E diele, 28.04.2024, 01:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Daniel Gazulli: Përgjigje e vërtetë letrës imagjinare të At Gjergj Fishtës

E enjte, 30.06.2011, 08:02 PM


DIKUSH PO MJELL, AT

 

Përgjigje e vërtetë letrës imagjinare të At Gjergj Fishtës

 

Nga Daniel Gazulli

 

Si na ke mësue kur ishe mes nesh, e si vijon na mësojsh përherë me veprat Tueja i gjetëm rishtas nëpër rrënoja, ma pari na nuk do dëshpërohemi. A nuk ishe Ti na pate thanë gati një shekull ma parë: “Me u disprue asht mëkat”?

kanë thanë ata kanë ardhë tek shumtit se janë tha lisat e po harbojnë shkurret. I shembem vërtetë shumë lisa hijerandë At, se dikujt i banin hije. Po ti e di, këto troje kanë pasë lisa gjithmonë, lisa nuk u janë dhanë stuhive, as atyne erdhën nga shkretina arabe, as atyne erdhën nga stepat ruse. E lisa do ketë përherë këtu, At. Askush nuk i shemb dot ata lisa na lanë Shqipninë, prej Gjergj Kastriotit, tek Ibrahim Rugova, edhe pse shumtë janë zvarranikët u sillen përreth, edhe pse duen tna i lanë lisat dritën e hanës e tna u heqin diellin. Po ky asht vendi i diellit, kot e kanë. Ja, nuk do jetë e largët dita do ti presim shkurret, do ti çlirojmë lisat e moçëm prej tyne e lisa ri do lëshojnë përsëri shtat.

Nuk thahet, jo, ai lis ku asht shkrue emni Yt, At Gjergj, pse, si na thoje Ti

këtu e 102 vjet ma parë:

“Kanë me u rritë lisat, përse sopata as reja

Se prekin landën, ku asht gëdhendë ai emën”.

Të paskën thanë edhe se ka shqiptarë, për faqen e zezë tonën, po venë gojë deri edhe mbi Gjergj Kastriotin. Ashtu asht vërtetë, po vetëm gjuhën kanë shqip, janë muhaxhirë. E kujton si pat thanë ai miku Yt, Faik bej Konica:

“E thashë edhe tjatër herë: për mua, fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët”. ….. Ata “Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….baltën e tyre përmbi mësallë! Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshtër e i ndyrë, i dërgojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!” Kështu thonte gjithë zemratë miku Yt Faik bej, po nuk do të jetë e largët dita, Ati im, që këta “muhaxhirë”, ose do t’i bajmë “suz”, ose atje do të thyejnë qafen, tej në shkretinat e Arabisë, se këtij i thonë Vendi i Shqiponjave, jo i zvarranikëve. Po kemi atje nalt, si të kanë thanë të ardhunit tek të shumtit, “ata të patenzonët e djeshëm që po e bajnë Shqipninë prap sallahane”; pse kanë ngelë përsëri “të patenzonë”, sot e kësaj dite. E nuk asht çudi që shumë prej tyne të jenë “muhaxhirë”, se ndrysh nuk do të silleshin kështu me “Mëmëdhenë”  e Naimit tonë.

Të vështirë do ta kemi tu presim thojtë shtetarëve, At. Shumë të vështirë. Ata, po, ata po e ligun trupin e Shqipnisë, sa brijtë po i dalin. Janë disa shtetarë ngjyrash gjithfarë, që i ndrrojnë sa herë ua do punë, si kamaleonët, po vesin e të zhvatunit nuk e harrojnë. Se të vërtetën të kanë thanë, janë vetë ligji e vetë Maliqi. Në na mësofsh si t’ua bajmë hallin këtyne malukatëve, një vepër tjetër të madhe do t’i lije Atdheut, se nuk po u gjendet derman. 

Këto dit këtu ka edhe një marak të madh: si do të deklarohen shqiptarët në regjistrime: grekë, turq, apo çinimaçinë. Unë nuk ua kam marakun, At i ndritun. Në u deklarofshin çka nuk janë për pak dollarë, mbrapa diellit shkofshin, e ç’na duhen shqiptarët pa shqiptarizëm!?

Shumë e kanë këndue letrën tande këtu, At Gjergj. Një mik imi, që nga Piluri i Himarës, më shkruen gjithë marak, si do të të përgjigjem, a do të më bajë zemra të të prish qetësinë edhe atje ku je, në Parajsën e amshueme.  Se, më shkruen miku im, nuk asht e lehtë të merren vesht një i pavdekshëm siç je Ti, At i ndritun, me një të gjallë siç jam unë. I thashë, të mos shqetësohej: At Gjergji, i gjallë në mes të gjallëve, apo i pavdekshëm në mes të të vdekunëve, një marak ka pasë e një marak ka edhe atje: Marakun e Atdheut. Do të qajmë hall me Të e t’i dëgjojmë fjalën e urtë.  Sepse jam i sigurtë që, edhe pse në jetë të amshueme:

“Nuk t’janë sosë fjalët e amla e plot urti,

Edhe pse zani këputë, dje na binte zemër

Si tingull lire e tingllueshme, prej slargu

Ndihet tue ra, kur dora e prekë e mësueme!

Fjala Jote asht këtu, At i ndritun, në mes nesh, e sillet herë e zemrueme, herë gjithë dhimbshuni:

Porsi i ambli fllad i erës,

lëmon gjinjët e drandofillit”

po, sillet ajo, prej Sarande Mitrovicë, prej Ulqini Përmet e na jep shpresë se prap na Shqipninë do ta bajmë. Por kemi kaq shumë nevojë ende për fjalën Tande, zemrimin Tand e dashuninë Tande, se shpesh po bjerrim udhën e drejtë.

Na pate thanë me kohë: “Tash u ba Shqipnia duhen ba shqiptarët”.

Paska qenë ma e vështirë me ba shqiptarët, se Shqipninë, po na shpresat nuk do ti humbim.

Nuk di a kthjellova, apo vetëm trishtova, At i ndritun.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora