Kulturë
Luan Çipi: Mësimet e babës / Nuk ka si nëna
E merkure, 15.06.2011, 07:55 PM
Luan Çipi
MËSIMET E BABËS
Ti ike i ri, tash gjithçka është tretur,
Dhimbja ka zënë cipë, malli është venitur,
Dhjetëra vjet shkuan, kujtimet kanë mbetur,
Mbete burim drite, shkëlqim rezaton
Si model përsosje, nder edhe vyrtyt,
Na prin në çdo hap, rrugën na tregon
Të kemi në mendje për natë e për ditë.
Këshilla e parë, shpesh e përsëritur:
Të punoni
Shok e miq t’ i zgjidhni të mirë dhe të ditur;
Në besë u qëndroni, mos i trathëtoni!
Nxitni bujarinë, në krye - mirnjohja,
Çmoeni cilësisht frutin, që nga fara;
Ndihmoni të varfërit, pa i parë nga boja,
Pas lere të ligën, shko gjithnjë përpara.
Të ini të thjeshtë, të qeshur, të dashur
Gjithnjë midis shokësh, optimist, gazmor,
Dita që të ikë nuk ka më të ardhur
Jetoje çdo çast, si të jesh dasmor.
Kujdes për Atdheun, shtetin, policinë
Thuaj çbëre sot, për ti respektuar
Rregullat dhe ligjet, medien, drejtësinë;
Detyrimet, taksat, si i ke paguar?
Vlorë. 03.06.2011
NUK KA SI NËNA
Dhe pse katërgjysh, shpesh një “ah,o nënë”
Ndjej në zemër e shpirt të buças pa dashur
Edhe te çasti i fundit, në humnerë i rënë
Emri i dashur NËNË, gjithnjë më i qasur.
Me prova dhe fakte, jo “betim” me fjalë?
Nëna, nën’ e dhimshur, as që do të rojë
Kur i cënohet vajza, kur vuan një djalë!
Nëna ime e dashur, më e mira nënë,
Gjithnjë buzën gaz, engjëll i vërtetë
Zëembël, me përralla, ninulla e këngë
Në prehër e gji, më dha shpirt e jetë.
Vlorë, 15.06.2011