E premte, 01.11.2024, 12:08 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Vaso Papaj

E shtune, 02.07.2011, 05:47 PM


Vaso Papaj

 

         

Olsi

 

Olsi,

Ti punon tek  bari  i një  moteli

Në autostradë, kilometri shtatë

Çifteve, që nata e gjatë kurrë s’i veli

Kafen ua çon në dhomë, her’ posht’, her’ lartë.

 

Olsi,

Dukesh se vjen nga një botë ideale

Kur çelsin dorëzon: Dhoma dy, tre, tetë...

As syt’ s’i ngre, i shurdhët ndaj çdo fjale

Një buzëqeshje guake pas derës e troket.

 

Olsi,

Ç’paske kështu tërë këtë mëngjes?

Don të flasësh, por asnjë fjalë s’ të del

Të dridhet dora kur sjell filxhanin e kafesë

Pse heshtja jote ngjan aq shum’ me k’të motel?

 

Olsi,

Ti punon. Tërë ditën njëmijë lekë

Ndaj kur të jap bakshish, dorën vë në zemër

Të shoh, ata që ngjiten lart, shtrembër  i ndjek

Natyrisht,të ndrisin sytë tek bishti, për një femër.

 

Olsi,

Pse sot  të ka rënë tërë ky trishtim?

Vajza që lart u ngjit, mos ishte fqinja?!...

Një shoqe klase, shkolle, mbetur në kujtim

Mbase shoqëruesi  të dukej  burrë me thinja?...

 

Olsi,

Të njoh. Gazetat atë ditë të gjitha ishin shitur

Në galerinë e thellë, ti kishe lënë  babanë

Ndaj  malet ke ca vjetë që i ke zbritur

Me vete more nënën,  motrat dhe vëllanë.

 

Olsi,

Ti punon tek  bari i një  moteli

Në autostradë, kilometri shtatë

Çifteve që dita e sotme i perkëdheli

Kafen ua çon në dhomë, her’ posht’, her’ lartë.

 

 

Dordolec

 

Dordolec, ti s’ke surrat

Dordolec, as moshë nuk ke

Paske lindur bash me fat

Sa here bie, kush të ngre?

 

Nuk ke gojë ndaj heshtjen mbjell

Nuk ke vesh, zhurmën s’e korr

Ndaj s’e di se ç’punë të del

Për të trembur kë ka dorë.

 

Me ca sy që hidhen bosh

Nuk shikon as gjer në hundë

Kur të shoh, aspak  s’ më josh

Të të shkul, vallë, do të mund?...

 

 

Joniane

 

E ngopem, e zhytem

Buzë më buzë me peshqit puthem

Sa dua këtu të ngulem!

 

E thekem, e kripem

Zënë gjinkallat dhe shastisem

Sa dua të mos dalldisem!

 

E të mbetem burr i kripur

Të kërkojnë të më lëpijnë

S’jam nga deti i dremitur

Dielli këtu e ka shtëpinë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora