Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Miradije Gashi: Aforizma

| E merkure, 04.05.2011, 09:31 PM |


Aforizma

 

Nga Miradije Gashi

 

Mësuesi është shpirti i shkollës.

 

Arti i edukatës që e ushtron mësuesi është më i lartë më fisniku  i  arteve.

 

Durimin e kanë qujtur kurorën e te gjithave  virtyteve të edukatorit.

 

Mësuesi i keq merr në qafë një shkollë, një qytet, një brez.

 

Mësuesi i papërgatitur është si kallami qe e lot era.

 

Fëmijët janë pasuria dhe dhurata më e qmuar për kujdes.

 

Askush  s`mund  të jetë njeri i vërtetë nëse dikush nuk e këshillon

 

Mësuesi për shkollën ka rëndësi si dielli për gjithësinë.

 

Po qe mësuesi e bashkon ne vete punën dhe dashurinë ndaj nxënësve ai është mësues i përkryer.

 

Nëna e të mësuarit është përseritja

 

Mësuesi nuk paguhet aq sa meriton.

 

Fëtyra më e pastër është edukata.

 

Durimi gjithnjë, e ka fundin e mbarë.

 

Frikacaku vdes çdo ditë-trimi vetem një herë.

 

Burri është ambrella e gruas.

 

Njeriu mëson nga budallai, e jo nga i mençuri.

 

Njohja ma e lartë, është njohja e vetvetes.

 

Të flasesh shumë, është varfëri.

 

Burri pa grua, si pema pa gjethe.

 

E verteta s’plaket kurrë.

 

Zëri popullit, zëri i ZOTIT

 

Ujku se ha ujkun.

 

Koha sheron plagët.

 

Koha ecë, se pret askënd.

 

Kush kërko shumë, e humb edhe ate që ka.

 

Nese ke humbur lekun, ke humbur shumë, nese ke humbur mikun i ke humbur të gjitha.

 

Sytë janë pasqyra e shpirtit, veshtë  shushuritja e qytetit.

 

Kur flasin sytë, gjuha heshtë.

 

Koha ndërron çdo orë, njeriu vetem  n‘gjeneratë.

 

Më leht tigrin n’bjeshkë ta zësh, se njeriut t’i lutesh.

 

Zemra e fëmiut është zemra e Budes.

 

Ilaçi i mirë e ka shijen e hidhët.

 

Muzika është ushqimi i shpirtit.