E merkure, 02.12.2020, 09:44 AM (GMT)

Aktualitet

Takim miqesor me zyrtaren amerikane

E marte, 03.05.2011, 06:57 PM


Dy drejtore te bordit te organizates “Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane”, zoterinjte Leke Tasi dhe Mustafa Xhepa paten takim miqesor, njohes me zyrtaren e Departamentit te Shtetit qe mbulon Shqiperine Sarah Hutchison.

 

Takimin e hapi z. Leke Tasi, qe mbasi beri nje pershkrim te misionit te organizates, informoi zyrtaren amerikane mbi gjendjen aktuale ne Shqiperi. Ai ngriti ceshtjet thelbesore qe organizata AAFH kerkon te hidhet drite: denimi i krimeve te komunizmit dhe trajtimi dhe vleresimi i figurave patriotike antikomuniste te lena ne hije dhe pa iu dhene vendi i duhur ne histori.

 

Ne vazhdim ceshtjet qe e preokupojne organizaten dhe qe z. Leke Tasi informoi zyrtaren amerikane ishin kthimi dhe kompesimi i pronave, vleresimi dhe demshperblimi i te perndjekurve dhe burgosurve politike nga regjimi komunist, si dhe angazhimi per integrimin e tyre ne realitetin e ri.

 

Zyrtarja Hutchison gjate takimit mbante shenime dhe nder te tjera tregoi qe ajo kishte punuar prej disa vitesh si konsulle ne ish vendet komuniste, keshtu qe e njihte mire realitetin post-komunist. Ajo shprehu kenaqesine qe u njoh me dy drejtoret e organizates dhe deshiren qe te vazhdonte kontaktet me te.

 

Z. Mustafa Xhepa falenderoi zyrtaren amerikane per takimin miqesor, e njohu me aktivitetin e organizates dhe i uroi udhetim te mbare ne Shqiperi me rastin e zgjedhjeve lokale.

 

Mustafa Xhepa, Leke Tasi dhe Sarah Hutchison
Mustafa Xhepa, Leke Tasi dhe Sarah Hutchison



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora