| E enjte, 04.08.2011, 07:57 PM |
TRADITA JONË KOMBËTARE
Nga RAMIZ DËRMAKU
Cka shohim në raportin veshja dhe trupi ?
Shikuar raportet dhe shfaqjet që krijohen në rrafshin veshja dhe trupi, konsiderohen të lashta dhe të pandashme nga jeta e përditshme e njeriut. Në vende e kohë të ndryshme njeriu e përceptonte veshjen si mbrojtje reale - lëndore, por edhe si mbrojtje e fetishizuar , apotropeike e magjike. Sipas autorit Cordëell, për qeniet humane me shkallë të ultë të zhvillimit, në fillim tatuazhi dhe ngjyrosja e trupit konsideroheshin si mbrojtje prej qenieve të këqija domoniake. Pra edhe këtu shënojmë një të dhënë për kulturën shqiptare. Kur MIS DURHAM, i vizitoi shumë vende të Shqipërisë së veriut, e tha ; tek myslimanët dhe te krishterët ajo kishte parë se dukuria e tatuazhit ishte prezente, dhe e përdornin me shumë dëshirë. Tatuazhi më tepër përdorej tek mashkujt por edhe tek femrat. Mis Durham, për origjinën e tatuazhit e lidhë me lashtësinë kultike e mitologjike, përkatësisht me Mitraizëm. Na është e ditur se veshja krijon kontakt të drejtpërdrejtë me trupin, prekë drejtpëdrejtë lëkurën e trupit, prandaj si rrjedhojë pason besimi pozitivë se mund ta mbrojë trupin nga të ligat. Strategjia e të menduarit magjik të kulturave të ndryshme tregon se ca pjesë kostumore, si fjala vjen , këmisha,përparjet ose brezat rregullisht dhe me shumë kujdes dekorohen pasurisht me motive, me thekë e tufa, , ose me ngjyra të zgjedhura , me të cilat pretendohet mbrojtja dhe komunikohen domethënie me interes kulturor. Tek kultura shqiptare këmishat për meshkuj , e veçanërisht për femra,dekorohen rreggullishtë në grykë e jakë por shpeshë edhe në mbaresave të mëngëve. Kemi raste siq kmi parë në fshatin Korit të Gostivarit që këmisha të qëndiset e dekorohet edhe në pjesën e përparme - në prehër, edhe pse gjatë bartjes kjo mbulohet me përparje, poashtu të punuar dhe të dekoruar.
Ne shumë raste sipër përparjes ose anash përparjes vendosen shamia shumëngjyrëshe e me shumë thekë, P. shembull; veshjen e gruas së trevës së Rugovës. Petk tjetër kostumor, që dallohet për dekor të dendur është edhe jeleku, që e përdorin edhe meshkujt edhe femrat. Motivet tek veshjet e femrave janë më të pasura, dhe ngjyrat dhe materialai dekorativ më i shumëllojshëm. Këtu duhet cekim jelekun e trevave të Drenicës të Anamedvegjës, të Malësisë së Tetovës ose të Malësisë së Shkupit. Mbi gjithë këto veshje pra mbi këmishë e jelek vendosen vendosen edhe plotë aksesorë , stoli bizhuterie ose të metaleve të çmueshme , lloje të ndryshme të rruzave, etj. Këto elemente mitologjia i shpjegon si përbërës specifik që shkaktojnë "huti" ose prapojnë "syrin e keq".
Mbulesa e kokës dhe rregullimi flokëve ?
Për filozofinë e "të menduarit magjik" , rregullimi i flokëve dhe mbulimi i kokës, duhet të jetë në harmoni me veshjen, përfaqëson një botë krejt më vete. Ky rregullim tok me aksesorët e shumtë.
Punuar me 1.08.2011