E shtune, 20.04.2024, 10:55 AM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Merkuri: Një sugjerim për një letër

E merkure, 29.06.2011, 08:00 PM


Një sugjerim për një letër

 

Nga Timo Merkuri

 

I nderuari miku im Daniel Gazuli!

 

E lexova me vëmëndje letrën që ju ka dërguar At Gjergj Fishta dhe vërtet që u ndjeva pak ngushtë. Jo për gjë tjetër, por për vetë faktin se qeshë unë ai, që i pari ju nisa një letër para pak ditësh, duke ju kërkuar një këshillë. Unë jua kërkova këshillën si miku i vdekshem por i gjallë mikut te vdekshëm por të gjallë. Dhe e bëra këtë bazuar te dijet e tua të shumta e nuk ma mori mëndja se do vinte një ditë që të të kërkonte këshillë a kthjellim që nga parajsa At Gjergj Fishta, duke tu drejtuar si i pavdekëshmi të gjallit.

E si të thënka;-Po e pi kafen me Shën Pjetrin.

Po domosdo që me Shën Pjetrin do e pijë kafen dhe domosdo në parajsë.

Se me shejtanin e pimë ne kafen mëngjes për mëngjes, këtu në ferin tonë dhe marim mësimet e tij, si për ta nxirë më tepër.

Ngushtë je more miku im, vërtet ngushtë dhe nuk e di se si do ti përgjigjesh. Dhe nuk di si të të ndihmoj edhe unë. Se nderin që më bëre nuk ta haroj dhe nderi me nder shlyhet.Ose së paku me një këshillë.Po unë vërtet s’di si të të ndihmoj.

S’di ç’këshillë të të jap a së paku një project përgjigje për Atin e përndritur.

Se At Gjergjin nuk e dërgon dot te lisat e Pilurit, ku fryn era dimër e behar.

Edhe për faktin se ai është mirë e bukur në parajsë, sepse e kreu me nder që në gjallje detyrën e tij, por edhe për faktin se nuk të pyet për hallin e vetë, por të pyet për bëmat tona në këtë vënd e në këtë kohë.

Po të pyet se vërtet a janë tharë lisat dhe po harbojnë shkurret.

Si do ti përgjigjesh e ti thuash se ka ca mote që lisat nuk janë tharë, por janë prerë e në vend të tyre kanë mbirë vetëm fera. E nëpër to lëvrijnë veç gjarpërinj.

Po për Skënderbeun që të pyet, si do ja sqarosh e ti thuash se vetë shqiptarët nuk ja dashkan monumentin në viset shqiptare dhe që llapin sa poshtë e lart se nuk na qënkish shqiptar.

Unë nuk do guxoja që ti them se ka shqiptarë rinë e qajnë mbi vendvarimin e Sulltan Muratit të parë të vrarë në atë luftën e madhe në Fushën e Mëllënjave, ndërsa Skënderbeut nuk i dinë as varrin. Dhe sokëllijnë nëpër Shqipëri se qënkan nipërit e atij sulltani dhe se Shqipëria duhet të ribëhet Turqi .

Unë nuk jam tip që trëmbem kollaj, por nuk kam guximin ti dëftoj At Gjergj Fishtës as për shkollat e as për gjuhën shqipe, se nuk dua të vras një të pavdekshëm.

Besomë more mik se më vjen shumë keq që stë ndihmoj dot me ndonjë këshillë.

Por që tja thuash troç fare si është e vërteta, këtë, të lutem mos e bën. Mos e bën se do ndizet ndonjë sherr në parajsë dhe sdihet kur e si e lajmë borxhin e këtij sheri.

Pooor, po sikur ti dërgosh At Gjergj Fishtës, në vënd të përgjigjes me letër, një televizor, nga ata që marin vetëm një stacion, si qëmoti, TVSH.

O po do kënaqet Ati, se ska parë televizor në gjallje të tij. Pastaj kur të shohë kronikat e të dëgjojë lajmet e përparimit të vëndit e të lumturisë e begatisë së popullit, për ritjen ekonomike që ka vendi ynë dhe që ja kalon Gjermanisë dhe Amerikës bashkë,për luftën që bëjmë ne ndajë korupsionit që p one e bëjmë etj etj, o po do rijë rehat në parajsë e do lozë domino me shën Pjetrin tërë motin e sdo të pyesë më për hallet e vendit. Tani, është një çikë problem edhe televizori me ca filma e ca emisione me ato fëmërat që mbanë veshur vetëm një spango a një llastikë , se letërdërguesi yt është edhe prift dhe si prift, është pakëz namusqar në këto punë, por nga që sdo e kuptojë shqipen që flasin ato në TVSH, do kujtojë se janë fëmëra sërbe.

Kështu shpëton nga halli more mik.

E po mua, këtu te lisat e Pilurit, ku më dërgove zotrote, vetëm këto më erdhën ndër mënd, ndajë ti thashë. Po ti bën si bën e jepi një përgjigje atij Shqiptari të Madh, që dhe atje në parajsë qn ende për Shqipërinë.

Zoti të ndihmoftë o mik, se unë deri këtu e pata hapin.

 

Nga Saranda po ta nis këtë letër, unë, miku yt Timo Mërkuri



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora