Faleminderit
Hilmi Saraçi: Ernest Heminguej krijues i madh i letërsisë
E merkure, 13.07.2011, 08:04 PM
Me rastin e 50 vjetorit të vdekjes të shkrimtarit më të popullarizuar të shqiptarët
Ernest Heminguej krijues i madh i letërsisë
Nga Hilmi Saraçi
Ernest Miler Heminguej u lind në
Në rrugën e krijimtarisë letrare
Të rrallë janë ata shkrimtar që me veprimtarinë e tyre në letërsi dhe në sfera të tjera krijuese në jetë , të ketë një vend të veçantë dhe të dalluar si shkrimtari i njohur amerikan Ernest Hemingueji. Opinioni, njerëzit e letrave , dashamirët e kulturave , lexuesit e thjeshtë kudo në botë e njohin në bazë të veprës tregimtare “Plaku dhe Deti” dhe shumë veprave të tjera si “Sot është e enjtë”, “Burr pa grua”, “Dielli megjithatë lind”. Ai si krijues dhe përfaqësues i letërsisë moderne fitoi çmimin “Nobel” për letërsi, për t’u quajtur përfaqësues i asaj plejade që thirren autor të Brezit të Humbur, ëndrrat e e të cilit u shuan nga zjarret e luftës. Ai njëhet gjithashtu nga romani “Lamtumirë armë”, i përkthyer gati në të gjitha gjuhet e botës. Shumë vepra në dorëshkrim të mbetura në fondin e tij personal u botuan shumë vite pas vdekjes së tij si “Bankeri i lëvizshëm”, “Ishujt në rrjedhë” (1970), “Tregimet e Nikë Adamsit” (1972), “Kopshti i Edenit” e tjera Gjatë viteve të luftës civile shkoi në Spanjë, ku punoi si korrespodent për gazetat amerikane . Të njëjtën punë e kreu edhe gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Mbas mbarimit të saj u kthye dhe u vendos në Kubë . Këtu qëndroi disa vite dhe me fillimin e revulucionit në atë vend, në vitin 1958, u detyrua të kthehet në SHBA deri në fund të jetës së tij më 1961.
Në rrugën e spiunazhës
Specialistët e fushave të ndryshme të spiunazhit pohojnë për një sentencë interesante të shkrimtarit. “deri në një farë mase dëshira e Heminguejit për të shërbyer si një spiunë amator për vendin e tij, buronte nga një ego e madhe që e karakterizonte atë. Ai me një vullnet interesant dhe të çuditshëm ushqente veten me ëndrrën e të qenit një supërspiun, rol që ai filloi ta kryejë që nga koha kur u
Udhëtimi në det dhe beteja epike me peshkun gjigant
I paknaqur dhe i deziluzionuar për qëndrimin që mbante ndaj tij eprorët e ON-it, Heminguej i mërzitur dhe i nënvlerësuar shkëput përkohësisht lidhjet me ta dhe shkon në Havanë (Kubë) dhe pavarësisht nga të gjitha këto, ai vazhdon të punojë me një temperament të lakmueshëm organik që plotësonte detyrat ndaj atdheut. Tani në moshën 42 vjeçare studioi mundësi të tjera për shërbimet që mund t’i afronte spiunazhit amerikan…
Heminguei vazhdon punën e tij me rrjetin e “Fabrikën Mashtruese” dhe në prag të mbylljes përfundimtare të aktivitetit të tij, me sasitë e fundit të gazoilit që kishte në dispozicion i hipi “Pilarit” të dashur për një udhëtim të gjatë peshkimi,Çuditërisht ky lundrim ndoshta i mbushur me mallëngjim, u kthye në një betejë epike mes Heminguejit dhe një peshku më “marlin” gjigant. Ky ishte peshku më i madh që shkrimtari kishte mundur ta nxirrte në breg ndonjëherë gjatë jetës së tij. Pikërisht ky udhëtim u bë shkak për shkrimtarin tronditës që nën penën e krijuesit të talentuar mori emrin “Plaku dhe deti”. Hemingueji vdiç në vitin 1961 dhe kudo nga kronikat nga të afërmit e tij, përmendet shkaku i vdekjes së tij se kjo vdekje ishte paranoja që e shoqëronte atë përherë . Duket se paranoja e shkrimtarit nuk ka qenë iluzore , sepse dokumentet e mëvonshme të arkivave të FB-së provuan se survejimi i tij ka qenë real. Megjithatë Sherbimet Sekrete Amerikane nga leksioni i “ Fabrikës Mashtruese” nxoren një mësim të madh, mbi bazën e të cilit moren vendimin të ndërtonin një institucion me kritere të qëndrueshme ligjore dhe elemente të përgatitur profesionalisht, ashtu siq dukej se edhe Hemingueji mësoi shumë nga një botë e veçantë , labirintet e së cilës i dhanë shumë mundësi, shumë terrene , shumë tipa , i afruan shumë hapsira , subjekte e pse jo edhe stuhitë e detit, peshkut që i vunë atij mbi gjoks medaljen e artë “Nobel”…