Kulturë
Miradije Gashi: Aforizma
E merkure, 04.05.2011, 09:31 PM
Aforizma
Nga Miradije Gashi
Mësuesi është shpirti i shkollës.
Arti i edukatës që e ushtron mësuesi është më i lartë më fisniku i arteve.
Durimin e kanë qujtur kurorën e te gjithave virtyteve të edukatorit.
Mësuesi i keq merr në qafë një shkollë, një qytet, një brez.
Mësuesi i papërgatitur është si kallami qe e lot era.
Fëmijët janë pasuria dhe dhurata më e qmuar për kujdes.
Askush s`mund të jetë njeri i vërtetë nëse dikush nuk e këshillon
Mësuesi për shkollën ka rëndësi si dielli për gjithësinë.
Po qe mësuesi e bashkon ne vete punën dhe dashurinë ndaj nxënësve ai është mësues i përkryer.
Nëna e të mësuarit është përseritja
Mësuesi nuk paguhet aq sa meriton.
Fëtyra më e pastër është edukata.
Durimi gjithnjë, e ka fundin e mbarë.
Frikacaku vdes çdo ditë-trimi vetem një herë.
Burri është ambrella e gruas.
Njeriu mëson nga budallai, e jo nga i mençuri.
Njohja ma e lartë, është njohja e vetvetes.
Të flasesh shumë, është varfëri.
Burri pa grua, si pema pa gjethe.
E verteta s’plaket kurrë.
Zëri popullit, zëri i ZOTIT
Ujku se ha ujkun.
Koha sheron plagët.
Koha ecë, se pret askënd.
Kush kërko shumë, e humb edhe ate që ka.
Nese ke humbur lekun, ke humbur shumë, nese ke humbur mikun i ke humbur të gjitha.
Sytë janë pasqyra e shpirtit, veshtë shushuritja e qytetit.
Kur flasin sytë, gjuha heshtë.
Koha ndërron çdo orë, njeriu vetem n‘gjeneratë.
Më leht tigrin n’bjeshkë ta zësh, se njeriut t’i lutesh.
Zemra e fëmiut është zemra e Budes.
Ilaçi i mirë e ka shijen e hidhët.
Muzika është ushqimi i shpirtit.