| E marte, 08.11.2011, 08:00 PM |
 
 Shfletojmë historikun e Misionit Katolik Shqiptar - me seli në
Shfletojmë historikun e Misionit Katolik Shqiptar - me seli në  
DASHURI, GËZIM DHE PAÇË NË MES NESH
Bisedoi:  Ramiz DËRMAKU
Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani  është Misioni i parë shqiptar që vepron në shtetet e Evropës  Perëndimore  na  thotë mërgimtari, mësuesi, edukuesi, intelektuali,  autori  i disa librave z. LEKË PREÇI, për  gazetën  kombëtare “Bota Sot“ . Për shkakë të gjendjes së vështirë ekonomike, varfërisë, por edhe nga shkaku i dhunës  që ushtronte pushteti kriminel  serb, një  pjesë e  madhe  e rinisë u detyruan të  emigrojnë në shtete të  ndryshme të Europës. Duhet cekur se kudo që shkuan bashkatdhetarët tanë me vehte  morrën zjarrin  e dashurisë ndaj  Atdheut.  Bashkëatdhetarët  tanë  filluan  të emigrojnë që nga vitet e 7o-ta, me disa merëveshje që kishte bërë pushteti  serbo-jugosllavë. Bashkëatdhetarët tanë erdhën  që  të  punojnë një koh  të  shkurtë (kështu mendonin) e mbetën deri  deri më sot. Ata  në fillim me seriozitet e përkushtim ia filluan punës dhe mbrenda një kohe të shpejtë falë respektit dhe edukatës familjare që posedonin arritën të  jenë të nderuar dhe të respektuar edhe nga pala gjermane. Në fillim të viteve të 70-ta, ata ishin të vetmuarë (nuk kishin marrë  familjet e tyre) dhe fundin e javës e kalonin duke e vizituar njëri tjetrin për të  hjekur mallin dhe mërzinë që ndienin ndaj familjes, çështjes kombëtare dhe atdheut. Gjatë atyre viteve në diasporën shqiptare nuk funksiononte asnjë  shoqatë, klubë, bashkësi, etj, etj, por ata instiktivishtë për  ta shuar  mallin ndaj atdheut filluan të  takohen dhe të preokupohën me gjendjen e rëndë që mbretronte në Kosovë e trojet etnike shqiptare dhe Diasporë.  Gjatë atyre viteve nuk kishin se ku ta kalonin kohën e lirë, ku të çmalleshin dhe ku do ti kryenin ritet fetare..., etj. Iniciatori  dhe aktivisti i dalluar (punëtori social nga Kosova), z. Pjetër MJEDA,  filloi ti  tuboj këta mërgimtarë të besimit katolik  duke mbajtur mesha me misionet  tjera  katolike . Këtu duhet cekur edhe Dr. Dom GASPËR  GJINI. Mirpo, me 12 shkurtë të vitit 1984 për herë të parë nga misionari i parë Patër Hil Kabashi, kremtohet mesha  në gjuhën  shqipe për mërgimtarët tanë , të cilët ishin kryesisht nga Kosova.
Nga kjo datë shënohet fillimi zyrtar i punës dhe veprimtarisë së Misionit Katolik Shqiptar  në Gjermani me seli në Stuttgart. Në atë  fillim zyrtar të Misionit, zyra ishte si pikë referimi ishte në Stuttgart (Marienplatz  Fangelsbach Str. 11) kurse më vonë Zyra e Misionit u transferua në një  vend  tjetër pra në rrugën ( Vagner str. 45- 70182 Stuttgart). Me seriozitet të  madhë dhe  vetmohim të  pashoq Patër Hili vazhdoi  punën  duke e konsoliduar këtë Mision dhe ne të njejtën kohë duke i tubuar mërgimtarët   besimtarë  rreth  këtij  misioni. Ai  falë  vullnetit dhe punës  intenzive  që bëri  arriti  që akoma  edhe  sot  ne  të  njejtën  rrugë  të  vazhdon marshimin  Misioni. Sipas  evokimeve të besimtarëve mërgimtarë, si  të  Gjergj  Kuzhninit,  Ndrecë  Spaqit ,  Ndue   Përforfit,  Ukë Markajt, Nikollë  Ndrecajt, Lazër Spaqit,  Marjan Musollit.., etj , u bënë  shumë  punë  u derdh shumë djersë dhe u hargjua shumë  energji  për  funksionimit  e  Misionit Katolik  Shqiptar në Gjermani.  Mirëpo, këmbëngulsia  dhe  vullneti  i madhë  i  Patër  Hilit, ka  bërë që ne të festojm                   ë  25-vjetorin  e  themelimit dhe  sukseset  e  arritura të  Misionit Katolik  Shqiptar  në  Gjermani. Të  gjithë  mërgimtarët  që  vinin  në Gjermani, kuptohet ata të besimit  kaatolik  jo që i   bashkoheshin  Misionit.., por ata e ndihmonin atë. Në kuadër  të  Misionit  ka  vepruar  Zyra  speciale , e cila  u  ndihmonte  shumë  mërgimtarëve pa  dallim  besimi  e  etnie. Këtë  zyre  me mjaftë  suksesë  e  ka  udhëhequr  i nderuari dhe i respektuaari z.  Pjetër  MJeda.  Ndersa, Patër  Hil  Kabashi, i bashkonte  mërgimtarët  besimtarë  rreth  Misionit.  Me kalimin  e  kohës  do të  formohen  edhe qendrat tjera  misionare  në  të  cilat  mbahej  meshë  ;  München,  Wangen,  Güpingen,  Frankfurt  , etj.
Patër  Hil  Kabashi  shërbeu  deri  në  fund  të  vitit  1995, e  në  fundin  e vitit  1996 ai  nga Selia e Shenjtë  u  emërua IPESHKËV, dhe  u  caktua  në  detyrën  e  administratorit  apostolik  në  Shqipërinë  e  Jugut. Në  vitin   1995 , si  Misionar  i dytë  , në   Misionin  Katolik  Shqiptar  në  Gjermani,   erdhi  Patër  Anton  Nua.  Edhe  Patër  Antoni,  vazhdoi  gjurmëve  të  Patër Hilit. Patër  Antoni, veproi  deri  në  vitin   2006. Pastaj  do të  vie  Patër  Marjan  Lorenci. Në  fillim  të  punës  së  Misinit  Patër  Hili  bëri  këtë  evidencë  të  besimtarëvesishtë  kryefamiljarë, por ne nuk do ti shënojmë emrat e tyre  ( por  numri  kalon  shifrën  mbi  100 anëtarë).
JETA  PASTORALE
-PAGËZIMET
-KUNGIMET
-KREZMIMET
-KURORËZIMET
-VARRIMET
Veprimtaria  kryesore, apo  puna  qenësore  e Misionit  Katolik Shqiptar  në  Gjermani, ishte  shërbesa  fetare  për  besimtarët,  ose  thënë  ndryshe  jeta  postorale,  shpirtërore , pra  është   baza  e  veprimtarisë  së  përgjithshme e Misionit  dhe Misionarëve. Misionarët  janë  gjithnjë të  përgatitur  dhe  të  gatshëm   që  në  çdo  kohë të  jenë  pranë  besimtarëve  të  vetë.
PAGËZIMI ËSHTË GJITHNJË GËZIM PËR FAMILJEN DHE BASHKËSINË
Pagëzimi është sakromenti i parë dhe më i nevojshmi për njeriun . Është dera ku hyhet në jetën krishterë dhe vazhdimësi për sagramentet tjera gjatë jetës. Me pagëzim fëmija bëhet anëtarë i Kishës dhe njeri i ZOTIT, duke e vënë njeriun në rrugën jetësore të shpëtimit. I pagëzuari , duhet të armatoset me armët e Drejtësisë , Fesë, dhe të Dashurisë. Në Misionin tonë po edhe në qendrat tjera ku mbahen meshë në gjuhën shqipe, misionarët kryejnë këtë sakrament të pagëzimit me dëshirë dhe kënaqësi, sepse pagëzimi konsiderohet gjithnjë gëzim për familjen dhe bashkësinë duke u kremtuar me festë, gëzim dhe hare. Mesazhi kryesor i pagëzimit qëndron në atë se meshtari i qetë fëmijës ujë në Bekuar në kokë duke i thënë :“ Unë po të pagëzoj në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit Shenjtë“ . Këto fjalë janë edhe fjalët e Dokumentit të parë të shkruarë në gjuhën shqipe, të cilat njihen si Formula e Pagëzimit të Engjullit në vitin 1946.
KUNGIMI I PARË
Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani   me seli  në Stuttgart  me  rastin  e  sakramentit  të  Kungimit të  parë  bënë  përgatitje të veçanta   dhe  solemne.  Fëmijët  të  cilët  janë  për  Kungim  të  parë regjistrohen nga motërat  e  nderit për  të vazhduar më  vonë  me  mësim  i cili  mbahet  në lokalet e Misionit.  Kjo  përgatitjer  mbahet  kryesishtë  nga  Motrat, por ndodhë  shpeshë  që  ajo të mbahet edhe nga Misionari . Në ditën  e kungimit të parë Kisha  është  e  zbukuruar  dhe  e  tërë  atmosfera  është  solemne. Është  bërë traditë që  me rastin  e këtyre  sakrramenteve në  Misionin  to në  të  vijnë  mysafirë  të  nderuar  nga Kosova, zakonisht   Ipeshkvit  e  Ipeshkvisë  së  Kosovës.
KREZMIMI
Edhe krezmimi  është  sakrrament i  rëndsishëm në  jetën  e  krishterë.  Me  këtë  sakrament  krishteri  merr  Shpirtin Shenjtë. Për këtë  kërkohet nga  të  rinjët që  të  kenë  përgatitje  të  duhara në  mësim besim, pastaj atë ta përcjellin  me uratë rrëfim  paraprak  dhe  kungim. Krezmimi është  sakrament  i pjekurisë. Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani i kushton  rëndësi të madhe kësaj dite të  madhe. Rëndësi  të  madhe i kushtohet  mësim besimit që organizohet për kandidatët që përgatiten për krezmim. Kjo ditë e shënuar paraqet  festë  të  vërtetë  për  të  rinjët, familjet e tyre  dhe për tërë  bashskësinë.
KURORËZIMET – FAMILJET E REJA TË BASHKËSISË
Zoti  ka krijuar  njerëzit e parë , burrin  dhe gruan. I ka lidhur në jetë të përbashkët , në një  bashkim  të  shenjët  njerëzor. Kështu, pra  vetë  ZOTI, e themeloi sakramentin e kurorëzimit.Kurorëzzimi e ka fillimin kur dy partnerë , burri  dhe  gruajaa me një pëlqqim  të  dy anshëm dhe  të  pakthyeshëm i  dorëzohen  njëri  tjetërit dhe  po ashtu hyjnë  në dashuri pa  të  cilën  nuk  ka  kurorë të  vërtetë. Bashkëshortët  lidhen  në  kurorë në  një  bashkim  të  shenjtë dhe  të  pa zgjidhshëm  dhe  sipas ligjeve të Kishës, vetëm  vdekja  mund t’ndajë . Çdo  krishterë  që  hynë  në  këtë  bashkësi , e ka për detyrë  të fillojë  jetën e përbashkët  me bekim se për  ndryshe  gabon  dhe  e fyen Zotin. Kurrsesi nuk  duhet  lejuar që kurorëzimi të  bëhet  pa  dashuri  dhe dëshirë, sepse prej  saj varet edhe fati  i  jetësdhe  çdo herë  duhet  të lutemi që tërë  jetën  bashkëshortore ta  kalojmë  në  dashuri, harmoni  dhe  sipas  vullnetit  të  Zotit.
VARRIMET
Të gjithë  njerëzit  që  lindin  dhe  jetojnë  në  këtë  jetë, u është  caktuar  fati  se një ditë  do  të  vdesin, dhe  vdekja  nuk është  një  gjë  bash  e  thjeshtë. Por  Kisha  si  një  nënë  e  mirë  i  përcjellë anëtarët e saj  ptrej  lindjes  deri  në  vdekje.
VEPRIMTARIA KULTURORE E MISIONIT
Çdo  herë  kur  Misionin Katolik Shqiptar  në  Gjermni e vizitojnë mysafirë  nga  Kosova, Shqipëria etj, për mërgimtarët  është  një  festë  e  madhe. Themi kështu sepse  nga mërgimtarët përjetohet  kontakti  i  drejtpëdrejtë me  vendlindjen. Bashkësinë  tonë  e  kanë  vizituar shumë Ipeshkvë  nga  Kosova, Shqipëria si  dhe  shumë  meshtarë nga  trevat  etnike  shqiptare duke  filluar  nga Imzot  Nikë, Prela,  Imzot  Mark  Sopi, Imzot  Hil Kabashi, etj. Bashkëpunimi  me organet  përkatëse shtetërore të Kosovës është shumë  i mirë. Kreu  i Kishës  Shqiptare të  Kosovës,  Imzot  Nikë  Prela ishte  njëri  ndër  përkrahësit  dhe  pjesëmarrësit me rastin  e tubimeve  për  faljen  e gjakut. Bashkë  me kryeplakun  e Kosovës z Anton Çeta. Nikë Prela  mbante  kontakte  të  rregullta  me Nënën Terezë. Ja se çka i shkruan ajo, zotit  Nikë  Prela:“ Mons.  Nikë  Prela  gjithëmonë  shpirtërishtë jam e  lidhun  me uratë  e  dashuri me  popullin  tem  shqiptar, sidomos  në kohë  të  vështira. Mbas  shumë  pjekave  dhe  rreziqeve , më  gëzon  pa  masë lajmi  i  pajtimeve. Urime  rinisë  shqiptare kosovare,  që  e  nisi  këtë  vepër  si  dhe  të  gjithë  atyre  që  marrin  pjesë  në  këtë  punë  të  Madhe e  të  SHejtë  lutem  gjithmonë  për  ju. Zoti  ju  bekoftë“. Është traditë  e  gjatë  që në  kuadër  të  veprimtarisë së  vet  kulturore, Misioni Katolik  Shqiptar në  Gjermani  të  organizojë  takime  dhe  tubime me mërgimtarë  me  karakter të shumëfshtë ; qofshin  ato  rinore, familjare apo  kombëtare. Rroli  i këtyre  takimeve, tubimeve, është  i  madhë, sepse  njerëzit  takohen  në  mes  vete, shkëmbejnë mendime, shuajnë  mallin  që  kanë ndaj  atdheut-vendlindjes. Ana tjetër është se këto  takime, tubime, luajnë  rol  vendimtarë  në  ruajtjen  e  gjuhës, kulturës, historisë, traditës dhe  zakoneve tona, por pa  harruar  edhe  shtimin  e  dashurisë  ndaj  atdheut. Pastaj  rol  të  madhë  ka  edhe  në  mësimin  e  gjuhës shqipe, komunikimin  në gjuhën shqipe.  Ne  fundë  u ndamë  nga  mësuesi, intelektuali  dhe autori  i disa librave z. Lekë  Preçi, me  një dëshirë që  ne  të ardhmën  të  korrim  rezultate edhe më  të  mëdha si në aspektin  fetar  aq më tepër  në  ate  kombëtarë.
I nderuari Ramiz  Dërmaku,- Gazetar, ju  falenderohem  për  interesimin  tuaj  dhe  të  gazetës  kombëtare “ Bota  sot“, që keni  treguar  ndaj  nesh  pra,  Misionit  Katolik  Shqiptar  me  Seli  në Shtuttgart.
 
 

