E shtune, 27.04.2024, 04:37 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Tradita jonë kombëtare

E enjte, 04.08.2011, 07:57 PM


TRADITA JONË  KOMBËTARE

 

Nga RAMIZ DËRMAKU

 

 Po të shikojmë gjenezën historike, të kulturës sonë shohim se edhe kultura jonë univerzalisht bënë pjesë në kulturat botërore të njerëzimit, dhe jo vetëm në veshjet tona shqiptare, ne dallojmë  simbolizimin dhe raportet që krijohen e shtresohen në problematikën e veshjeve ato dallohen njëra nga tjetëra. Dukuritë e përditshmërisë njerëzore në rrafshin e veshjes janë të ndryshme. Për arsye të këtilla studius të shumtë të antropologjisë kulturore pothuaj pajtohen se veshja në përgjithësi është pjesa më e zhvilluar e një kulture, dhe ajo ofron burime kryesore të informatave për jetën e njeriut. Kjo potencohet veçmas për shumë funksionalizimin e veshjeve, të cilat në literaturë çdo herë i quajmë popullore. Nga një këndëvështrim tjetër teoritë antropologjike të kohës sonë- apo moderne gjithnjë e më tepër përkrahin mendimin se kultura përfaqëson një sistem domethëniesh simbolike të artefakteve të cilat i krijon vetë njeriu. Po të nisemi nga fillesa historike, për më tepër univerzalisht në kulturat botërore të njerëzimit dhe jo vetëm në veshjet shqiptare, lehtë dallojmë simbolizmin dhe raportet që krijohen dhe shtresohen në problematikën  e veshjeve, s'pari në raportin më të përgjithshëm  veshja dhe trupi, e më vonë edhe raporte të tjera. Në kontekste të ndryshme shpërfaqen edhe simbolizmat përkatës , koncepte të ndryshme për veshjen , që e dallojmë atë si popullore , zyrtare ,moderne, kombëtare, veshje-uniformë, veshje memorizim-përkujtim ,etj. Në vija më të përgjithësuara do të ndalemi te raportet që krijohen ngaa veshja dhe trupi. Simbolika e veshjeve shqiptare tregohet plotësisht e krahasueshme me akëcilën kulturë njerëzore.

Cka shohim në raportin veshja dhe trupi ?

Shikuar raportet dhe shfaqjet që krijohen në rrafshin veshja dhe trupi, konsiderohen të lashta dhe të pandashme nga jeta e përditshme e njeriut. Në vende e kohë të ndryshme njeriu e përceptonte  veshjen si mbrojtje  reale - lëndore, por edhe si mbrojtje e fetishizuar , apotropeike e magjike. Sipas autorit Cordëell, për qeniet humane me shkallë të ultë të zhvillimit, në fillim tatuazhi dhe ngjyrosja e trupit konsideroheshin si mbrojtje prej qenieve të këqija domoniake. Pra edhe këtu shënojmë një të dhënë për kulturën shqiptare. Kur MIS DURHAM, i vizitoi shumë vende të Shqipërisë së veriut, e tha ; tek myslimanët dhe te krishterët ajo kishte parë se dukuria e tatuazhit ishte prezente, dhe e përdornin me shumë dëshirë. Tatuazhi më tepër përdorej tek mashkujt por edhe tek femrat. Mis Durham, për  origjinën e tatuazhit e lidhë me lashtësinë kultike e mitologjike, përkatësisht me Mitraizëm. Na është e ditur  se veshja krijon kontakt të drejtpërdrejtë  me trupin, prekë drejtpëdrejtë lëkurën  e trupit, prandaj si rrjedhojë pason besimi pozitivë se mund ta mbrojë trupin nga të ligat. Strategjia e të menduarit magjik të kulturave të ndryshme tregon se ca pjesë kostumore, si fjala vjen , këmisha,përparjet  ose brezat rregullisht dhe me shumë kujdes  dekorohen pasurisht me motive, me thekë e tufa, , ose me ngjyra të zgjedhura , me të cilat pretendohet mbrojtja dhe komunikohen domethënie me interes kulturor. Tek kultura shqiptare këmishat për meshkuj , e veçanërisht për femra,dekorohen rreggullishtë në grykë e jakë por shpeshë edhe në mbaresave të mëngëve. Kemi raste siq kmi parë në fshatin Korit të Gostivarit që këmisha të qëndiset e dekorohet edhe në pjesën e përparme - në prehër, edhe pse gjatë bartjes kjo mbulohet me përparje, poashtu të punuar dhe të dekoruar.

Ne shumë raste sipër përparjes  ose anash përparjes vendosen shamia shumëngjyrëshe e me shumë thekë, P. shembull; veshjen e gruas së trevës së Rugovës. Petk tjetër kostumor, që dallohet për dekor të dendur është edhe jeleku, që e përdorin edhe meshkujt edhe femrat. Motivet tek veshjet e femrave janë më të pasura, dhe ngjyrat dhe materialai dekorativ më i shumëllojshëm. Këtu duhet cekim jelekun  e trevave të Drenicës të Anamedvegjës, të Malësisë së Tetovës ose të Malësisë së Shkupit. Mbi gjithë këto veshje pra mbi këmishë e jelek vendosen vendosen edhe plotë aksesorë , stoli bizhuterie ose të metaleve të çmueshme , lloje të ndryshme të rruzave, etj. Këto elemente mitologjia i shpjegon si përbërës  specifik që shkaktojnë "huti" ose prapojnë "syrin e keq". 

Mbulesa e kokës dhe rregullimi flokëve ?

  Për filozofinë e "të menduarit magjik" , rregullimi i flokëve dhe mbulimi i kokës, duhet të jetë në harmoni me veshjen, përfaqëson një botë krejt më vete. Ky rregullim tok me aksesorët e shumtë.

 

Punuar me 1.08.2011



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora