Kulturë
Tahir Bezhani: Cikël me poezi erotike
E enjte, 30.06.2011, 07:58 PM

AI BLE FLOKU
-B-
Ai ble floku i përdalë
Më çmendë
Kur shëtitë nga erë e lazdruar
E miklon faqet e buta
Gjymtyrët e trupit mi kallë
Aroma e këndshme ...
E buzët tua te kuqe si mollë
Ai ble floku më valëvitet
Fytyrës lehtas si gojfil në bjeshkë
Vrimat trupit mi hapë
Shpirti dehet në mënyrën e vet
Dua kujtimet t’i mbështjellë
T’i lidhë
Rrugët zikzake
Duke thithur ajrin e fundit
Me flokun tënd përdredhë
Drejtë amshimit....
DASHURI E NGRIRË
-V-
Ndarje e akullt
Rrugëve të heshtjes
Duke përcjellur dhimbjen
Në lëpirje të buzëve
Deri në thellësi shpirti...
Ngrirje lotësh
Valëvitje kujtimesh
Deri në shkrumnajë
Qenie e murosur në ofshamë
Nuk do e them lamtumiren dot
Shikim i tretur në hapësirë
Rreshkur në rreze dielli
Rrugëve të çmendura...
Prill,2011
Gjakovë
BUZË LIQENI
Kaltërsia magjepse
Trazonte epshet e zjarrta
Në fërkimin e pritjeve të gjata
Puhia miklonte mallin e venitur
Idhtë puthte syrin tim të pikuar
Plot dashuri
Në majën e Cahanit
E unë,
Puthja syrin tjetër
Varur në buzët e qara etje
Buzë liqeni bukuri e rrallë
Shkëmbehen puthjet në ikje dite
E dita strukej në vorbullën e vet
Duke zgjatur gishtat në përshëndetje
Për t,u parë në stinën e luleve
Kur fluturat nuhatin aromën
Kur dielli sërish përvëlon
Buzë liqenit,
Te Bjeshka Cahan
Takimi i radhës....
24.Tetor, 2010
MBREME NUK ERDHE
Dëshira mbeti e varur
Në degën shpresës së vrarë
Ti nuk erdhe,
Në takimin e zemrave të shqyemë
Tani dikush tradhtoi
E tradhtia dhëmbë fort-djeg
Ndoshta ëndrra ime qeshte hijeve
E mashtrimi puthë flaken e luleve...
Unë prita!
Ti nuk erdhe
Në ngrohtësinë e shpirtit
Shpresa ime lodron fushave
Bardhësive të ëmbëlsuara....
RRUGËTIM I GJATË
Rrugëve të gjata po vjen
Andej detit me anije udhëton
Në cepin e palubës kujtimet shkrihen
Loti degëzohet faqeve
Si krojet ne bjeshkë
E ngazëllyer plot dashuri
Valët e detit duke i përpi
Rrugëtim i gjatë
Në pritjen e dhimbjeve...
Mes dy zjarreve shkrumbuar
Etja është stërpikë malli
Thahet në shtigjet e pritjeve të gjata
Sa e gjatë puthja e përmallshme!....
Tetor, 2010
Gjakovë