hil Kabashi, etj. Bashkëpunimi  me organet  përkatëse shtetërore të Kosovës është shumë  i mirë. Kreu  i Kishës  Shqiptare të  Kosovës,  Imzot  Nikë  Prela ishte  njëri  ndër  përkrahësit  dhe  pjesëmarrësit me rastin  e tubimeve  për  faljen  e gjakut. Bashkë  me kryeplakun  e Kosovës z Anton Çeta. Nikë Prela  mbante  kontakte    rregullta  me Nënën Terezë. Ja se çka i shkruan ajo, zotit  Nikë  Prela:“ Mons.  Nikë  Prela  gjithëmonë  shpirtërishtë jam e  lidhun  me uratë  e  dashuri me  popullin  tem  shqiptar, sidomos  në kohë    vështira. Mbas  shumë  pjekave  dhe  rreziqeve , më  gëzon  pa  masë lajmi  i  pajtimeve. Urime  rinisë  shqiptare kosovare,    e  nisi  këtë  vepër  si  dhe    gjithë  atyre    marrin  pjesë    këtë  punë    Madhe e    SHejtë  lutem  gjithmonë  për  ju. Zoti  ju  bekoftë“. Është traditë  e  gjatë  që në  kuadër    veprimtarisë së  vet  kulturore, Misioni Katolik  Shqiptar në  Gjermani    organizojë  takime  dhe  tubime me mërgimtarë  me  karakter të shumëfshtë ; qofshin  ato  rinore, familjare apo  kombëtare. Rroli  i këtyre  takimeve, tubimeve, është  i  madhë, sepse  njerëzit  takohen    mes  vete, shkëmbejnë mendime, shuajnë  mallin    kanë ndaj  atdheut-vendlindjes. Ana tjetër është se këto  takime, tubime, luajnë  rol  vendimtarë    ruajtjen  e  gjuhës, kulturës, historisë, traditës dhe  zakoneve tona, por pa  harruar  edhe  shtimin  e  dashurisë  ndaj  atdheut. Pastaj  rol    madhë  ka  edhe    mësimin  e  gjuhës shqipe, komunikimin  në gjuhën shqipe.  Ne  fundë  u ndamë  nga  mësuesi, intelektuali  dhe autori  i disa librave z. Lekë  Preçi, me  një dëshirë që  ne  të ardhmën    korrim  rezultate edhe më    mëdha si në aspektin  fetar  aq më tepër    ate  kombëtarë.

I nderuari Ramiz  Dërmaku,- Gazetar, ju  falenderohem  për  interesimin  tuaj  dhe    gazetës  kombëtare “ Bota  sot“, që keni  treguar  ndaj  nesh  pra,  Misionit  Katolik  Shqiptar  me  Seli  në Shtuttgart.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora