E merkure, 19.06.2019, 02:15 AM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Hija e vendlindjes

E merkure, 20.04.2011, 07:56 PM


HIJA E VENDLINDJES

 

Nga Zeqir Lushaj

 

1.JASHTË PËRGJEGJËSISË

 

- Martirëve të Kombit

 

Për lirinë, dhat jetën,

Rreth , 28 mijë,

Se, çbëmë,

Ne, të tjerët,

Më tutje,

Ju,

Skeni përgjegjësi!

 

Ndaj,

Kur flasim të vërtetën,

Që, nuk duhet të luaj,

Betohemi:

Për nderin,

Për gjakun tuaj.

 

 

2.FJALA E MINATORËVE

 

- Fletë ditari Fierzë,1975

 

Ju,

Flisni shkurt,

Flisni ngadalë,

Pa shumë figura e gramatikë.

Amaaa!

Fjala juaj,

Shemb malet tek tuneli:

Sonte do të mbarojë!

Dhe, Pikë!

./.

 

  

3.KALI I BARDHË

 

Tek eci sot, rrugëve të atdheut,

Në bulevarde, a qiejve fluturim,

Më vjen në kujtesë fëmini e largët,

E, kali i bardhë, i babait tim.

 

Për freri, ngadalë, e fusja mes barrëve,

Ai, qëndronte, i rëndë dhe i qetë,

Babai, e ngarkonte me miell e plaçka,

Rrugën e gjatë, merrnim për në bjeshkë.

 

Ngarkesën mbi shpindë, e njihte mirë,

Kali im fisnik, kali im i bardhë,

Ngarkoje me drith, nisej për mulli,

Koha e bjeshkës e dinte kur ka ardhë!

 

Mbi shpindë të kalit, në mes të barrëve,

Më linte babai, një vend dhe mue,

Athere gjogu   ecte më ngadalë,                      1)

Sikur, nuk donte për të me trazue!

 

 

Zhurma e patkojve dhe e ziles në qafë,

Përzihej me zhurmën e gjinkallave të malit.

Unë, këpusja gjethe ahu e lajthie,

Trëmbja mizat, mbi jelet e kalit.

 

Tek eci sot, rrugëve të atdheut,

Në bulevarde a qiejve fluturim,

Më vjen në kujtesë fëmini e largët,

E, kali i bardhë i babait tim.

 

1) Gjog - kali i bardhë.

 

4.POEZI BJESHKATARE

 

Dalëngadalë, malet mbyllin sytë,

Dielli, i lodhur, rreshqet në perëndim,

Afrohet ansambli, me zile e këmborë,

Në shtrungë, del mjelsja, plot gëzim.

 

Radhëradhë, vijnë delet e bardha,

Në derën e vathit, hyjnë me qetësi,

Me kokën mbështetur, mbi leshin e vesuar,

Qumshtin nga gjiret, ju nxjerr: xhyy…xhyy…!

 

Mbushen bidonat, me qumësht lulebjeshke,

Stani, mbushet me gëzimin e çobanit,

Djali i vogël, është futur mes tufës,

Tund këmborën, në qafën e dashit.

 

Tund këmborën, i kruan brirtë e dredhur,

(Dashuria për tufën, dashuri ndaj ugiçit),

Pionierja Drita, vjen andej nga shkambi,

Me një tufë bar, për darkën e viçit.

 

Muzgu, mbështjell detajet e gëzimit,

Në fytyrën e mjelses, fëmijve e çobanit,

Flladi i bjeshkës, në këtë natë vere,

Shkruan poezinë e jetës së stanit.

./.

 

 

 

5.IMAZHI IM PËR

ALI IBER NEZEN

 

- Portret

 

Kur frynë, flladi i bjeshkës, mbi Shkëlzen,

Hingëllimën e vraçit tënd na sjell!                    1)

 

Rrufetë, që shkrepin, në motin me shi,

Vazhdim, i këmbëve tua mbi zingji!

 

Grykat e Alpeve, luginat me ortiqe,

Luftëtarët e Tu, me goxhupe e tirqe!

 

Kur bubulline moti, me tërsëllime,:

Prit, o Mic Sokoli, se ja mbrrimë!!

1.vraç - kali i zi .

 

 

 

 

6.PEIZAZH BJESHKE

 

- Skicë

 

Delet, i ndjell,

Tek kullosin në lëndina,

Me dorë, krypën,

Ju hedh nëpër gjollë,                           1)

Ato,

Vijnë me vrap,

Nëpër gurët e bjeshkës,

Lëpijnë me shije,

Krypën, shtypur hollë!

 

Pastaj tufa,

Mballin e merr shpatit,

I orkestron, ogiçi me këmborë,

Nga vapa,

E ndjekin hijen e shkëmbit,

Shpejtojnë të freskohen,

Në ortekun me borë!                           2)

 

 

1) gjollë - rrasa guri, ku bagëtia lëpijnë krypën.

2) Shumë ortiqe bore në Alpe, nuk shkrijnë as gjatë verës.

 

 

 

 

7.KOVAÇIT AZIZ VORFI

 

Hero i Punës

 

Në duart e tua, qindra ton çelik,

Në sytë e tu, xixa hekuri të skuqur,

Në gjoksin tënd me mijëra drita,

Medalja e Heroit, drita më e bukur.

 

35 veta nga familja jote,

Në grykat e Fierzës punojnë çdo ditë,

Ti, vazhdon të godasësh mbi kudhër,

Si atherë djalosh në Bistricë.

 

Në sofrën e mbushur me dashuri,

Të rrethojnë fëmijtë, mbesa e nipa,

Emrat ua ngjite brigjeve të lumenjeve.

Hidër, Centrale, Lulzime, Drita…

 

Një jetë të tërë nën prush çeliku,

Si pisha mes shkambit në erë,

Të heqim kapelen, kovaç Aziz Vorfi,

Udha dritë tu baftë përherë!

 

Fierzë, 1976

 

 

8.KUJTIM NGA SHOKËT

 

- Shënime udhëtimi

 

Trokama e trenit,

Brigjeve të Librazhdit,

Më çon,

Në shtatorin e vitit 70 !

 

Nga kuota “O” (zero),

E urës së madhe,

30 netë me shokët,

Në turnin e tretë!

 

Në këtë arterie

Të hekurt të atdheut,

Djersën tonë derdhëm,

Pa asnjë shpërblim!

 

Kujtim i përjetshëm,

Për ish-studentët,

Ura gjigande,

Mbi lumin Shkumbin!

./.

 

9.HIJA E VENDLINDJES!

 

Në shumë qytete,

Në piedestale,

Kam parë bustin e Naimit.

 

Në Përmet.

Më duket më madhështor,

Në lulishten e vogël,

Mes gjelbërimit.

 

Bustet e Tij,

Ngjasojnë si identikë,

Sikur,

I ka skalitë e njëjta dorë!

 

Është,

Hiii-ja e vendliii-ndjes,

Aty,

Buzë Vjosës,

 

Që i jep madhështi,

Si Frashërit me borë!!

./.

Përmet, 1980

 

 

10.GËSHTENJA E BAJRAM CURRIT

 

 

- Në fshatin tim, në Gri të rrethit të Tropojës,u ruejt rreth një shekull, “Monument

kulture”, gështenja e Bajram Currit. I qëndroi një shekulli, por jo tranzicionit anarkodemokratik të viteve 90

 

 

Gështenja, “mollë sherri”, qëlloi atë ditë,

Njëri “është imja”, tjetri “sështë jotja”,

Kokrrat e pjekura binin në lëndinë,

Në mes vllëzerve po binte mortja!

 

Fjala nxjerr fjalën, pushka do kërciste,

Me gjak do të skuqej uji e lëndinat,

Fati e solli atë çast, si udhëtar,

Bacë Bajramin, së bashku me trimat.

 

Fjala e Bacës, e ambël si mjalti,

(Ndërmjetësia e Trimit, është e denjë!)

Dy fise shpëtoj nga vllavrasja e tmerrshme,

Ooo burra! A ma falni mua, këtë gështenjë?!

 

Mendueshëm, malsorët u shikuan ndërsy,

(Për një gështenjë, nuk turprohet burri),

Dhe folën, prerazi, përnjëherë:

Të qoftë falë, o, Bajram Curri!!

 

Tytat e armëve u ulën ngadalë,

Duart shtërnguan burrat e Grisë,

Lëshoi shtat, gështenja ndan rrugës,

Me emrin e Dragoit të Dragobisë!

 

./.

 

(Cikli është nxjerrë nga libri i autorit Zeqir Lushaj, “Hija e vendlindjes”,

Kristalina KH,Tiranë 2009, ISBN:978-99956-43-03-4)

 

 

Gështenja…(një) simbol i fshatit tim

(Eshtë në kopertinën e pasme të librit)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT